LAJMET NGA KOSOVA

  • Çështja e dinarit serb do të diskutohet në Bruksel

    22 Shkurt, 2024

    VjosaJavën e ardhshme diskutohet në Bruksel çështja e dinarit serb, por kryenegociatori i Kosovës paralajmëron, se nuk do të marrë pjesë në takim. Kosova po merr masa që çështja e dinarit të mos dëmtojë qytetarët serbë.

     

    Nuk ka të ndalur presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë së Kosovës që ta shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore, që përcakton Euron si valutën e vetme ...

  • Qeveria e Kosovës paralajmëron masa për t’u siguruar që çështja e dinarit të mos dëmtojë qytetarët

    21 Shkurt, 2024

    qeveria e KosovesZëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të mërkurën se qeveria është duke hartuar një plan dhjetë pikësh nëpërmjet të cilit synon të zbusë ndikimin që mund të ketë te qytetarët e komunitetit serb zbatimi i rregullores që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në para të gatshme.

     

    Ai e bëri këtë paralajmërim gjatë një debati të organizuar ...

  • ESI: Asnjë vëzhgues ndërkombëtar nuk ka parë “spastrim etnik” të serbëve në Kosovë

    20 Shkurt, 2024

    prishtinaNisma Evropiane për Stabilitet, tha se asnjë organizatë ndërkombëtare përfshirë ato të sigurisë nuk ka parë prova për pretendimet e Beogradit se në Kosovë ka “spastrim etnik të serbëve”, po mungesa e provave nuk u ka dhënë fund pretendimeve nxitëse.

     

    Në një raport me titullin “Pogromet e sajuara – statistikat, gënjeshtrat dhe konfuzioni në Kosovë”, organizata kujton se në korrik ...

  • Kurti: Marrëdhëniet me SHBA-në shumë të mira, por nuk pajtohemi për gjithçka

    20 Shkurt, 2024

    AlbinKryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të hënën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë të mira megjithë mospajtimet për disa çështje.

     

    Komentet e tij pasuan deklaratat e zyrtarëve amerikanë të cilët thanë se mungesa e bashkërendimit të qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara lidhur me rregulloren që ndalon përdorimin e dinarit serb, tashmë ka ndikuar në cilësinë e ...

  • Rusia po rindërton kapacitete për të destabilizuar Evropën, thotë një raport britanik; përmendet edhe Kosova

    20 Shkurt, 2024

    rusiaRusia është duke rindërtuar kapacitete për t’i destabilizuar shtetet evropiane dhe për të zgjeruar ndikimin në Lindje të Mesme dhe Afrikë, duke krijuar kështu kërcënim strategjik për NATO-n dhe anëtarët e saj, të cilët janë të fokusuar te lufta në Ukrainë, vlerëson një institut me bazë në Mbretëri të Bashkuar.

    Hulumtuesit e Institutit Royal United Services *, kanë argumentuar se ...

  • Abbott: Kosova dhe Britania do të mbesin partnerë dhe aleatë

    19 Shkurt, 2024

    AbbottAmbasori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, i cili tashmë është në përfundim të mandatit të tij në Kosovë, tha se në Kosovë kishte një eksperiencë e veçantë.

     

    Abbott, nëpërmjet të një videoje, në Facebook, thotë se mirëpritja e ngrohtë e popullit këtu ka bërë që puna dhe jetesa këtu  të jetë ndryshe nga çdo gjë tjetër që kam bërë ...

  • “Kosova dhe Serbia duhet ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit”

    19 Shkurt, 2024

    Manuel SarrazinNë kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, thekson për DW: Qëllimi është integrimi i suksesshëm i Ballkanit Perëndimor në BE.

     

    DW: Në Konferencën e Sigurisë në Mynih kësaj radhe të binte në sy, që në programin zyrtar nuk kishte asgjë për Ballkanin Perëndimor. Ndonëse pati dy evente anësore, ...

  • Presidenti Biden i bën thirrje Kosovës të përmbushë detyrimet që dalin nga bisedimet me Serbinë

    16 Shkurt, 2024

    BidenPresidenti amerikan, Joe Biden, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë të përmbushin detyrimet që dalin nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke theksuar se marrëveshja gjithëpërfshirëse do të jetë një hap i rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë.

    Thirrjet janë pjesë e në urimi dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e përvjetorit të pavarësisë që kremtohet të ...

  • Konflikti i ri në Kosovë: Dinar versus euro

    16 Shkurt, 2024

    dinar serbEuro është valuta kombëtare në Kosovë. Dinari ende përdoret vetëm në zonat e banuara nga serbët. Por qeveria në Prishtinë dëshiron ta ndryshojë këtë dhe të vendosë të njëjtën monedhë kudo.

     

     

    Nga fillimi i shkurtit 2024, dinari serb nuk mund të përdoret më si mjet pagese në Kosovë. Kështu vendosi Banka Qendrore në Prishtinë. Në vend të kësaj, vetëm euro ...

  • Blinken: Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE, rruga e vetme për Kosovën e Serbinë

    15 Shkurt, 2024

    Blinken KosovaSekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten në Tiranë se bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, janë rruga e duhur për përparimin e Kosovës dhe Serbisë.

     

    Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin përsëritjen e asaj çfarë ka ndodhur në vitet e 90-ta në rajonin e Ballkanit, fillimisht në Bosnjë e pastaj edhe ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"