LAJMET NGA KOSOVA

  • Policia gjuan me vezë Albin Kurtin

    19 Shkurt, 2016

    Tek porta kryesore e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dy persona me veshje civile të cilët po rrinin me pjesëtarë të Policisë, dhe që ne dyshojmë se janë policë, gjuajtën me vezë deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin. Në 17 shkurt persona të policisë kanë gjuajtur me shishe, për të provokuar masën. Në 19 shkurt, persona të policisë ia nisën të sulmojnë opozitën.

    Është fatkeqësi kur pushteti nis ...

  • Në seancën e nesërme, zgjedhja e presidentit nuk është rend dite

    18 Shkurt, 2016

    kuvendi-ikosovesDeputetët e partive të koalicionit qeverisës, LDK dhe PDK, nuk i kanë mbledhur nënshkrimet për ta futur në rend dite zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës në seancën e Kuvendit të Kosovës , që pritet të mbahet nesër.

    Madje, përfaqësues të partive në Qeveri thonë se nuk e kanë me urgjencë një gjë të tillë. ...

  • Opozita e Bashkuar denoncon skenarët e dhunshëm të pushtetit

    18 Shkurt, 2016

    Protesta sot2Protesta e 17 shkurtit ishte mesazhi më i fortë që mund të jepet prej një opozite paqësore. Kauzat e opozitës kanë sot mbështetjen më të madhe e më të gjerë gjithëpopullore se kurrë ndonjëherë. Keqqeverisja e koalicionit PDK-LDK-Lista Srpska,  arrin të bëjë bashkë kaq shumë protestues kundër saj.

    Falënderojmë kujdestarët dhe protestuesit për sjelljen e tyre të kulturuar e ...

  • Kryeministri Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi në konferencë për media

    17 Shkurt, 2016

    thaci MustafaKryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi pas protestës së opozitës në konferencë për media thanë se si pasojë e protestës së opozitës, në tetëvjetorin e pavarësisë, pjesa më e madhe e qytetarëve e kanë pritur këtë festë në shtëpitë e tyre. Dhanë edhe përgjigje për ultimatumin e opozitës.

    “Munden këta të japin afate deri më 10 qershor ...

  • Protesta më e madhe në Kosovë

    17 Shkurt, 2016

    Protesta sot5Më shumë se 100.000 qytetarë të Republikës së Kosovës dolën sot në protestën e thirrur nga Opozita e Bashkuar, për shtet me sovranitet dhe kundër Qeverisë antikushtetuese. Pavarësisht kërcënimeve policore dhe përdorimit të kanaleve të propagandës për të frikësuar popullin, qytetarët dolën më shumë se kurrë më parë.

    Pjesëmarrësit kanë ardhur prej të gjitha anëve të Kosovës, prej qyteteve ...

  • Opozita afat qeverisë deri më 27 shkurt për dorëheqje

    17 Shkurt, 2016

    prishtine protestaDhjetëra mijëra qytetarë morën pjesë në protestën e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, për të kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ato i dhanë afat deri më 27 shkurt qeverisë që të largohet.

    Partitë opozitare thonë se qeveria duhet të largohet në dritën e vlerësimeve të Gjykatës Kushtetuese ...

  • Për shtet me sovranitet, kundër qeverisë antikushtetuese

    17 Shkurt, 2016

    Protesta sotEnde nuk kanë mbërritur të gjithë. Populli masivisht po e tregon mbështetjen për kauzat e Opozitës së bashkuar.

    Kosova më nuk do të durojë të qeveriset nga njerëz që e kanë shkelur Kushtetutën për ta shitur vendin.

    Protesta sot3

    Protesta sot4

  • Nis protesta e opozitës

    17 Shkurt, 2016

    protestaNë Prishtinë ka nisur protesta e thirrur nga tri subjektet opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.

    Me mijëra qytetarë janë mbledhur në drejtim të Qeverisë së Kosovës, ku do të mbahet manifestimi qendror i opozitës.

    Protestuesit fillimisht janë tubuar tek Biblioteka Kombëtare, prej nga më pas kanë vazhduar për në qendër të Prishtinës, ku qytetarë të shumtë ...

  • 8 vite Pavarësi, Jahjaga: Koha për bashkim. Në ceremoni, asnjë zyrtar nga Shqipëria

    17 Shkurt, 2016

    jahjagaKosova ka shënuar 8-vjetorin e Pavarësisë me ceremoni zyrtare në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, në praninë e krerëve më të lartë shtetërorë dhe diplomatëve ndërkombëtarë, por aty munguan përfaqësuesit e opozitës.

    Gjatë fjalimit para qytetarëve në ceremoninë festive, Presidentja Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje udhëheqësve politike për unitet dhe dialog.

    “Sot është festë dhe ...

  • Intervistë me zv/kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi

    17 Shkurt, 2016

    Hashim ThaciZëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se në Kosovë nuk ka krizë institucionale, por, siç tha ai, anarki opozitare. Në intervistën dhënë korrespodentit tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, zëvendëskryeministri Thaçi, tha se zgjedhjet e reja do të mbahen në afatet kushtetuese, pas dy vjetësh, ndërsa zgjedhja e presidentit gjatë muajit shkurt. ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"