LAJMET NGA KOSOVA

  • Plani i Kurtit

    15 Shkurt, 2021

    Albin KurtiSipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë më 14 shkurt, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.88 për qind të votave, duka dalë si partia e parë në këto zgjedhje.

    Lëvizja Vetëvendosje ka garuar në këto zgjedhje pa certifikimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ...

  • “Triumf për Kurtin në Kosovë” – shtypi gjerman për zgjedhjet

    15 Shkurt, 2021

    Albin KurtiDy nga gazetat më të njohura gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe Süddeutsche Zeitung ofrojnë analizat e para për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.

    Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) konstaton në titullin e saj një “Triumf për Kurtin në Kosovë”.

    Analisti për Evropën Juglindore i kësaj gazete, Michael Martens paraqet situatën në të cilën ndodhet pas fitores Lëvizja Vetëvendosja dhe raportin e ...

  • KURTI: U VËRTETUA SE ZGJEDHJET E SOTME ISHIN REFERENDUM I CILI U FITUA

    14 Shkurt, 2021

    KurtiLëvizja Vetëvendsoje ka mbajtur konferencë për media pas publikimit të përqindjeve të para të dala nga rezultati i zgjedhjeve të sotme.

    Para mediave ka folur lideri i VV-së, Albin Kurti bashkë me Vjosa Osmanin.

    Kurti ka thënë se u vërtetua se zgjedhjet e sotme ishin referendum i cili u fitua.

    “Qytetarët morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe u vërtetua se ato ishin ...

  • NUMËROHEN 81.16% E VOTAVE: VETËVENDOSJE MERR MBI 300 MIJË VOTA

    14 Shkurt, 2021

    hartaLëvizja Vetëvendosje ka rritur bindshëm numrin e votave të fituara në krahasim me zgjedhjet e tetorit.

    Nga 81.16 për qind e votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, partia e Albin Kurtit prin me 47.94 për qind ose 305.167 vota. Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota.

    Votat e deritanishme të numëruara nga KQZ-ja, renditin të dytën Partinë ...

  • DNV PUBLIKON REZULTATET: VV-48,95%, PDK- 16,93%, LDK-13,34%, AAK-7,45%

    14 Shkurt, 2021

    DNVDemokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, të cilat rendisin Lëvizjen Vetëvendosje parti fituese me rreth 49 për qind të votave.

    Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim në një konferencë për media sonte ka bërë të ditur rezultatet preliminare të kësaj ...

  • KQZ: deri në ora 15:00, 32.38 % gjegjësisht 578.670 votues kanë votuar.

    14 Shkurt, 2021
    Votues në listën e votuesve 1.794.862
    Numri i votuesve të përpunuar (99,58%) 1.787.310
    Numri i votuesve që kanë votuar 578.670
    Numri i vendvotimeve 2.382
    Numri i vendvotimeve të procesuara (99,45%)2.369
    Pjesëmarrja në zgjedhje* 32,38%

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), raporton se deri në ora 15:00 ...

  • Kosova po mban zgjedhje të parakohshme parlamentare

    14 Shkurt, 2021

    votimi ksDeri në orën 15 afro 32 për qind e rreth 1 milion e 800 mijë votuesve të regjistruar morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen në Kosovë.

    Një mijë e 52 kandidatë të 28 subjekteve politike të të gjitha etnive, synojnë të sigurojnë një ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës. Dhjetë nga këto vende i ...

  • Wesley Clark: Administrata Biden do t’i kushtojë vëmendje Ballkanit

    14 Shkurt, 2021

    Wesley ClarkIsh-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark thotë se një njohje e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, është rruga drejt përparimit dhe integrimit dhe se kjo sjell përfitime për të dyja vendet. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Clark thotë se administrata e re e Presidentit Joe Biden, do ta shtojë vëmendjen ndaj Evropës Juglindore dhe ...

  • IKShPK: prej 3031 mostrave kemi 246 raste pozitive dhe 201 të shëruar!

    14 Shkurt, 2021
    MaskaGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.031 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 246 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, Pejë 24 ...
  • Kosova në heshtje parazgjedhore nesër votohet…

    13 Shkurt, 2021

    KQZSot në territorin e  Kosovës është heshtje elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen nesër (të dielën).

    Rreth 1 milion e 800 mijë qytetarë kanë të drejtën e votës dhe ata mund të zgjedhin mes 28 subjekteve politike të regjistruara që synojnë të hynë në parlamentin prej 120 deputetëve të Kosovës.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tashmë të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"