LAJMET NGA BOTA

  • Edhe më tepër mure kundër refugjatëve?

    1 Shtator, 2015

    Mijëra refugjatë ndjekin “itinerarin ballkanik” për një jetë pa luftë apo varfëri. Dhe ata do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet e mundshme për të arritur qëllimin e tyre.

    refugjatet hungariGardhi 175 km i gjatë me tel me gjemba në kufirin hungarezo-serbe është gati dy ditë para datës së planifikuar. Qeveria në Budapest është krenare – dhe dy të ...

  • Koment: skllevërit e epokës moderne

    31 Gusht, 2015

    Në bazë të dy studimeve të fundit, shumica e gjermanëve ankohen se kanë shumë pak kohë për familjen dhe shokët. Përpara se ta kërkojnë fajin tek të tjerët, ata duhet të analizojnë sjelljen e tyre, mendon Marcel Fürstenau

    colourbox

    Si e trajtojnë gjermanët kohën e tyre të lirë? Ministrja gjermane e Familjes, Manuela Schwesig donte ta dinte këtë me saktësi. Përgjigjen ...

  • ENI zbulon rezerva shumë të mëdha gazi natyror

    31 Gusht, 2015

    eniGjigandi energjitik italian, ENI, njoftoi se ka zbuluar në detin Mesdhe, pranë ujërave territoriale egjiptiane, rezervat më të mëdha nëntokësore të gazit natyral.

    Kompania ENI thotë se depozita nëntokësore shtrihet për 100 kilometra katrorë dhe mund të përmbajë 850 miliardë metër kub gaz. Pusi ku u bë është në thellësi 1450 metra në det, dhe në një distancë prej 190 ...

  • 60 vjetori i librit Guinness

    31 Gusht, 2015

    Libri GuinnessKanë kaluar 60 vjet që kur u botua për herë të parë libri Rekordet Botërore Guinness. Qysh atëherë, janë shitur më shumë se 134 milionë kopje të tij, ku përfshihen të dhëna të cilat variojnë që nga ndërtesa më e lartë në botë, këpucët më të mëdha e deri te njerëzit më të moshuar në tokë.

    112 vjeçari Yasutaro ...

  • Divorci dhe ndryshimi i konceptit të familjes

    31 Gusht, 2015

    divorciDivorci sjell pasoja negative, duke shkaktuar sëmundje psikosomatike, stres dhe depresion. Por terapistët dhe ndërmjetësit e marrëveshjeve pas divorcit thonë se ekziston një jetë edhe pas një martese të shkurorëzuar në qoftë se pranojmë se forma tradicionale e familjes ka ndryshuar.

    Ylli i muzikës rrok Gwen Stefani dhe bashkëshorti i saj muzikant Gavin Rossdale konsideroheshin një çift ideal në Hollivud.

    Por ...

  • Dhjetra emigrantë të vdekur në një kamion

    27 Gusht, 2015

    emigrantetRreth 50 emigrantë u gjetën sot të vdekur në një kamion të parkuar në Austrinë lindore, me sa duket nga asfiksimi.

    Një zëdhënës i ministrisë së brendshme austriake konfirmoi se ishte gjetur se një rimorkio kamioni në një rrugë automobilistike pranë qytetit Parndorf. Zëdhënësi tha se të vdekurit duket të jenë refugjatë.

    Zyrtarët hungarezë thanë se automjeti i gjetur në Austri ...

  • “Të krijojmë kushte që njerëzit të mos largohen nga atdheu”

    27 Gusht, 2015

    Në Gjermani duhet të biem dakord që shtetet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Kosovën, edhe Shqipërinë janë vende të sigurta origjine, thotë për DW ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier

     

    SteinmeierDW: Zoti Steinmeier shumë refugjatë nga Siria vijnë përmes itinerarit Ballkanik, por në Gjermani vijnë edhe migrantë, azilkërkues nga shtetet e Ballkanit. Çfarë duhet të bëjnë vendet ...

  • Koment: Ballkani Perëndimor mbetet i përjashtuar

    27 Gusht, 2015

    Në Vjenë takohen kryeministrat nga e gjithë Europa në Konferencën e dytë për Ballkanin Perëndimor. Një takim i prapambetjes me arrogancën e pushtetit, mendon Dragoslav Dedoviç.

    samiti vjene“Ballkani Perëndimor” është një term teknik, që BE-ja e përdor që prej 17 vjetësh. Ai përfshin shtetet e dala nga ish-Jugosllavia. Meqënëse Sllovenia u përjashtua nga ky raund si një vend shumë perëndimor ...

  • BE gjigand ekonomik me deficite

    27 Gusht, 2015

    Si fuqi tregtare, BE është një fuqi e njohur. Por në skenën politike ai e manifeston vetëm pamjaftueshëm peshën e tij. Kina, e zhgënjyer, preferon të ndjekë linjën bilaterale në marrëdhënie me shtetet e BE.

    euroKina është ekonomia e dytë për nga madhësia në botë, që prej vitit 2013 ajo është kombi me vëllim tregtar më të madh në botë. ...

  • SHBA: Dy gazetarë vriten në transmetim të drejtëpërdrejtë

    27 Gusht, 2015

    gazetaret e vrareNë Shtetet e Bashkuara përfunduan kërkimet për një person të armatosur, i cili po kërkohej si i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të dy gazetarëve në shetin e Virxhinias.

    Autoritetet thanë se i dyshuari, një ish-punonjës në stacionin televiziv ku punonin viktimat, qëlloi veten me armë, kur u konfrontua nga policia në një autostradë në periferi të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"