LAJMET NGA KOSOVA

  • S’ka marrëveshje – minatorët vazhdojnë grevën

    22 Janar, 2015

    Minatorët e kompleksit “Trepça” janë të vendosur të vazhdojnë grevën, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.Ai tha se edhe pas pesë orë bisedimesh me këshillin grevist dhe menaxhmentin e “Trepçës”, nuk ka arritur të bindë grevistët që të pezullojnë grevën.

    Siç tha ai, ata nuk kanë kundërshtuar letrën e dërguar në adresë të minatorëve të mërkurën nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

    “Për ta ...

  • Gjykata speciale si vazhdimësi e Tribunalit të Hagës

    22 Janar, 2015

    Institucionet e Kosovës kanë krijuar një grup punues për shqyrtimin e legjislacionit për formimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës. Ky grup punues përfshinë përfaqësues nga Presidenca, Qeveria, gjykatat dhe prokuroritë.Zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu, ka thënë se të gjitha institucionet e Republikës se Kosovës ndajnë përgjegjësitë në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, të miratuar me shumicë votash në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Takimi i parë i ekipit ...

  • Minatorët e Trepçës shqyrtojnë letrën e qeverisë

    22 Janar, 2015

    Minatorët do të përgjigjen sot në letrën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa i cili u ka bërë thirrje t’i japin fund grevësKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një letër dërguar minatorëve të Trepçës, i ka siguruar ata se qeveria e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe të mundshme ligjore, që statusi i Trepçës të zgjidhet një herë e përgjithmonë në interes të minatorëve dhe ...

  • Jabllanoviq: Vetëm Srpska mund të ma kërkojë dorëheqjen

    21 Janar, 2015

    Aleksandër Jabllanoviq, ministri për Kthim e Komunitete, dorëheqjen e të cilit po e kërkojnë me mijëra qytetarë të Kosovës, nuk e ka ndërmend ta jep. Ai thotë se është sqaruar disa herë, se nuk ka menduar që të lëndojë nënat e viktimave të luftës, dhe se ka kërkuar falje, transmeton zeri.info.
    Shton se kur je në politikë, gjithmonë ballafaqohesh me kërkesa për dorëheqje, njëjtë është kërkuar edhe dorëheqja e Isa ...

  • Minatorët nuk përfillin qeverinë, vazhdojnë grevën

    21 Janar, 2015

    Mbi 400 minatorë të kombinatit metalurgjik “Trepça”, po vazhdojnë grevën edhe në ditën e dytë, duke kërkuar nga autoritetet kompetente që të miratojnë një ligj të veçantë, në bazë të së cilit ky kompleks të kaloj në pronësi të Qeverisë së Republikës se Kosovës.Ahmet Tmava, drejtor i përgjithshëm në kombinatin “Trepça”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se minatorët janë këmbëngulës të qëndrojnë në grevë deri në ...

  • Trepça në status quo

    20 Janar, 2015

    Minatorët e kombinatit “Trepça”, kanë hyrë në grevë që nga mëngjesi i sotëm, bëjnë të ditur zyrtarët e këtij kombinati.Sipas tyre, rreth 250 minatorë, janë duke qëndruar në horizontin e 10-të në minierën e Stantërgut.

    Sebahate Fetahu, asistente e drejtorit të ndërmarrjes “Trepça”, Ahmet Tmava, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se të gjithë punëtorët e këtij kombinati janë në grevë.

    “Minatorët duan sqarim për projektligjin që është shtyrë dhe duan ...

  • Prishitnë: Konsultimet e para mbi projektligjin për Gjykatën Speciale

    20 Janar, 2015

    Gjykata Speciale për Kosovën merr përsipër “hetimin e krimeve të luftës në periudhën 1998-1999, si dhe hetimin e krimeve të supozuara politike, kërcënimeve dhe vrasjeve të dëshmitarëve gjatë periudhës 2000-2001″.Në Prishtinë u takua (20.01)për herë të parë ekipi teknik për shqyrtimin e legjislacionit të pranuar nga BE-ja për formimin e Gjykatës Speciale, që do të merret me krimet e supozuara në raportin e senatorit zviceran Dick Marti, i miratuar edhe ...

  • EULEX ngre aktakuzë për keqpërdorim të mbi 6 milionë eurove në KEK

    16 Janar, 2015

    Përmes një kumtese të lëshuar, misioni EULEX ka bërë me dije se Prokuroria Speciale e ka ngritur një aktakuzë për korrupsion lidhur me kompaninë publike Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).Sipas komunikatës, aktakuza është ngritur ndaj shtatë personave të cilët dyshohen për kryerjen e disa veprave penale.

    Në mesin e veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit janë: Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve, Shpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit, Nxitja për ...

  • Pasuria e “paprekshme” e zyrtarëve

    16 Janar, 2015

    Përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë, thonë se zyrtarët e lartë apo bashkëpunëtorët e tyre vazhdojnë të jenë imunë ndaj hetimeve rreth pasurisë së tyre.Ata thonë se institucionet kompetente, që kanë për qëllim luftën kundër korrupsionit, duhet të veprojnë duke u bazuar në ligjet ekzistuese, që pasuria e zyrtarëve të lartë të hetohet apo edhe të konfiskohet.

    Kur një pasuri dyshohet se është fituar në mënyrë të paligjshme, ajo fillimisht ngrihet ...

  • “ Trepça” pronë e Qeverisë

    15 Janar, 2015

    Ndërrimi i pronësisë se kompleksit “Trepça” nga Agjencia Kosovare e Privatizimit tek ekzekutivi, hap një epokë të re për zhvillimin e këtij kompleksi, konsiderojnë menaxherë të kësaj ndërmarrjeje dhe përfaqësues të bizneseve.Për tu mundësuar ndërrimi i pronësisë se “Trepçës , Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

    Kurse, kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që projekt ligji të shqyrtohet ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"