LAJMET NGA KOSOVA

  • Ndahen deputetët e lëvizjes Vetëvendosje

    14 Mars, 2018

    lvvNjë grup prej 12 deputetësh të Lëvizjes Vetëvendosje zyrtarizoi ndarjen nga kjo lëvizje duke themeluar Grup të ri parlamentar në parlamentin e Kosovës.

    Pjesë e këtij grupi janë deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina.

    Të gjithë këta kanë dhënë dorëheqje ...

  • Java e Demarkacionit

    13 Mars, 2018

    kosove deri ncakorRreth dy vjet e gjysmë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Kuvendi i Kosovës pritet që këtë javë ta ratifikojë këtë marrëveshje. Të paktën kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ndonëse partnerja e koalicionit qeverisës, Lista Serbe, ende nuk ka konfirmuar se ka ndryshuar qëndrimin ...

  • Wess Mitchell: Rusia po luan rol destruktiv në Ballkan

    12 Mars, 2018

    MitchellNdihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Vess Mitchell, tha të hënën në Prishtinë se Rusia po luan një rol destruktiv në Ballkan duke shpërndarë dezinformata dhe duke dëmtuar institucionet demokratike. Ai tha se u është bërë e qartë rusëve se kjo nuk është në interesin e tyre dhe as në interesin e popujve të rajonit.

    Ai ...

  • Demarkacioni mbetet pezull për dy-tri vota

    10 Mars, 2018

    CakoriKuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme të deputetëve për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe lider i Partisë Demokratike ...

  • Asociacioni, temë e radhës në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

    10 Mars, 2018
    MajaMaja Kocijançiq

    Zyrtarët e Bashkimit Evropian u kanë kërkuar institucioneve të Kosovës që pa vonesa ta themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Maja Kocijançiq, zëdhënse e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit ...

  • Gjenerali Scaparrotti i shqetësuar nga ndikimi rus në Ballkan

    9 Mars, 2018

    gjeneral CurtisKomandanti i lartë i NATO-s, gjenerali amerikan, Curtis Scaparrotti, është shprehur i shqetësuar për shtimin e ndikimit të Rusisë në rajonin e Ballkanit, ku sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë humbur përqëndrimin e tyre.

    Gjenerali Scaparrotti, që është edhe komandant i trupave amerikane në Evropë, i bëri këto komente gjatë një dëshmie ne komisionin për shërbimet e armatosura ...

  • Mbi dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga Lëvizja

    8 Mars, 2018

    lvvMorëm vesh, jo pa zhgënjim, dorëheqjen prej organizatës sonë të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.

    Ne e falënderojmë Shpend Ahmetin për kontributet në fitoret tona, dhe natyrisht që presim nga ai hiç më pak se realizimin e premtimeve që ka dhënë në emër të Lëvizjes, në 2013 por edhe në 2017. Mbështetjen e Lëvizjes besojmë se Shpendi e ...

  • Vetëvendosje: Opozitë Shpendit!

    8 Mars, 2018

    Shpend Ahmeti 1Lëvizja Vetëvendosje reagoi ashpër pas vendimit të Shpend Ahmetit për t’u larguar prej radhëve të kësaj force politike.

    Në deklaratën e saj përcillet qartë bindja se kryetari i Bashkisë së Prishtinës më shumë ka përfituar nga lëvizja sesa i ka dhënë asaj, duke mbajtur në fund krahun e atyre që konsiderohen përçarës. Sakrificat, puna e palodhur e ...

  • Shpend Ahmeti jep dorëheqje nga lëvizja Vetëvendosje

    8 Mars, 2018
    Shpend AhmetiKryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëri të ditur të mërkurën se ka dhënë dorëheqje nga lëvizja Vetëvendosje.Shpend Ahmeti, një nga figurat më të rëndësishme të kësaj lëvizjeje, u zgjodh kryetar i Prishtinës në vitin 2013, që ishte edhe pozita e parë e lartë e fituar nga lëvizja Vetëvendosje. Ai u rizgjodh vitin e kaluar, ndërsa në zgjedhjet ...
  • Pacolli: Do të kemi njohje të reja pavarësisht ofensivës diplomatike serbe

    7 Mars, 2018

    PacoviRritja e numrit të njohjeve dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, mbetet një prej synimeve kryesore të Qeverisë aktuale, ngjashëm me ato parapraket.

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli tha për Radion Evropa e Lirë se njohjet e reja për Kosovën janë një proces i pandalshëm. Ai tha ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"