LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosovë-Shqipëri, Prishtina mbushet me flamuj kombëtarë

    11 Nentor, 2015

    “Mirë se vini në Shqipëri”

    prish-kuqDy ditë para ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, grupi i tifozëve nga Prishtina “Plisat” kanë nisur të vendosin rreth 5000 flamuj kombëtarë në rrugët e kryeqytetit kosovar.

    Vendosja e flamujve kuq e zi po bëhet për të nderuar Kombëtaren shqiptare pas kualifikimit Europianin e Francës.

    Ditë më parë, në rrjetin social Facebook, ...

  • Pezullimi i përkohshëm i Asociacionit nuk e zhbllokon Kuvendin

    11 Nentor, 2015

    parlamenti ks me lotsjellesVendimi i Gjykatës Kushtetuese për shqiptimin e masës së përkohshme me të cilën suspendohet zbatimi i parimeve të përgjithshme të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, nuk e ka bindur opozitën që t’i kthehet punës normale të Kuvendit.

    Opozita rithekson mosbesimin e saj në Gjykatën Kushtetuese, kurse masën e përkohshme, përveç se ...

  • Raporti i Progresit për Kosovën

    10 Nentor, 2015

    komisioni evropianKomisioni Evropian vlerëson përparimet e Kosovës në procesin e themelimit të Gjykatës së Posaçme për krime lufte dhe më bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Vlerësimet janë pjesë e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, i cili mat përparimin e këtyre vendeve drejt integrimeve evropiane dhe përcakton detyrimet për të ...

  • Johanna Deimel: Serbia duhet ta njohë Kosovën

    10 Nentor, 2015

    Votimi në UNESCO ka pasur edhe anët pozitive për Kosovën. Por Serbia nuk mund ta bllokojë Kosovën, thotë ekspertja Johanna Deimel në intervistë me Deutsche Wellen.

    Jahanna DeimelDeutsche Welle: Zonja Deimel, Gjermania ka qenë një prej mbështetësve kryesore për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Si e shihni ju dështimin e votimit të djeshëm?

    Johanna Deimel: Ky votim mund të shihet nga ...

  • Kosova në Raportin e Progresit

    10 Nentor, 2015

    Komisioni Evropian publikoi Raportin e Progresit për Kosovën, ku vlerësohet nënshkrimi i MSA-së, ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale si dhe marrëveshjet e arritura me Serbinë.

    HahnKomisioni Evropian në Raportin e Progresit për Kosovën thotë se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së, është përmbyllur harta e MSA-së me të gjitha vendet e Ballkanit ...

  • Tri vota e ndanë Kosovën nga UNESCO

    9 Nentor, 2015

    Unesco 1Kosovës i munguan vetëm tri vota për t’u bërë anëtare e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim Shkencë e Kulturë.

    Në Konferencën e përgjithshme që e përbëjnë 195 vende anëtare, në votim morën pjesë 142 vende, 92 nga të cilat ishin në favor të pranimit të Kosovës, ndërsa 50 votuan kundër. Ndërkaq 29 vende kishin qëndrim të paanshëm.

    Kosovës ...

  • UNESCO i thotë jo pranimit të Kosovës

    9 Nentor, 2015

    Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s nuk e miratoi kërkesën e Kosovës për t’u pranuar si anëtare në këtë organizatë.

    UnescoKonferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë UNESCO, nuk votoi në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Në votimin, që u zhvillua në Paris (09.11), morën pjesë 142 shtete, 92 votuan pro, ...

  • UNESCO voton sot për anëtarësimin e Kosovës

    9 Nentor, 2015

    unescoKonferenca e përgjithshme e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim Shkencë e Kulturë, do të shqyrtojë të hënën në orën 11 e 30 sipas kohës së Evropës Qendrore, kërkesën e Kosovës për anëtarësim.

    Kërkesa e saj është paraqitur zyrtarisht Shqipëria. Ministrja shqiptare e kulturës, Mirela Kumbaro tha se anëtarësimi i Kosovës është jo vetëm i nevojshëm, por më se ...

  • Vezë edhe për Hajredin Kuçin

    6 Nentor, 2015

    veze hajredin kuqiNuk mund të ketë rehati për një pushtet që e ka sjellë vendin në një gjendje të mjerë. Nuk mund të rrijmë duarkryq përballë kërcënimit për ndarje etnike të vendit tonë dhe përballë faljes së territoreve të Kosovës.

    Nuk mund të bëhemi indiferent karshi sistemit të kapur të drejtësisë, i cili përndjekë deputetët opozitar ndërsa bashkëpunon me krimin ...

  • Marrëveshjet e padrejta nuk do të kalojnë!

    6 Nentor, 2015

    parlament protesta“A është segregacioni etnik vlerë e BE-së?!”

    “Marrëveshjet e padrejta nuk do të kalojnë!”

    Synimet pro-perëndimore dhe integruese të popullit të Kosovës, po dëmtohen nga disa marrëveshje që janë në shpërputhje të plotë me vlerat e Bashkimit Evropian.

    Segregacioni dhe ndarja etnike janë projekte tashmë të tejkaluara dhe të luftuara ashpër nga shtetet perëndimore. Reciprociteti dhe barazia në mes të shteteve ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"