LAJMET NGA KOSOVA

  • Sergei Lavrov mbështet Serbinë në qasjen ndaj Kosovës

    15 Maj, 2015

    lavrovMinistri i jashtëm rus tha se është “i shqetësuar me shtimin e diskutimeve për të ashtuquajturën Shqipëri e Madhe”.

    Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, përsëriti në Beograd mbështetjen e Rusisë për qasjen e Serbisë ndaj çështjes së Kosovës, duke i cilësuar, siç tha absurde përpjekjet e atyre që bënë regjinë e shkëputjes së Kosovës nga Serbia pa kurrfarë referendumi, ...

  • U NDANË TRI UNIVERSITETET NGA UP-JA

    13 Maj, 2015

    rektorati upSot u bë nënshkrimi zyrtar i ndarjes së Universiteteve publike të Gjakovës, Gjilanit dhe Mitrovicës nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    Me këto marrëveshje do të rregullohet përfundimisht çështja e lëvizshmërisë së stafit akademik, statusit të punëtorëve administrativ, statusit të studentëve, buxhetit dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e këtyre universiteteve.

    Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për ...

  • Abaz Salihi: Shokët e mi u tradhtuan në Kumanovë

    12 Maj, 2015

    Abaz SalihiAbaz Salihi, një prej figurave më të njohura gjatë luftës së vitit 2001 – bashkëluftëtar i Mirsad Ndrecajt, Sami Ukshinit, Beg Rizajt dhe të tjerëve – ka dhënë një deklaratë për Gazetën Express për atë se çfarë ndodhi të shtunën në Kumanovë dhe cilët do të jenë hapat që do t’i ndërmarrin ditëve të ardhshme.

    Ne po sjellim të ...

  • Nikolliq: Veriu Serbisë, pjesa tjetër autonominë e 74-shit

    12 Maj, 2015

    NikolicPlatforma e re e Serbisë për Kosovën, e hartuar nga presidenti serb, Tomisllav Nikolliq, pritet që brenda dy-tre ditësh të jetë në duart e kryeministrit Aleksandar Vuçiq, shkruan gazeta beogradase “Politika”.

    Sipas saj, Nikolliq do t’i propozojë Qeveirsë serbe që veriu i Kosovës të vazhdojë të trajtohet në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, ndërsa territori jashtë Asociacionit të Komunave ...

  • GJYKATA SPECIALE HETON KRIMET JANAR 1999 – DHJETOR 2000

    12 Maj, 2015

    gjykataPeriudha kohore brenda së cilës janë kryere hetime nga Ekipi Hetues i Task Forcës Speciale është ajo që Bashkimi Evropian këmbëngul për juridiksionin e Gjykatës Speciale.

    Bashkimi Evropian mbetet tek periudha kohore brenda së cilës ka kryer hetime Task Forca Speciale. Në këtë mënyrë juridiksioni i dhomave speciale do të përfshijë hetimin dhe gjykimin e krimeve, sipas raportit të prezantuar ...

  • NË KUFIRIN KOSOVË-MAQEDONI, SITUATË E QETË

    11 Maj, 2015

    autoblindatZyrtarët e Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se kontrolli në kalimin kufitar me Maqedoninë është shtuar, derisa konfirmojnë se lëvizja e qytetarëve është dukshëm më e vogël.

    Gjendja e sigurisë në zonën kufitare të Kosovës me Maqedoninë gjatë ditës së sotme ishte e qetë.

    Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se kontrolli në kalimin kufitar me ...

  • BE pret që dialogu Kosovë-Serbi “të vazhdojë sa më parë”

    8 Maj, 2015

    mustafa BEZyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se presin që dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojë sa më parë që të jetë e mundur, në përputhje me marrëveshjen e dy kryeministrave.

    “Kemi planifikuar disa takime gjatë disa javëve të ardhshme”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, për agjencinë serbe të ...

  • Kuvendi i paqartë rreth peticionit kundër çmimit të rrymës

    8 Maj, 2015

    faturatKuvendi i Kosovës ka shqyrtuar, por edhe ka qenë i paqartë me vendimin e vet rreth peticionit të nënshkruar nga 35 mijë qytetarë kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.

    Kërkesat kryesore të nënshkruesve të peticionit ishin anulimi i vendimit për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike dhe shkarkimi i anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

    Por, këto kërkesa ...

  • Themelimi i Gjykatës Speciale nga java e ardhshme në Kuvend

    7 Maj, 2015

    gjykataKuvendi i Kosovës pritet që nga java e ardhshme të procedojë tutje me amandamentet kushtetuese në lidhje me themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

    Me vetë faktin që kërkohen ndryshime kushtetuese, Kuvendit do t’i duhen dy të tretat e votave të 120 deputetëve dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e komuniteteve pakicë për miratimin ...

  • Gjermanët dhe holandezët e kërkojnë Specialen

    7 Maj, 2015

    Përfaqësues të shteteve më të fuqishme evropiane po i kërkojnë deputetëve kosovarë që të votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale në Kuvend, në të kundërtën, siç thonë ata, kjo çështje do të kalojë në kompetencë të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    Matthias Kiesler, i ngarkuar me Punë në Ambasadën gjermane në Prishtinë, ka deklaruar për “Zërin” se deputetët e Kosovës duhet ta kenë parasysh se në rast ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"