LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosovë, përpjekje për të siguruar votat për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi

    7 Mars, 2018

    PrishtinaNë Kosovë, autoritetet janë vënë në përpjekje për të siguruar votat e mjaftueshme për të ratifikuar marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi, një çështje kjo që ka ndarë skenën politike në vend për një kohë të gjatë. Thirrjeve për të ratifikuar marrëveshjen iu bashkuan sot edhe një grup studentësh dhe qytetarësh të cilët nëpërmjet një proteste ...

  • Gjermania i ofron mbështetje Kosovës në fushën e tregtisë dhe të industrisë

    6 Mars, 2018

    kosoveMinistria e Tregtisë dhe e Industrisë së Kosovës njofton se prioritet i kësaj ministrie është harmonizimi i legjislacionit të plotë me MSA-në.

    “Prej marrjes së mandatit, jemi munduar që sa i përket legjislacionit, t’i shtyjmë disa ligje që nuk kanë qenë në harmoni të plotë me MSA-në. Kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe janë diku dhjetë ligje që janë ...

  • Dilema e dizelit në Gjermani – Automjetet drejt Shqipërisë e Kosovës

    2 Mars, 2018

    makinatPas vendimit të Gjykatës Federale Administrative në Gjermani shtohen kërkesat ndaj industrisë së automjeteve për të modifikuar teknikën e motorëve dizel. Po ashtu rriten shitjet drejt Lindjes, edhe në Shqipëri e Kosovë.

    Vendimi i fundit i Gjykatës Federale Administrative të Gjermanisë që u lejon bashkive të qyteteve ndalimin e hyrjes në qendrat e qyteteve të automjeteve me motorë dizel më ...

  • Fund i turit dimëror: Juncker e pa vetë se ku çalon Ballkani

    2 Mars, 2018

    JunckerKreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker përmbylli turin e tij ballkanik me takimin e krerëve ballkanikë në Bojanë, pranë Sofjes (01.03). Mesazhi i përsëritur ishte se „vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE.”

    Turi ballkanik i presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili u përmbyll në Bojana pranë Sofjes të enjten (01.03), synonte dhënien e impulseve të reja për ...

  • Haradinaj përballet me kritikat e ashpra të opozitës

    1 Mars, 2018

    RamushKryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është përballur me kritika të shumta të opozitës në Kuvend. Debati, është zhvilluar sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, parti të cilat e kanë ftuar në interpelancë kryeministrin Haradinaj.

    Me herët, subjekti opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, e ka proceduar edhe në Gjykatën Kushtetuese vendimin e ...

  • Votimi për demarkacionin i varur nga marrëveshja me Listën Serbe

    1 Mars, 2018

    KUVENDIEdhe pas tri përpjekjeve në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, koalicioni qeverisës, me gjithë mbështetjen që mori nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave në Kuvend për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

    Javën e kaluar, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për ...

  • Junker: Është esenciale që Kuvendi i Kosovës ta miratojë marrëveshjen e demarkacionit

    1 Mars, 2018

    ThaciPresidenti i Komisionit Evropian i shoqëruar dhe nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, qëndruan në Kosovë në kuadër të vizitave që po zhvillojnë në vendet e Ballkanit.

    Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u tha udhëheqësve politik kosovarë se “Kosova duhet t’i përmbushë sa më parë detyrimet që ka marrë në mënyrë që ...

  • Kalimi i Demarkacionit ende i pasigurt

    27 Shkurt, 2018

    CakorNdonëse Kuvendi i Kosovës ka paralajmëruar për të mërkurën seancë të jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ende mbetet e paqartë nëse janë siguruar 80 votat e nevojshme në favor të kalimit të kësaj çështjeje.

    Partitë shqiptare brenda koalicionit qeverisës në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca ...

  • Juncker: Në BE – vendet që nuk kanë konflikte territoriale

    27 Shkurt, 2018

    juncker vucicPresidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha të hënën në Beograd se Bashkimi Evropian nuk do të pranojë vende që kanë çështje të pazgjidhura, duke bërë thirrje për një marrëveshje detyruese ligjore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

    Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të vizitës që po zhvillon në rajon, në ...

  • Në Bruksel fillon “faza e re” e dialogut

    26 Shkurt, 2018

    thaciNë Bruksel ka vazhduar dialogu teknik, më shumë se një muaj për ndërprerjes për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Temat nuk janë fare të lehta.

    Kur Edita Tahiri, Borisllav Stefanoviq dhe Robert Kuper u takuan për herë të parë 8 mars 2011, në godinën e Këshillit të Evropës u mblodhën shumë media nga mbarë Evropa, duke raportuar për dialogun ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"