LAJMET NGA KOSOVA

  • Nënshkruhet Marrëveshja mes Kosovës dhe MCC, vlera 236.7 milionë dollarë

    27 Korrik, 2022

    Nënshkruhet Marrëveshja mes Kosovës dhe MCCKa përfunduar ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për Programin Kompakt, në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, ndërmjet Kosovës dhe MCC-së në Uashington.

     

    Nënshkrimi është bërë në një ceremoni të organizuar në Kongresin amerikan, nga Alice P. Albright, shefe ekzekutive e MCC-së dhe Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, teksa të pranishëm kanë qenë edhe ...

  • Kosovë: Osmani dhe Kurti në SHBA

    27 Korrik, 2022

    Vjosa Albin AntonyPresidentja e Kosovës Osmani dhe kryeministri Kurti po qendrojnë në SHBA, ku marrin pjesë edhe në nënshkrimin e marrëveshjes për Programin MCC, një projekt ky nga i cili Kosova përfiton 236.7 milionë dollarë.

     

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u tha presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin integrimin euroatlantik ...

  • Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti takohen me Sekretarin Blinken

    27 Korrik, 2022

    Osmani Kurti BlinkenPresidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti u takuan të martën në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

     

    Pas takimit, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se gjatë takimit Sekretari Blinken theksoi partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe se falënderoi dy udhëheqësit për mbështetjen e tyre për Ukrainën ...

  • Presidentja e Kosovës për rezolutën kundër raportit të Dick Martyt: Mos prisni përshëndetje speciale

    22 Korrik, 2022

    Meta VjosaE pyetur për rezolutën që miratoi Kuvendi i Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt, Osmani është shprehur se nuk duhet pritur një përshëndetje speciale sepse rezoluta thotë atë që çdo shqiptar e thotë çdo ditë.

     

    Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur atë që çdo shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri apo kudo qoftë e ka thënë deri sot, që  lufta çlirimtare ...

  • Kurti: Serbia po u shmanget bisedimeve dhe zbatimit të marrëveshjeve

    21 Korrik, 2022

    Qeveria KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi të mërkurën Serbinë se po u shmanget takimeve në Bruksel dhe zbatimit të marrëveshjeve.

     

    Ai i bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë në Prishtinë, pas dështimit të mbajtjes së një takimi të paraparë gjatë kësaj jave ndërmjet tij dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

    “Ka pasur që të ndodh në ...

  • Kurti ua dërgon shkresën veteranëve, propozon ligj të ri për verifikimin e pjesëmarrësve në luftë

    20 Korrik, 2022

    veteranetPas më shumë se një muaji pritje, veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë pranuar propozimin nga kryeministri Albin Kurti, lidhur me kërkesat e tyre për përfshirje në pagën minimale.

     

    Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

    Kreu i ekzekutivit ka propozuar që menjëherë dhe bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ...

  • Kurti: Serbia fajtore për shtyrjen e takimit të Brukselit

    20 Korrik, 2022

    AlbinKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës në një konferencë për media, ka folur për dështimin e implementimit e udhërrëfyesit që buron nga marrëveshja për energjinë për veriun e arritur në Bruksel, për shtyrjen e takimit të Brukselit dhe tema të tjera.

     

    ”Nuk pritet të bëhet subvencionimi për energji në veri për dimrin që vjen. Të gjithë e kanë ...

  • Lajçak nuk e sheh si tragjedi faktin që s’u takuan Kurti e Vuçiq

    19 Korrik, 2022

    LajcakEmisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, konsideron se nuk është tragjedi dështimi i takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas, tij pas vlerësimit të situatës është vendosur që të organizohet më vonë një takim, po që të jetë, siç e ka quajtur ai, i mirë.

     

    Lajçak ka dhënë një intervistë ekskluzive ...

  • Sveçla: Radoiçiq, në krye të kontrabandistëve që sulmojnë Policinë

    18 Korrik, 2022

    SveclaAta që janë duke e sulmuar Policinë e Kosovës në veri të vendit, janë të njohur për organet e rendit si individë të kyçur në aktivitete ilegale, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

     

    Sipas tij, bëhet fjalë për disa grupe të kontrabandistëve, që janë të koordinuara ngushtë nga institucionet ...

  • Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan miraton rezolutën për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

    16 Korrik, 2022

    Vellezerit BytyqiMë 14 korrik, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan miratoi rezolutën për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, në vitin 1999-të në Serbi. Lajmi u publikua në faqen e internetit të Kongresit Amerikan.

    Në rezolutën e propozuar nga Komisioni për Punët e Jashtme më 29 korrik të vitit të kaluar, në qëndrimin e Kongresit thuhet ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"