LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosova me rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

    7 Korrik, 2021

    Parlamenti i Kosovës, miratoi të mërkurën një rezolutë me të cilën dënohet gjenocidi në Srebrenicë të Bosnjës në korrik të vitit 1995.

    Në mbështetje të rezolutës votuan 89 deputetë, ndërsa votimi u bojkotua nga deputetët e Listës serbe të cilët braktisën seancën kur filloi debati për rezolutën.

    Në tekstin e rezolutës së miratuar “dënohet ashpër gjenocidi i regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak ...

  • Clark: Kosova ka shënuar përparim mbresëlënës në demokraci e liri

    7 Korrik, 2021

    Ish komandanti i lartë i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, tha të mërkurën në Prishtinë se Kosova ka shënuar përparim mbresëlënës drejt demokracisë dhe lirisë.

    Ai i bëri këto komente në fillim të vizitës së tij në Kosovë me ftesë të ministrisë së Mbrojtjes ku u prit me ceremoni shtetërore nga Forca ...

  • Ilir Bytyqi: Serbia madhëron kriminelët e luftës

    6 Korrik, 2021

    Homazhe në Prishtinë për vëllezërit Bytyqi. Shkurt, 2002.“Problemi në rastin tonë dhe në shumë raste të tjera është se Serbia madhëron dhe mbron kriminelët e luftës”, tha për Radion Evropa e Lirë, Ilir Bytyqi, vëllai i tre shtetasve të vrarë amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi.

    Këto komente të Ilir Bytyqit vijnë pasi Serbia nderoi me një medalje mirënjohjeje ish-komandantin e xhandarmërisë serbe, Goran Radosavleviq-Guri.

    Shtetasit ...

  • Lajçak takon ekipet e Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel

    6 Korrik, 2021

    LajcakTakimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel janë parapërgatitje për një takim të ri të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, takon të martën e të mërkurën (06-07.07) në Bruksel përfaqësuesit e të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë, si ...

  • Asociacioni në qendër të dialogut

    6 Korrik, 2021

    Fotografi nga takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Bruksel, 15 qershor, 2021. Deklaratat që vijnë nga zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes të cilave i sugjerojnë Qeverisë së Kosovës që t’i qaset seriozisht zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ...

  • Lajçak: Nuk ka asgjë teknike në bisedimet Kosovë – Serbi

    6 Korrik, 2021

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet ndëmrjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shkroi të martën se “çdo gjë në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thellësisht politike dhe asgjë nuk është teknike”.

    Ai i bëri këto komente në një postim në rrjetin twitter në fillim të takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili drejton delegacionin e ...

  • Takimet në Bruksel, përgatitje për takimin Kurti-Vuçiq

    5 Korrik, 2021

    Selia e Komisionit Evropian në BrukselBashkimi Evropian konfirmoi se takimi në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivelin e negociatorëve, do të zhvillohet të mërkurën, më 7 korrik.

    Para këtij takimi, delegacionet e të dyja palëve do të kenë takime të ndara me përfaqësues të Bashkimit Evropian.

    Delegacioni i Kosovës do të takohet me përfaqësuesit e BE-së më 6 korrik, ndërsa ai i Serbisë ...

  • Senatorja Ernst paralajmëron për rritjen e ndikimit rus në Ballkan

    5 Korrik, 2021

     Senatorja amerikane nga shteti i Ajovës, Joni Ernst, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është i rrezikuar jashtëzakonisht shumë nga ndikimi dhe propaganda ruse.

    Duke folur për Kosovën, senatorja Ernst tha se shpreson se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që shtoi se ...

  • Kurti nuk ndryshon qëndrim për Ujmanin – SHBA: palët t’i përmbahen marrëveshjes së 4 shtatorit.

    5 Korrik, 2021

    sr ksShtetet e Bashkuara presin që Kosova dhe Serbia t’iu përmbahen detyrimeve të marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar më 4 shtator 2020. Por janë ende larg pozicionet e kryeministrit të Kosovës dhe qeverisë së Serbisë.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë, se Serbia nuk mund të bëhet pjestare në Liqenin e Ujmanit dhe për këtë ai nuk ka ndryshuar ...

  • Daçiq: Kompromisin e dikton gjendja reale në terren

    5 Korrik, 2021

    DacicIntervistë ekskluzive me Ivica Daçiq, kryetar i Parlamentit të Serbisë. Daçiq flet për dialogun, njohjen e pavarësisë së Kosovës, krimet, përdhunimet, gjenocidin në B-H.

    Deutsche Welle: Ai ka lindur në Prizren. Fakultetin e shkencave politike në Beograd e ka mbaruar si studenti më i mirë i brezit të tij, por në vitin 1990 Ivica Daçiq u fut në politikë. Daçiq ka ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"