LAJMET NGA KOSOVA

  • “Fletërrufeja, njollë turpi e shekullit XXI”/ Vizita dyditore në Kosovë, reagon Rama

    29 Qershor, 2020

    rama thaciDitën e sotme, kryeministri Edi Rama nisi një vizitë dyditore në Kosovë.

    I gjendur në Prishtinë, Rama shkroi në Twitter se ndodhet aty për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit xxi në historinë botërore të drejtësisë, duke iu referuar aktakuzave të ngritura nga Prokuroria e Hagës ndaj Hashim Thaçit ...

  • Para parlamentit të Serbisë vendoset transparenti kundër krerëve të luftës së UÇK-së

    27 Qershor, 2020

    UCKPara parlamentit të Serbisë në Beograd është vendosur një transparent me fytyrat e krerëve të luftës së UÇK-së dhe krerëve politikë të Kosovës.

    Stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fytyra e presidentit Hashim Thaçi, kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe fytyra e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, janë ...

  • Ursula von der Leyen: Të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi

    27 Qershor, 2020

    Ursula von der LeyenPër herë të parë që nga marrja e postit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen takoi veçmas politikanë të lartë nga Kosova dhe Serbia në Bruksel.

    Që nga marrja e postit si presidente e Komisionit të BE, kjo ishte hera e parë që Ursula von der Leyen ka takuar krerë të lartë të politikës nga Kosova e ...

  • Presidenti Thaçi ulet në Rinas-të dielën i drejtohet opinionit

    26 Qershor, 2020

    HTHPresidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha nga aeroporti i Tiranës se “ditë të mira janë përpara për Kosovën dhe kombin shqiptar”. Ky është reagimi i parë i Thaçit, prej aktakuzës për krime lufte kundër tij.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri të ditur se sot ka arritur në Aeroportin e Tiranës, ndërsa, të dielën në mbrëmje ai do t’i drejtohet opinionit. Në ...

  • Berlini dhe Parisi përshpejtojnë hapat në dialogun Kosovë-Serbi

    25 Qershor, 2020

    Merkel MacronNdërsa të gjithë presin me kureshtje se ç’do të dalë nga takimi mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, Berlini dhe Parisi organizojnë një takim tjetër mes Kosovës dhe Serbisë.

    Formati është përcaktuar pak a shumë qysh në konferencën e Berlinit, në prill 2019 dhe është në vazhdën e përpjekjeve serioze që po bën kancelarja Merkel ...

  • Dështon takimi në SHBA, kryeministri Hoti anuloi pjesëmarrjen

    25 Qershor, 2020

    Grenell2Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, e anuloi pjesëmarrjen në takim në Shtëpinë e Bardhë më palen serbe, pas njoftimit për një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi. Nga pala e Kosovës nuk shkon askush.

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin me palën serbe, që ishte planifikuar të mbahet në Shtëpinë ...

  • Anulohet takimi i së shtunës Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë

    25 Qershor, 2020

    Grenell 1Takimi i paralajmëruar për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të mbahet.

    Planeve u dha fund Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë me publikimin e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

    Kryeministri ...

  • DASH: Ngritja e akuzave nga Prokurori i Specializuar, hap përpara për drejtësinë në Kosovë

    25 Qershor, 2020

    DASHNjë zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Gjykatën Speciale për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar t’i përmbahen mandatit të tyre ndërkohë që avancon kjo çështje përmes sistemit të drejtësisë.

    “Njoftimi është rezultat i një procesi që vazhdon prej 20 vjetësh,” tha zëdhënësi, i cili bëri komente për Zërin e Amerikës, në ...

  • BE: Bisedimet Kosovë – Serbi duhet të vazhdojnë në korrik

    25 Qershor, 2020

    BEBashkimi Evropian tha të enjten se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk kanë alternativë dhe ato duhet të vazhdojnë muajin e ardhshëm.

    Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se “kur flasim për normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, flasim për bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian”.

    Të enjten u anulua një takim i paralajmëruar për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës ...

  • Analistët: Ecuria e bisedimeve Kosovë-Serbi në pikëpyetje

    25 Qershor, 2020

    GrenellAnalistë perëndimorë thonë se cilatdo qofshin arsyet, bërja publike e akuzave ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, vetëm pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, nuk ishte rastësore. Analisti amerikan, Daniel Serwer i Universitetit Johns Hopkins dhe profesori i Universitetit të Gracit në Austri, Florian Bieber, thonë se kjo situatë krijon paqartësi për të ardhmen. Kolegia Keida Kostreci bisedoi me ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"