LAJMET NGA KOSOVA

  • Milionat e Serbisë për fuqizimin e strukturave paralele në Kosovë

    14 Korrik, 2021

    Mitrovicë e Veriut. Serbia nga buxheti i saj për vitin 2021 ka ndarë 91.8 milionë euro për financimin e institucioneve paralele dhe aktiviteteve të saj në Kosovë.

    Për struktura ilegale paralele të Serbisë në Kosovë në fushën e politikës, sigurisë, arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe financa është biseduar javën e kaluar në Bruksel midis përfaqësuesit të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për ...

  • Kosova nuk mund të hetojë misionin e EULEX-it

    14 Korrik, 2021

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ia pa për të madhe parlamentit të Kosovës që i dha hapësirë ish gjyqtarit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, Malcom Simmons. për të vazhduar siç tha “fushatën e dezinformimit”.

    Reagimi i tij pasoi raportimin e një dite më parë në Komisionin për legjislacion në parlamentin e Kosovës, të ish shefit të gjyqtarëve të misionit ...

  • EULEX – mision për sundimin e ligjit apo mision politik?

    13 Korrik, 2021

    Europanorama Mazedonisch 70. Sendung DW TVIsh-kryetari i gjyqtarëve të misionit EULEX, Malcolm Simmons, tha para Komisionit të Parlamentit të Kosovës se EULEX-i synonte largimin e “peshqve të mëdhenj” nga skena politike. EULEX i hedh poshtë deklaratat e tij

    “Për komunitetin ndërkombëtar, marrëdhëniet me Serbinë dhe çuarja përpara e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të udhëhequra nga Brukseli, u bënë përparësi. ...

  • Takimi i radhës Kosovë – Serbi me 19 korrik

    13 Korrik, 2021

    Bashkimi Evropian tha se të hënën do të mbahet në Bruksel, takimi i radhës në nivelin e lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se “ky takim do të përqendrohet në diskutimin mbi përparimin e deritashëm dhe hapat e mëtejmë të bisedimeve që janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë evropiane ...

  • Williamson: Krime të tmerrshme janë kryer kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1998 – 1999

    12 Korrik, 2021

    Prokurori amerikan, Clint Williamson, që drejtonte grupin hetues të ngritur nga Bashkimi Evropian për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës për krime lufte në Kosovë, tha se mosndriçimi i pretendimeve për ato krime, lë re të zeza mbi rajonin.

    Ai i bëri këto komente në një intervistë më të gjatë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës në të cilën ...

  • Simmons: EULEX-i synonte mënjanimin e personave që ishin pengesë për bisedimet Kosovë-Serbi

    12 Korrik, 2021

    Ish shefi i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, akuzoi të hënën Misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit se kishte për qëllim mënjanimin nga skena politike të personave që ishin parë si pengesë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ai i bëri këto komente gjatë një raportimi virtual para Komisionit të parlamentit të Kosovës për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

    Zoti ...

  • Kosovë: shkallë e lartë e punës së padeklaruar

    12 Korrik, 2021

    Askush nuk ka të dhëna të sakta, por Administrata Tatimore e Kosovës pohon se nga 15 deri në 30 për qind e punëtorëve në vend janë pa kontrata pune. Sindikalistët flasin për përqindje shumë më të lartë, ndërsa vet punëtorët pa kontrata nuk pranojnë të flasin publikisht.

    “Realisht ka matje të ndryshme por që nuk ka statistika të sakta mund të themi, sepse matjet e ...

  • Kurti: Jemi partner serioz të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    8 Korrik, 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se qeveria e tij do të përdorë argumentet nga raporti i Departamentit amerikan për Energji, mbi menaxhimin e ujit të liqenit të Ujmanit, për ta mbrojtur, siç tha, këtë pasuri të Kosovës.

    Kryeministri Kurti i bëri këto komente gjatë një debati parlamentar mbi marrëveshjen e 4 shtatorit të vitit të kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin ...

  • Shtetet e Bashkuara kërkojnë drejtësi për vëllezërit Bytyqi

    8 Korrik, 2021

    Ambasada amerikane në Beograd, tha të enjten se drejtësia për tre vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë, të vrarë në vitin 1999, është përparësi në marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të harrojnë vrasjen e tyre.

    Në një komunikatë të ambasadës amerikane thuhet se kanë kaluar njëzet e dy vjet që kur tre amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, u zhdukën ndërsa ishin ...

  • Asnjë përparim në takimin dy ditor Kosovë-Serbi në Bruksel

    8 Korrik, 2021

    sr ksDelegacionet e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE kanë akuzuar njeri-tjetrin për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura Kosovë-Serbi.

    Në Bruksel për dy ditë radhazi u takuan delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, por nuk u shënua asnjë përparim. Të dyja palët akuzuan ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"