LAJMET NGA BOTA

  • Astronautja amerikane Peggy Whitson kthehet në Tokë

    4 Shtator, 2017

    Astronautja PeggyAstronautja amerikane Peggy Whitson u kthye të shtunën në mbrëmje në Tokë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, pasi kaloi më shumë kohë në hapësirë se çdo amerikan tjetër.

    Whitson zbriti në Tokë, në Kazakistan, me një kapsulë ruse Soyuz. Prej andej ajo shkoi në Gjermani dhe më pas do të kthehet në Shtetet e Bashkuara, qytetin e saj Hjuston.

    Në ...

  • Stuhia sjell shira në Luiziana, pas largimit nga Teksasi i përmbytur

    31 Gusht, 2017

    permbytjetStuhia e dobësuar Harvey solli sot shira të rrëmbyer në Luiziana, ndërkohë që është larguar nga Teksasi lindor, duke lënë aty përmbytje që ende përbëjnë rrezik për shkak të sasisë së madhe të ujit të mbetur.

    Pas stuhisë që goditi rajonin për shumë ditë me radhë, meteorologët parashikojnë që sot në Luiziana sasia e reshjeve të jetë 10 deri 20 ...

  • Zbulim i ri për trajtimin e kancerit

    31 Gusht, 2017

    analiza e gjakutZyrtarët amerikanë të shëndetësisë miratuan një zbulim të pazakontë, që hap një epokë të re në trajtimin e kancerit.

    Fjala është për një teknologji që forcon dhe shndërron qelizat e gjakut të pacientëve në një “ushtri vrasëse” e cila lufton leuçeminë tek fëmijët.

    Administrata e ushqimit dhe barnave tha se miratimi i terapisë së parë të gjeneve që futet ...

  • Ashpërsohet gjendja në konfliktin me Korenë e Veriut

    31 Gusht, 2017

    KS OKBPas testit të një rakete me rreze të mesme, KS i OKB e dënoi ashpër Korenë e Veriut. Autoritetet amerikane thonë se janë të hapura të gjitha mundësitë, ndërsa Koreja shprehet shumë e kënaqur.

    Pas një seance të jashtëzakonshme që zgjati më shumë se tri orë në Nju-Jork, të gjithë 15 anëtarët e KS të OKB kërkuan nga Koreja ...

  • Solana: Vuçiq po i përdor lidhjet me Rusinë e Kinën kundër Kosovës

    30 Gusht, 2017

    javier-solanaIsh-përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Javier Solana, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po i përdor lidhjet me Rusinë dhe me Kinën kundër Republikës së Kosovës.

    Ai ka theksuar se Vuçiq, përkundër afrimit me Bashkimin Evropian, nuk ka shfaqur kurrfarë gatishmërie për t’u distancuar nga Rusia, teksa vendi i tij po ...

  • Kosto e lartë e përmbytjeve në Teksas

    30 Gusht, 2017

    HjustonNë Teksas, përpjekjet e rindërtimit në zonat e shkatërruara nga erërat dhe përmbytjet e uraganit Harvey përballen me kosto më të larta dhe disa vonesa për shkak se industria e ndërtimit ka mungesë kritike të punëtorëve të kualifikuar. Vonesat e rindërtimit iu shtohen dëmeve të tjera ekonomike të shkaktuara nga mbyllja e aeroporteve, porteve, dyqaneve të shitjeve me pakicë ...

  • Merkel kërkon lirimin e gjermanëve të arrestuar në Turqi

    29 Gusht, 2017

    MerkelKancelarja gjermane Angela Merkel flet për raporte të komplikuara me Turqinë. Në konferencën pas pushimeve ajo u prononcua edhe për Poloninë, refugjatët dhe disa çështje të tjera.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon mirëkuptim nga bashkëqytetarët me origjinë turke në Gjermani për veprimet e saj ndaj qeverisë në Ankara. “Unë me shumë dëshirë do të kisha raporte më të mira me ...

  • Astronautja amerikane Peggy Whitson përgatitet të kthehet në Tokë

    29 Gusht, 2017

    AstronautjaAstronautja me përvojë, Peggy Whitson, po përgatitet për të lënë “banesën” ku ka jetuar për afro një vit. Deri sa të kthehet në tokë, astronautja do të ketë shënuar një total prej 665 ditësh në hapësirë. Pas disa muajsh konsumi të ushqimeve të konservuara në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ajo mezi po pret të hajë një picë sapo të ...

  • Hjustoni i përmbytur përgatitet për shira të tjera

    28 Gusht, 2017

    HjustonZona rreth Hjustonit në Teksas, vazhdon të goditet nga shira rekord të një stuhie tropikale që pritet të vazhdojnë edhe për disa ditë, ndërsa ekipet e shpëtimit punojnë për të arritur tek njerëzit e bllokuar nga përmbytjet masive.

    Parashikuesit e motit thonë se stuhia e cila të premten goditi bregdetin e Teksasit në formën e Uraganit Harvey do të sjellë ...

  • Lulekërma çel në kopshtin botanik në Uashington

    28 Gusht, 2017

    lulekermaLulja me aromën më të fortë në botë ka çelur në Kopshtin Botanik të Uashingtonit. Por era e kutërbimit të saj është tejet e rëndë, ajo krahasohet erën e plehrave dhe vetë lulja madje quhet “lulekërma”. Bima me përmasa të mëdha lëshon një lule gjigande, e cila jetojnë vetëm pak ditë.

    Vështirë ta besosh se një lule kaq e bukur, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"