LAJMET NGA KOSOVA

  • Bruksel, raund i ri i bisedimesh Kosovë – Serbi

    16 Korrik, 2020

    BE flamujtKryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan të enjten në Bruksel, për herë të parë ballë për ballë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

    Takimi i sotëm pason një video-konferencë që u mbajt të dielën me të cilën u shënua edhe rifillimi i bisedimeve të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018.

    Shefi ...

  • Vazhdon dialogu i drejtpërdrejt Kosovë – Serbi

    16 Korrik, 2020

    EEASPas më shumë se 20 muajsh sot (16.0.20) në Bruksel vazhdon dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve. Problemet mbeten të njëjta, por palët kanë ndryshuar.

    Në Bruksel kanë ardhur delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë të prira nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ndërmjetës në dialog është Miroslav Lajçak, i ngarkuari i Përfaqësuesit për Politikën e Jashtme ...

  • Presidenti Thaçi në ditën e katërt të intervistimit në Hagë

    16 Korrik, 2020

    HTHPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon për të katërtën ditë me radhë intervistimin në Prokurorinë e Posaçme në Hagë, që trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë.

    Prokuroria e Posaçme më 24 qershor publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime ...

  • COVID-19: 132 RASTE TË REJA, 6 TË VDEKUR DHE 83 TË SHËRUAR

    16 Korrik, 2020

    IKSHPKInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se më datë 15 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 486 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 132 raste pozitive.

    Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ...

  • Intervistimi i presidentit Thaçi vazhdon të mërkurën

    15 Korrik, 2020

    thaciPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, doli pas gjashtë orësh të intervistimit të tij në Prokurorinë e Posaçme në Hagë që trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë.

    Ai nuk bëri ndonjë koment derisa doli nga ndërtesa e Prokurorisë ku do të kthehet të mërkurën për të vazhduar ditën e tretë të intervistimit.

    Ai nuk bëri ndonjë koment as ...

  • Dita e dytë e intervistimit të presidentit Thaçi në Hagë

    14 Korrik, 2020

    HTHPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, rreth orës 13 për të dytën ditë me radhë hyri në Prokurorinë e Posaçme në Hagë që trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë.

    Ai nuk bëri ndonjë koment derisa hyri në ndërtesën e Prokurorisë ku një ditë më parë qëndroi për gjashtë orë. Në fund të ditës së parë ai tha ...

  • COVID-19: 187 RASTE TË REJA, 6 TË VDEKUR DHE 103 TË SHËRUAR

    13 Korrik, 2020

    IKSHPKSot më 13 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 424 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.

    Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të ...

  • IKSHPK: Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut obligohen të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2

    13 Korrik, 2020

    Maska• Bartja e maskave mbrojtëse është obligative
    • Mbajta e distancës prej 2 m obligative
    • Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme
    • Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike mund të dalin në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej 05:00 deri 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej 18:00 deri ...

  • Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi intervistohet në Hagë

    13 Korrik, 2020
    HTH
  • Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë

    13 Korrik, 2020

    Hashim ThaçiPresidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një aktakuzë ende të pakonfirmuar akuzohet nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë “për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”.

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi udhëtoi për në Hagë ku të hënën me (13.07) ai intervistohet nga Prokuroria Speciale e cila funksionon në kuadër të Dhomave të Specializuara. Presidenti Thaçi, akuzohet nga Prokuroria Speciale për Krime ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"