LAJMET NGA KOSOVA

  • Vuçiq për REL: Po e pres propozimin për Kosovën

    9 Qershor, 2020

    VucicPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se heqja e masave të reciprocitetit krijon hapësirë për dialogun me Kosovën. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se po e pret ardhjen e përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Mirosllav Lajçak, në Beograd dhe Prishtinë pas zgjedhjeve të 21 qershorit në Serbi. Vuçiq po ashtu ...

  • Ministrat serbë takohen me ambasadorin Kosnett, premtojnë se do të jenë konstruktivë në Qeverinë e re

    8 Qershor, 2020

    KosnettAmbasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është takuar sot me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Goran Rakiq dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, me të cilët biseduan për zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit, dialogun dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Pushtetit Lokal, gjatë këtij takimi Rakiq dhe Jevtiq kanë thënë se do ...

  • Fragmente nga Ukshin Hoti

    7 Qershor, 2020
    ukshin hoti“Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër ...
  • S’jemi t’barabart as me skjaun!

    6 Qershor, 2020

    Çun LajçiE hoqën reprocitetin
    Ju mos e nemni Dardaninë
    Kan ndrrua kohnat duhet ndrrua fara
    E druej se trolli s’e duron tjetrën
    E për shartime tepër vonë
    Mos e nemni Dardaninë bimën po
    Kopilua qenka n’sytë e shterun
    Prejeni sa s’asht rritë në nyjen e dytë
    Se pastaj dy herë bahet kopile
    E s’hahet prej idhtësimit
    Koha s’ka ndryshua po Nik ...

  • Serbia kërcënon Marin Memën për dokumentarin mbi përvetësimin e historisë

    6 Qershor, 2020

    Marin MemaEmisioni hulumtues “Gjurmë Shqiptare” i Marin Memës ka realizuar 6 ditë më parë një dokumentar i titulluar “Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë”, ku tregohej sesi serbët kishin përvetësuar kishat iliro-arbërore. Mirëpo ky dokumentar, ku pasqyrohen qartë disa fakte historike ka ngritur në këmbë gjithë shtetin serb.

    Reagime të shumta, kanë ardhur nga Serbia, si nga politikanë, ...

  • Qeveria e Kosovës hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë

    6 Qershor, 2020

    HotiQeveria e Kosovës vendosi të shtunën shfuqizimin e vendimeve të ish qeverisë së Albin Kurtit për masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, duke hapur kësisoj rrugën për rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të pezulluara që nga nëntori i vitit 2018.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e cilësoi votimin e sotëm si një veprim të bashkërenduar me partnerët ndërkombëtarë ndërsa ...

  • “Der Spiegel”: Lufta për pushtet vendosi Avdullah Hotin kryeministër të ri të qeverisë së Kosovës

    5 Qershor, 2020

    Kosovo New GovernmentKryeministri i mëparshëm Kurti humbi në një mocion votëbesimi, tani Kosova ka një kryeministër të ri të qeverisë: konservatori Avdullah Hoti u zgjodh me një shumicë të ngushtë në parlament.

    Avdullah Hoti kryeministri i ri i qeverisë në Kosovë. Parlamenti zgjodhi politikanin konservator si Kryeministër me një shumicë të ngushtë prej 61 deputetëve nga gjithsejtë 120 deputetë. Ai zëvendëson Albin ...

  • Avdullah Hoti, kryeministër i ri i Kosovës

    3 Qershor, 2020

    New GovermentParlamenti i Kosovës me 61 vota miratoi përbërjen e qeverisë së re të koalicionit të Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe partive të pakicave.

    Qeveria e re që do të ketë katër zëvendëskryeministra dhe 16 ministri, përbëhet nga koalicioni i Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe partive të pakicave.

    Seanca u bojkotua ...

  • LDK-ja kërkon votimin e qeverisë së re të Kosovës – Vetëvendosje kërkon sqarime nga Kushtetuesja

    2 Qershor, 2020

    HotiLidhja Demokratike e Kosovës kërkoi sot nga kryesia e parlamentit që të mërkurën të mbahet seanca për votimin e qeverisë së re të kandidatit të saj për kryeministër Avdullah Hoti.

    Kërkesa u shtrua vetëm pak kohë pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, publikoi vendimin prej 162 faqesh me të cilin i jep të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për ...

  • Reagimi i Albin Kurtit mbi njoftimin e Gjykatës Kushtetuese

    29 Maj, 2020

    Albin KurtiJa çka shkruan Albin Kurti në faqen e tij të Facebook-ut:

    “Mbrëmë natën, në orët e vona, morëm njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me Aktgjykimin për dekretin antikushtetues të Presidentit.

    Le të themi qysh në fillim, se në tekst dhe nëntekst nuk gjendet shumë lidhur me çështjet kushtetuese sa me metodën e pashembullt ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"