LAJMET NGA KOSOVA

  • Biden mbërrin në Beograd

    16 Gusht, 2016

    Joe Biden+ VucicJoseph Biden me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq

  • Rasti i vëllezërve Bytyqi rihapet gjatë vizitës së Bidenit në Beograd

    16 Gusht, 2016

    varrimi vellezerit BytyqiCeremonia e varrimit e vëllezërve Bytyqi, 27 shkurt 2002

    Gjasat e mëdha janë që zyrtarët e lartë serbë – para së gjithash kryeministri Aleksandar Vuçiq – t’i premtojë sërish nënpresidentit amerikan Joe Biden, kur të vizitojë Beogradin, se do t’i arrestojë urdhërdhënësit e vrasjes se vëllezërve Bytyqi. Deri tani premtime të shumta të qeverive edhe aktuale ...

  • Shpërthim pa pasoja në veriun e Mitrovicës

    16 Gusht, 2016

    ura mitroviceNë Kosovë, policia tha se një bombë dore shpërtheu gjatë natës në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër që shënon edhe vijën ndarëse të Mitrovicës, në veriun e banuar me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare.

    Policia tha se shpërthimi i cili ka ndodhur në pjesën veriore të urës, ka kaluar pa dëme në njerëz, ndërsa ende ...

  • Joe Biden viziton Serbinë dhe Kosovën

    16 Gusht, 2016

    Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do të vizitojë në dy ditët e ardhshme Serbinë dhe Kosovën. Në të dyja vendet do të trajtohen tema të nxehta.

    Joe BidenZëvendëspresidenti i SHBA-së Biden në kuadër të një turi në Ballkan qendron këtë të martë (16.08) në Serbi, ku do të dërgojë mesazhe bashkëpunimi dhe partneriteti, sepse kohët e fundit ka pasur disa gjeste ...

  • Ekspertët e quajnë mashtrim edhe argumentin e Komisionit Shtetëror për planet hapësinore

    15 Gusht, 2016

    Kufiri1Grupi i ekspertëve që po kundërshtojnë mënyrën se si është përcaktuar kufiri i Kosovës me Malin e Zi, ka reaguar ndaj një kumtese të Komisionit Shtetëror që ka ripërsëritur qëndrimin se me planet e veta, katër komuna të anës së Dukagjinit nuk kishin kundërshtuar këtë vijë kufitare.

    Sipas tyre, argumenti i vet i Komisionit Shtetëror me plane hapësinore për demarkacion ...

  • Qeveria e Serbisë rehabiliton Slobodan Milosheviqin

    15 Gusht, 2016

    MillosheviciDy ministra të Qeverisë së Serbisë kanë deklaruar publikisht se ish-lideri serb i viteve ‘90, Slobodan Milosheviq, “nuk ka qenë kriminel, por hero” dhe se ai ka luftuar për “interesat serbe”.

    Duke komentuar vendimin e paradokohshëm të Tribunalit të Hagës, sipas të cilit Slobodan Milosheviqi lirohet nga akuzat për pjesëmarrje në krim lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë, ministri i Jashtëm ...

  • 15 Gusht, 2016

    James HooperShkruan: James Hooper, ish diplomat amerikan, ekspert për Ballkanin (përktheu Artan Haraçia)

    Fakti që nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara mund ta vizitojë Serbinë dhe Kosovën pa ndonjë atmosferë krize, pa pritje se ai duhet të vijë për të ndalur një luftë, tregon se sa shumë ka ecur para Ballkani.

    Por, Kosova dhe Serbia duhet ta kuptojnë si duhet vizitën e ...

  • Në prag të vizitës së nënpresidentit amerikan Biden në Serbi dhe Kosovë

    15 Gusht, 2016

    BidenNënpresidenti amerikan Joe Biden do të qëndrojë gjatë dy ditëve të ardhshme në Serbi dhe në Kosovë për të takuar udhëheqësit më të lartë të të dyja vendeve që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa janë përfshirë në një proces bisedimesh të vështira për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

    Ai pritet që në Serbi të përçojë mesazhin e partneritetit. Muajin e kaluar ...

  • Majlinda Kelmendi pritet nga qindra qytetarë në Prishtinë

    15 Gusht, 2016

    MajlindaFituesja e Medaljes së Artë Olimpike në “RIO 2016”, xhudistja Majlinda Kelmendi, është pritur në Prishtinë nga qindra qytetarë që brohorisnin emrin e saj.

    Ajo parakaloi nëpër sheshet kryesore të Prishtinës, me një autobus të hapur, bashkë me trajnerin e saj dhe xhudisten Nora Gjakova.

    Pritja zyrtare e Majlinda Kelmendit, u bë nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, si dhe zyrtarë ...

  • Albin Kurti: “Të huajt, pse nuk bëjnë reformë edhe në Serbinë e krimeve?”

    8 Gusht, 2016

    albin-kurtiIntervista/ Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë analizon debatin për ndarjen e kufirit me Malin e Zi, veprimet e qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve: Shqipëria e prishi marrëveshjen e detit me Greqinë, por kjo nuk e pengoi që të jetë pjesë e NATO-s

    Elton METAJ

    Albin Kurti flet qartë dhe ndoshta ashpër. Ai nuk përpiqet të thotë gjëra që mund të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"