LAJMET NGA KOSOVA

  • Banka Botërore nxjerr Raportin “Të bësh biznes”

    31 Tetor, 2017

    banka boteroreBanka Botërore publikoi sot raportin kushtuar Europës dhe Azisë Qendrore “Të bësh biznes 2018”, ku për Shqipërinë theksohet se po vijon reformat për përmirësimin e mjedisit të biznesit.

    Në një renditje të përgjithshme prej 190 vendesh, Shqipëria renditet në vendin e 65, krahasuar me vendin 58 të vitit të kaluar.

    Ndërsa ka marrë 68.7 pikë nga 100 maksimale në treguesin ...

  • Serbia thotë se Surinami ka tërhequr njohjen e Kosovës – Prishtina mohon

    31 Tetor, 2017

    SurinamiAutoritetet në Kosovë mohuan të martën njoftimet se Surinami, një vend i vogël në Amerikën Latine, e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, u tha medieve në Beograd se Misioni i Surinamit në Selinë e Kombeve të Bashkuara e ka informuar qeverinë serbe se e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Ai ...

  • Dialogu i brendshëm për Kosovën, puna më e rëndë për Serbinë

    30 Tetor, 2017

    Marko GjuriqGrupi punues për ofrimin e mbështetjes për dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, dialog ky i iniciuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur mbledhjen e parë.

    Pas mbledhjes, kryetari i këtij grupi, Marko Gjuriq, njëkohësisht edhe shef i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, ka thënë se detyrë e tyre është “dialogu për Kosovën përmes ...

  • MANOVRAT ME DEMARKACIONIN

    28 Tetor, 2017

    ramushKryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar mundësinë e dërgimit të Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi në Arbitrazhin Ndërkombëtar, por një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur pa pajtimin e palës malazeze. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se as Arbitrazhi nuk është zgjidhje.

    Ndonëse kanë kaluar dy vjet prejse Marrëveshja e Demarkacionit u nënshkrua mes Kosovës dhe ...

  • Brnabiq: Gjykatësit serbë nuk janë betuar para Thaçit

    27 Tetor, 2017

    kryeministre e serbiseKryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha të premten se gjykatësit dhe prokurorët serbë nuk e kanë bërë betimin para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, porse kanë dhënë deklaratë të veçantë dhe neutrale.

    “Që të keni informacione të sakta: gjykatësit tanë nuk kanë bërë kurrfarë betimi, por kanë dhënë një deklaratë të veçantë, neutrale ndaj statusit. E vërteta është ...

  • Zgjedhjet dhe vakuumi institucional ndikojnë në Raportin e Progresit

    26 Tetor, 2017

    BERaporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2017, i njohur si Raporti i Progresit, ndryshe nga praktika e deritashme e publikimit në muajt e fundit të viti, do të publikohet në vitin e ardhshëm, thonë zyrtarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane e Qeverisë së Kosovës. Raporti, sipas tyre, pritet në muajin prill të vitit 2018, ndërkohë që institucionet ...

  • Schmid ia rikujton Haradinajt se Demarkacioni është kusht për liberalizimin

    26 Tetor, 2017

    Helga RamushRatifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, mbetet kusht që duhet plotësuar sa më parë, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja pa viza në Zonën Shengen, ka deklaruar Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid.

    Këto komente, ajo i ka bërë në Prishtinë gjatë një konference për media ...

  • Zv/kryeministri i Kosovës Pacolli viziton Maqedoninë

    26 Tetor, 2017
    PacolliZëvendës-kryeministri dhe ministër i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ishte të mërkuren për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku u prit nga drejtues të lartë shtetërorë. Zoti Pacolli dhe homologu i tij maqedonas, Nikolla Dimitrov gjatë takimit mes tyre biseduan për thellimin e bashkëpunimit në më shumë fusha, me theks të veçantë në atë të ndërlidhjes infrastrukturore, energjisë, por dhe ...
  • Hoyt Yee: Ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi, do të zhbllokonte udhëtimin pa viza për Kosovën

    25 Tetor, 2017

    Hoyt YeeZëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të ratifikojë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe t’i hapë rrugën përfitimeve që do të kishin qytetarët duke lëvizur pa viza në Evropë. Në një intervistë me korrespondentin tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, ai ritheksoi se Serbia nuk mund të ...

  • Hoyt Yee në Beograd – nuk mund të uleni në dy karrige

    24 Tetor, 2017

    Hoyt YeeZëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, tha në Beograd se vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian duhet ta dëshmojnë qartazi një gjë të tillë.

    Duke folur në një forum mbi ekonominë në Serbi, ai komentoi politikën zyrtare serbe që angazhohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe ruajtjen e lidhjeve me Moskën, aleaten e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"