LAJMET NGA KOSOVA

  • Opozita afat qeverisë deri më 27 shkurt për dorëheqje

    17 Shkurt, 2016

    prishtine protestaDhjetëra mijëra qytetarë morën pjesë në protestën e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, për të kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ato i dhanë afat deri më 27 shkurt qeverisë që të largohet.

    Partitë opozitare thonë se qeveria duhet të largohet në dritën e vlerësimeve të Gjykatës Kushtetuese ...

  • Për shtet me sovranitet, kundër qeverisë antikushtetuese

    17 Shkurt, 2016

    Protesta sotEnde nuk kanë mbërritur të gjithë. Populli masivisht po e tregon mbështetjen për kauzat e Opozitës së bashkuar.

    Kosova më nuk do të durojë të qeveriset nga njerëz që e kanë shkelur Kushtetutën për ta shitur vendin.

    Protesta sot3

    Protesta sot4

  • Nis protesta e opozitës

    17 Shkurt, 2016

    protestaNë Prishtinë ka nisur protesta e thirrur nga tri subjektet opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.

    Me mijëra qytetarë janë mbledhur në drejtim të Qeverisë së Kosovës, ku do të mbahet manifestimi qendror i opozitës.

    Protestuesit fillimisht janë tubuar tek Biblioteka Kombëtare, prej nga më pas kanë vazhduar për në qendër të Prishtinës, ku qytetarë të shumtë ...

  • 8 vite Pavarësi, Jahjaga: Koha për bashkim. Në ceremoni, asnjë zyrtar nga Shqipëria

    17 Shkurt, 2016

    jahjagaKosova ka shënuar 8-vjetorin e Pavarësisë me ceremoni zyrtare në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, në praninë e krerëve më të lartë shtetërorë dhe diplomatëve ndërkombëtarë, por aty munguan përfaqësuesit e opozitës.

    Gjatë fjalimit para qytetarëve në ceremoninë festive, Presidentja Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje udhëheqësve politike për unitet dhe dialog.

    “Sot është festë dhe ...

  • Intervistë me zv/kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi

    17 Shkurt, 2016

    Hashim ThaciZëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se në Kosovë nuk ka krizë institucionale, por, siç tha ai, anarki opozitare. Në intervistën dhënë korrespodentit tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, zëvendëskryeministri Thaçi, tha se zgjedhjet e reja do të mbahen në afatet kushtetuese, pas dy vjetësh, ndërsa zgjedhja e presidentit gjatë muajit shkurt. ...

  • Arrestohen veprimtarë të lëvizjes Vetëvendosje

    17 Shkurt, 2016

    GlaukPolicia e Kosovës arrestoi të martën shefin e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, ndërsa të hënën në mbrëmje kishte arrestuar edhe zëdhënësin e kësaj lëvizjeje, Frashër Krasniqi. Lëvizja Vetëvendosje tha se janë arrestuar edhe gjashtë veprimtarë të tjerë të saj.

    Policia nuk ka dhënë asnjë hollësi për arrestimet duke nënvizuar se bëhet fjalë për “zbatimin e urdhëresave të organeve ...

  • Policia e Kosovës ndalon shqiptarët të hyjnë në Kosovë

    17 Shkurt, 2016

    ArsyetimiSot rreth orës 11:00 në pikën doganore të Morinës, Policia e Kosovës ka arrestuar protestuesit që po vinin nga Tirana për të marrë pjesë në Protestën e 17 shkurtit në Prishtinë.

    Si fillim ata kanë kontrolluar autobusin, ku kanë gjetur parullat protestuese. Më pas i kanë shoqëruar tre vetë nga pjesëmarrësit në zyrën e policisë.

    Protestuesit e tjerë janë kthyer me ...

  • Kosovë, opozita bën gjithçka gati për protestën e nesërme

    16 Shkurt, 2016

    opozitaPartitë opozitare në Kosovë i kanë bërë të gjitha përgatitjet për protestën e ditës së Pavarësisë, e cila do të fillojë në orën 14:00.

    Podiumi, ku do të ngjiten tre udhëheqësit e opozitës për të mbajtur fjalime para protestuesve, është rregulluar të martën pasdite, pak metra përpara objektit të Qeverisë.

    Sipas axhendës së opozitës, autobusë nga ...

  • Mbi arrestimet një ditë para protestës

    16 Shkurt, 2016

    LVV_AlbinLëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me arrestimet e fundit të aktivistëve, arrestime këto që po bëhen me qëllim që të pengohet protesta e nesërme.

    Mbrëmë dhe sot në mëngjes ka filluar një fushatë policore e arrestimit të aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s në kuadër të persekutimit politik që po na e bën ky regjim. Një ditë para ...

  • EULEX mohon përfshirjen në arrestimet e Vetëvendosjes

    16 Shkurt, 2016

    Pas raportimeve në media për arrestimet e fundit të aktivistëve të Vetëvendosjes , EULEX- i thekson se nuk ishte i përfshirë në këtë.

    Këto arrestime janë bërë nga Policia e Kosovës sipas urdhrit të gjykatësit vendor të Gjykatës Themelore të Prishtinës…

    Çdo pyetje lidhur me arrestimet duhet drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës. (eulex)

Qendra Informative Shqiptare "Liria"