LAJMET NGA KOSOVA

  • Takim vendimtar në Bruksel

    27 Shkurt, 2023

    Vucic Borell AlbinSot zhvillohet në Bruksel takimi i shumëpritur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuҫiq nën ndërmjetësimin e të ngarkuarit të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.

     

     

    Ka disa ditë që takimi i paralajmëruar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuҫiq, me ndërmjetësimin e kreut të diplomacië evropiane, Josep Borrell është ...

  • SHBA: Presim qasje konstruktive të Kosovës dhe Serbisë në bisedimet e së hënës

    25 Shkurt, 2023

    Albin VucicShtetet e Bashkuara presin një qasje konstruktive të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

     

    Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, Departamenti amerikan i Shtetit tha se është e rëndësishme që Serbia dhe Kosova ...

  • Lajçak: Të pranohet zyrtarisht propozimi i BE-së

    25 Shkurt, 2023

    LajcakPara takimit Kurti-Vuçiq të hënën në Bruksel, Miroslav Lajçak thekson, se propozimi i BE-së nuk është i negociueshëm. Sipas BE, temë diskutimi do të jetë propozimi evropian për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

     

    I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që gjatë raundit të ri të dialogut ta pranojnë planin e zbatimit të ...

  • Kurti: Propozimi evropian do të sigurojë njohjen “de facto” nga Serbia

    25 Shkurt, 2023

    ALBINKryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të enjten se aleatët perëndimorë përmes propozimit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë po synojnë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe njohjen në realitet të saj nga Beogradi.

     

    Ai i bëri këto komente në Parlamentin e Kosovës pas kërkesave të opozitës për të sqaruar pozicionin e qeverisë para takimit të së hënës me ...

  • Dhomat e Specializuara bastisën banesën e ish këshilltarit të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

    23 Shkurt, 2023

    BastisjePër rreth 10 orë me radhë, është bastisur në Prishtinë banesa e Adil Behramajt, ish këshilltar politik i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

     

    Artan Qerkini, avokat i zoti Behramaj tha se bastisja është kryer me “urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara… në lidhje me një pretendim të Prokurorisë së Specializuar, për një vepër penale e ...

  • Një emër tjetër për Asociacionin?

    22 Shkurt, 2023

    AlbinKushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jetë njëetnik dhe ta ndryshojë emrin, në mënyrë që të merret në konsideratë formimi eventual i tij, paraqet ide për ndryshimin e Marrëveshjes së Brukselit, vlerësojnë njohësit e proceseve politike, Agon Maliqi dhe Miodrag Milliqeviq.

     

    Me këtë marrëveshje – që Kosova dhe Serbia kanë ...

  • Kurti: Takimi në Bruksel të mos përqendrohet në interesin e njërës palë

    21 Shkurt, 2023

    AlbinKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se pret që takimi i 27 shkurtit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, të përqendrohet në propozimin evropian dhe jo në interesin e njërës palë, duke iu referuar Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

     

    Javën e kaluar shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ka një ...

  • Nis edhe një gjykim tjetër në Gjykatën Speciale në Hagë

    21 Shkurt, 2023

    HagëNë Gjykatën Speciale në Hagë fillon të martën gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i cili nga prokuroria e speciales akuzohet për krime lufte.

     

    Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatës, Pjetër Shala ishte deklaruar i pafajshëm. Por ish-pjesëtari i UÇK-së, Shala akuzohet mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me katër akuza për krime lufte: ...

  • Britania e Madhe mesazh të qartë: Nuk do të mbështesim formimin e Republikës Srpska në Kosovë

    20 Shkurt, 2023

    britaniaBritania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e Republikës Serbe në Kosovë.

     

    Qëndrimin e Britanisë së Madhe e bëri të ditur kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, Alicia Kearns, teksa komentoi planin franko-gjerman për Serbinë dhe Kosovën, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

    Paqartësia e gjuhës në planin franko-gjerman është problematike. Flitet për ...

  • Borrell: Normalizimi i raporteve Serbi-Kosovë kyç për rrugën drejt BE-së

    20 Shkurt, 2023

    Josep Borrell duke folur në Konferencën e Sigurisë në MynihPërfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, zhvilloi në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takime me kryeministrin e Kosovës, Kurti, dhe presidentin e Serbisë Vuçiq.

     

     

    Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se normalizimi i raporteve me Serbinë është kyç për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"