LAJMET NGA KOSOVA

  • Osmani: Nuk është në interes të Kosovës konflikti me aleatët për çështjen e urës në Mitrovicë

    15 Gusht, 2024

    OsmaniPresidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha të enjten se ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të hapet, por kjo duhet të ndodhë në bashkërendim dhe të mos nxisë konflikt me aleatët perëndimorë.

     

    Ajo i bëri këto komente gjatë një vizite në komunën e Vitisë, rreth 70 kilometra në Jug të Prishtinës, mes debateve rreth synimit të qeverisë së Kosovës ...

  • DASH: Hapja e urës së Mitrovicës në këto momente do të rriste gjasat për dhunë

    15 Gusht, 2024

    DASHDepartamenti amerikan i Shtetit tha të mërkurën se hapja e urës së Mitrovicës në këto momente do të rriste gjasat për dhunë dhe i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që “të mos ta ndërmarrë këtë veprim të pakoordinuar”.

     

    Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin “asnjë lëvizje për të ndryshuar ...

  • BE: Statusi i urës mbi lumin Ibër në dialogun Kosovë-Serbi

    14 Gusht, 2024

    KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh, se ura e Ibrit në Mitrovicë duhet të hapet dhe se kjo është çështje e Kosovës. Diskutimi rreth urës përmbyllur që në vitin 2016-2017 në Bruksel, theksoi Kurti.

    Bashkimi Evropian do ta diskutojë në takimin e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi statusin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Data e takimit ...

  • Hovenier: Hapja e urës në Mitrovicë në këtë kohë mund të rrezikojë ushtarët amerikanë

    13 Gusht, 2024

    HovenierAmbasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

    “Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si ...

  • Vendet që humbin më shumë njerëz për shkak të emigracionit, si renditen Shqipëria dhe Kosova

    13 Gusht, 2024

    emigrimiLëvizja e njerëzve në kërkim të mundësive më të mira ekonomike, sigurisë nga konfliktet dhe kushteve të përmirësuara të jetesës nuk është një fenomen i ri. Por duke gjurmuar se cilat vende po humbasin më shumë njerëz nga emigracioni neto (d.m.th., duke pasur më shumë njerëz që ikin se sa njerëz që vijnë në vend), shpesh ndihmon në nënvizimin ...

  • Kamberi:Pasivizimi i adresave hap i Serbisë për shpopullzimin e shqiptarëve

    12 Gusht, 2024

    KamberiShaip Kamberi, deputet në Parlamentin e Serbisë, në një intervistë në ‘Info Plus’, në RTK, ka folur për protestën e sotme të mbajtur në Preshevë kudër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe. Ai tha se qëllimi i kësaj proteste është që Beogradi zyrtar të detyrohet të zbatojë marrëveshjet e arritura më parë, të nënshkruara ...

  • Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestojnë kundër diskriminimit nga Serbia

    12 Gusht, 2024

    PreshevaGrupe qytetarësh shqiptarë protestuan të hënën në komunën e Bujanocit në rajonin e Luginës së Preshevës, me thirrje që qeveria e Beogradit t’i jap fund diskriminimit të tyre.

     

    Në protestën me moton “për identitet dhe dinjitet”, u tha se shqiptarët në Jug të Serbisë po përballen me diskriminim, mosnjohje të diplomave, mosintegrim dhe pasivizim të adresave.

    Deputeti shqiptar në parlamentin e ...

  • Isa Boletini, blerja e shqiptarëve dhe përqafimi me agjitatorë serbë

    12 Gusht, 2024

    IsaNë Kuvendin e Ferizajt më 1908, oficerët revolucionarë xhonturq ia arritën të bënin për vete shumicën e udhëheqësve shqiptarë të Kosovës, duke përfshirë edhe krahun konservator. Në këtë mes është i diskutueshëm roli i Isa Boletinit, sidomos pas përfundimit të Kuvendit të Ferizajt, kur ai, sipas gjeneralmarshall August Urbanski, asokohe shef i Misionit të Oficerëve Austro-hungarezë në Vilajetin e ...

  • Stano: BE nuk mund t’ua imponojë pajtimin Kosovës e Serbisë

    10 Gusht, 2024

    StanoZëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka pranuar se urat janë për t’i bashkuar njerëzit, por nuk e ka mbështetur idenë e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë. Ai, ka thënë se BE nuk mund t’ua imponojë e as t’i detyrojë Kosovën e Serbinë për pajtim, por ka thënë se ato duhet ta bëjnë ...

  • Presidenca: Në asnjë vend nuk i merret telefoni për skanim kreut të shtetit

    9 Gusht, 2024

    VjosaPresidenca e Kosovës ka thënë se autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë shkelur rregullat ndërkombëtare dhe se në asnjë aeroport kreut të një shteti nuk i kërkohet dorëzimi i telefonit për skanim.

     

    Presidenca e Kosovës ka reaguar pas publikimit të raportit nga Agjencia e Aviacionit Civil në Maqedoninë e Veriut, duke këmbëngulur se autoritetet në Shkup kanë shkelur rregullat ndërkombëtare.

    Nga ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"