LAJMET NGA KOSOVA

  • Thaçi: Ka pajtueshmëri që të miratohet Gjykata Speciale

    29 Korrik, 2015

    thaci ksKa përfunduar takimi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ku këta të fundit kanë diskutuar për votimin pro të Gjykatës Speciale.

    Pas takimit, kryetari i PDK-së, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi deklaroi se takimi ka qenë i frytshëm dhe ka pas pajtueshmëri që javën e ardhshme Kuvendi ta ketë para vetes çështjen e Speciales, e ...

  • Stojanoviq: Po Gjykatës Speciale, jo FAK-ut

    29 Korrik, 2015

    Stojanovic“Lista Serbe do ta votojë amendamentin kushtetues që hap rrugë për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, por nuk do të votojë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, në formën që ekzistojnë propozimet tash për tash”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cili vjen nga radhët e Listës ...

  • S’ka seancë për Gjykatën Speciale, pa siguruar votat

    28 Korrik, 2015

    kuvendiNë seancën e ditës së enjte, Kuvendi i Kosovës nuk do ta ketë në rend dite çështjen e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë.

    Këtë e ka konfirmuar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës edhe pse, ai nuk e ka ...

  • Kosova: Korrupsioni krijon kushtet për trafik njerëzor

    28 Korrik, 2015

    trafikimi 2015Në raportin e Departamentit të Shtetit për trafikun njerëzor për këtë vit, Kosova klasifikohet si edhe një vit më parë, në shkallën e dytë, në një sistem me tre shkallë.

    Kosova, thuhet në raport, është një vend burim dhe destinacion për trafikimin e qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual dhe punë të detyruar.

    Shumica e viktimave të trakikut seksual në Kosovë ...

  • Kuvendi s’e shqyrton të enjten Specialen

    27 Korrik, 2015

    kuvendi i ksEnde mbetet e paqartë nëse Qeveria e Kosovës do të riprocedoj këtë javë amendamentet për ndryshime kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

    Kryesia e Kuvendit nuk e ka paraparë një gjë të tillë në seancën e së enjtes.

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti tha pas mbledhjes së Kryesisë se ai nuk e dinë nëse ...

  • Në Fondin për Veriun mblidhen 6.7 milionë euro, hise kërkon edhe Mitrovica e jugut

    25 Korrik, 2015

    Nga 38.5 milionë euro që ka premtuar BE-ja për projekte zhvillimore të komunave veriore, deri me tani janë alokuar 8.5 milionë euro në vitin 2014, si dhe 3.5 milionë tani, ndërkohë komunat veriore kërkojnë 17 milionë euro.

    Nëse jo në 38.5 milionëshin e BE-së, Mitrovica në jug kërkon hise në Fondin për Veriun.

    Mitrovicë. BE-ja ka vazhduar me alokimin e mjeteve për komunat veriore të Kosovës nga 38 milionëshi i premtuar, ndërsa edhe Qeveria e Kosovës ...

  • `Integrimi i “Mbrojtjes Civile” largon edhe më tej veriun`

    24 Korrik, 2015

    blokada ureVendimi i Qeverisë së Kosovës për integrimin e pjesëtarëve të të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” në institucionet e Kosovës, nga opozita shihet si veprim që do ta largojë edhe më tej veriun e vendit.

    Janë 483 persona të cilët, sipas vendimit të Qeverisë, do të integrohen në ministri dhe agjenci të ndryshme.

    Përfaqësuesit e opozitës nuk presin që pjesëtarët e ...

  • Engel: Drejtësia nuk vihet në vend me fushata

    24 Korrik, 2015

    eliot engelLigjvënësi amerikan Eliot Engel, i quan shpifje pretendimet se udhëheqësit e Kosovës po luajnë lojë të dyfishtë me Gjykatën e Posaçme.

    Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, tha të mërkurën se drejtësia në Kosovë do të vihet në vend në gjykata, e jo përmes fushatave të shpifjeve. Në këtë mënyrë ai reagoi ndaj një shkrimi të autorit me prejardhje nga hapësirat ...

  • Beogradi, 10 milionë euro për “Zajednicën”

    16 Korrik, 2015

    zajednicaPër Bashkësinë e Komunave Serbe në veri, që serbët e quajnë “Zajednica”, Qeveria e Serbisë ka ndarë tashmë 10 milionë eurot e para për të.

    “Zajednica” rrjedh nga Marrëveshja a Brukselit mes Prishtinës e Beogradit e arritur më 19 prill 2013, dhe prej atëherë vazhdojnë diskutimet për  themelimin e saj.

    Gazeta “Zëri”, nga burimet e saj në Qeverinë serbe, ka mësuar ...

  • Gjykata Speciale s’mund të themelohet pa ndryshimin e Kushtetutës

    16 Korrik, 2015

    gjykataNuk ka një zgjidhje alternative ligjore që do të mundësonte themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte pa miratimin e amandamentit kushtetues të propozuar nga qeveria, vlerësojnë analistët politik.

    Sipas tyre, deklaratat qoftë të opozitës apo deputetëve që nuk e mbështesin këtë gjykatë, se mund të ketë një rrugë alternative për themelimin e dhomave të veçanta pa amandamentin kushtetues, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"