LAJMET NGA KOSOVA

  • Asociacioni, Bugajski: SHBA i ka bërë llogaritë gabim! Ka tre dobësi të mëdha me pasoja të rënda jo vetëm në Kosovë

    6 Shkurt, 2023

    Bugajski_VoANë analizën e tij të përmuajshme në DITA, ku flet për efektet e shpërbërjes së Federatës Ruse, Janusz Bugajski prek edhe temën e Asociacionit në Kosovë.

     

    “Uashingtonit dhe Brukselit i duhet të jenë të kujdesshëm që të mos ndezin konflikte të tjera përmes ndonjë kompromisi me mini-imperializmin e Beogradit. Krijimi i çfarëdo entiteti të veçantë serb në Kosovë do t’i japë zemër ...

  • Lajçak sot në Prishtinë, drekë pune me kryeministrin Kurti

    6 Shkurt, 2023

    LacakI dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojë në Kosovë.

     

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeizu. Ai ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, do të kenë një drekë pune me Lajçakun.

    Pritet që pas Prishtinës, Lajçak të shkojë edhe në Beograd, ku do ...

  • Vuçiqit i vjen keq përse Kurti u lirua nga burgu

    4 Shkurt, 2023

    vucicShefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ia ka bërë me dije me një postim në Twitter, të emëruarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakut si edhe shefit të tij, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, qëndrimin që pressidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin ...

  • Mosnjohja e Kosovës nga pesëshja e BE-së, ende e pasqaruar

    4 Shkurt, 2023

    mos-njohja e ks hartaKosova vazhdon të mos njihet nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, e sigurisht që mosnjohja e tyre ka ndikuar në rrugën integruese të Kosovës. Arritja eventuale e një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ende nuk dihet nëse do të hapte rrugë që këto pesë vende të ndryshonin qëndrimet e tyre karshi shtetësisë së Kosovës.

     

    Kosova në ...

  • Incidente e fajësime reciproke mes qeverisë e opozitës në Serbi

    4 Shkurt, 2023

    VucicSeanca dyditore e parlamentit të Serbisë për Kosovën do të duhej të prezantonte një lloj dialogu të brendshëm ndaj propozimit gjermano-francez. Por ajo kaloi në zhurmë e debate të ashpra.

     

    Seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë u zhvillua në atmosferë të tensionuar dhe mund të thuhet se pas zënkave dhe akuzave reciproke për tradhti u dëshmua edhe një ndarje e thellë ...

  • Gjashtë kushtet e Kurtit për krijimin e Asociacionit

    2 Shkurt, 2023

    AlbinNë seancën e Kuvendit, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme ta pranojë Asociacionin, sipas marrëveshjes së vitit 2013. Megjithatë, ai tha se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet dhe që paraprakisht të shuhen strukturat ilegale, dhe se një Asociacion i tillë, të krijohet pas njohjes reciproke.

     

    Ai tha se Asociacioni duhet të jetë në ...

  • Kuvendi i Serbisë diskuton për Kosovën

    2 Shkurt, 2023

    VucicNë Kuvendin e Serbisë, më 2 shkurt, do të mbahet seanca e posaçme parlamentare për Kosovën. Në atë seancë është ftuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Pritet që ai të flasë për rrjedhën e dialogut dhe propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

     

    Çfarë është në rendin e ditës?

    Deputetëve do t’u prezantohet raporti për procesin e negociatave ...

  • Kurti: Asociacioni njëetnik – i pamundur në Kosovën shumetnike

    1 Shkurt, 2023

    AlbinKryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se “Asociacioni një etnik në Kosovën me kushtetutë shumë etnike, nuk është i mundshëm”. Ky qëndrim që u shpreh gjatë një vizite në një fabrikë në komunën e Ferizajt, është përgjigja më e fortë ndaj trysnisë diplomatike perëndimore për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Komentet e kryeministrit Kurti pasuan ...

  • Hovenier: Nuk mbështesim asnjë marrëveshje që kërcënon sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

    1 Shkurt, 2023

    Ambasada SHBAAmbasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të martën se Shtetet e Bashkuara mbështesin zbatimin e të gjitha zotimeve që dalin nga bisedimet Kosovë – Serbi, por nuk mbështesin asnjë marrëveshje që kërcënon sovranitetin, pavarësinë, karakterin shumë etnik apo institucionet demokratike të Kosovës.

     

    Ai i bëri këto komente pas një debati me dyer të mbyllura për Asociacionin e komunave ...

  • Serwer thirrje Kurtit: Ofro një propozim për Asociacionin, gjuaje topin në anën e Serbisë

    1 Shkurt, 2023

    SerwerAnalisti amerikan Daniel Serwer i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të dalë me një opsion për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

     

    Eksperti për Ballkanin, Serwer, në një vështrim të publikuar në “Peacefare.net”, ka thënë se është i vetëdijshëm se asnjë opsion i Kurtit s’do të pëlqehej nga Serbia, por së paku “topi do të hidhej në ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"