LAJMET NGA KOSOVA

  • BE-ja kërkon largimin e policisë së posaçme dhe barrikadave në veriun e Kosovës- paralajmëron takim negociatorësh

    26 Shtator, 2021

    Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ulin tensionet në terren duke tërhequr menjëherë njësitë e posaçme të policisë dhe hequr barrikadat, ndërsa paralajmëroi një takim në Bruiksel të negociatorëve të të dyja palëve, në ditët në vijim.

    Zoti Borrell tha nëpërmjet një komunikate se janë të papranueshme provokimet e mëtejme dhe veprimet që ...

  • Incidente në veri të Kosovës – Digjen e sulmohen qendrat e regjistrimit civil në Zubin Potok dhe Zveçan.

    25 Shtator, 2021

    Kosovo Jarinje | Polizeiaufgebot an der Kosovo- serbischen GrenzeKosovë: Është djegur qendra e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok dhe është sulmuar me granata qendra e regjistrimit  civil në Zveçan. Pasoja në njerëz nuk ka.

    Dy sulme të ndara ndodhën paraditën e së shtunës (25.09) në veri të  Kosovës përkatësisht në komunat e banuara me shumicë serbe ...

  • Sulmohen qendrat e regjistrimit të makinave në veriun e Kosovës

    25 Shtator, 2021

    Autoritetet e rendit në Kosovë njoftuan sot se në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në ndërtesën e e komunës së Zubin Potokut, ndërsa në një tjetër qendër të tillë në komunën e Zveçanit janë hedhur bomba, që nuk kanë shpërthyer.

    Policia tha se po kryen hetime dhe ende nuk ka ndonjë të arrestuar lidhur me ...

  • NATO REAGON PAS SITUATËS SË KRIJUAR NË VERI, MESAZH KOSOVËS DHE SERBISË

    24 Shtator, 2021

    Oana LungescuNATO ka bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.

    Në një reagim në twitter të zëdhënëses së NATO-së, Oana Lungescu, thuhet se NATO bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo vendimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog.

    “Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të ...

  • Shtetet e Bashkuara kërkojnë uljen e menjëhershme të tensioneve në veriun e Kosovës

    23 Shtator, 2021

    Diplomacia amerikane bëri thirrje të enjten sërish për uljen e menjëhershme të tensioneve në veriun e Kosovës, kur për të katërtën ditë më radhë grupe qytetarësh serbë po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore, në shenjë protestë ndaj zbatimit të masave të reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave.

    I ngarkuari me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë Nicholas Giacobbe, tha se është takuar sot me ...

  • Gjashtë masat e reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

    23 Shtator, 2021

    Kosovë: policë të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ndërmjet barrikadave me kamionë të serbëve lokalë, në veri të Mitrovicës (20 shtator 2021). Aplikimi i masës së reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë, nuk është vendimi i parë që autoritetet e Kosovës kanë marrë ndaj shtetit të Serbisë.

    Marrëveshja e Brukselit në vitin 2011, për lëvizje të lirë, në kuadër ...

  • Lugina e Preshevës do reciprocitet për të drejtat e komuniteteve joshumicë

    23 Shtator, 2021

    Pamje nga Komuna e Preshevës. Fotografi e realizuar në shtator të vitit 2018. Rreth një orë i janë dashur Shkodran Azizit nga Presheva, komunë në jug të Serbisë, që të marrë tabelat e përkohshme prej letre në Prishtinë për regjistrimin e veturës.

    Azizit, si dhe shumë shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, iu kanë dalë punë të reja në nxjerrje të dokumenteve, pas vendimit ...

  • Vazhdon bllokada në veriun e Kosovës

    22 Shtator, 2021

    Kosovo Premierminister Treffen Albin Kurti QUINT BotschafterKryeministri Albin Kurti i bëri thirrje Serbisë që si Kosova edhe Serbia t’i heqin tabelat e përkohshme të automjeteve e qytetarët të lëvizin lirshëm. Serbia pret përgjigje nga BE lidhur me marrëveshjet me Prishtinën.

    Është dita e tretë që serbët e veriut të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për në dy pikat ...

  • Kurti: Kosova dhe Serbia të heqin targat e përkohshme të makinave

    22 Shtator, 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje të mërkurën Serbisë që të dyja palët të heqin nga përdorimi targat e përkohshme të makinave dhe të hapet rruga për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

    Ai i bëri këto komente në mbledhjen e qeverisë dy ditë pasi autoritetet në Kosovë filluan zbatimin e masës së reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave. Që nga e hëna, ...

  • Lindita Nikolla në Prishtinë: Ta ripërtërijmë procesin e njohjeve për Kosovën

    22 Shtator, 2021

    Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, tha të mërkurën në Prishtinë se Shqipëria dhe Kosova duhet të rrisin angazhimin e përbashkët me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë për të ripërtërirë procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe për ta ribërë të ditur gjenocidin dhe krimet serbe të luftës.

    Ajo i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"