LAJMET NGA KOSOVA

  • Bie qeveria e Kosovës

    26 Mars, 2020

    Parlamente KSParlamenti i Kosovës miratoi me 82 vota mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës, që u hodh nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Mocioni pasoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm nga radhët e saj, Agim Veliu nga ana kryeministrit Albin Kurti javën e kaluar, për shkak të mospajtimeve rreth deklarimit apo jo të gjendjes së jashtëzakonshme.

    Lidhja Demokratike, akuzoi kryeministrin Kurti ...

  • Vjosa Osmani thirrje deputetëve që mos përkrahin mocionin e mosbesimit

    25 Mars, 2020

    VjosaKryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve mos të përkrahin mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti, përkundër që këtë mocion e ka iniciuar LDK-ja, partia e saj. Kryeparlamentarja tha se Kosova s’ka nevojë për një qeveri teknike pasi nuk e ka legjitimitetin e qytetarëve.

    Në një konferencë për medie, pas përfundimit të mbledhjes së ...

  • Gjermania apel Kosovës: Përqendrohuni te beteja me koronën

    25 Mars, 2020

    RothMinistri gjerman i Evropës, Michael Roth, me apel ndaj Kosovës: Korona nuk pyet për grindjet mes politikanëve!

    Nisur nga kriza aktuale në politikë e brendshme të Kosovës, ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, i është drejtuar me në apel Kosovës dhe lidershipit kosovar. Në një deklaratë për media që e ka DW, ai kërkon nga këta që të përqendrohen ...

  • Kosovë: Ambasadori amerikan mbështet seancën për mocionin e votëbesimit

    25 Mars, 2020

    KosnetAmbasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, përmes një postimi në rrjetin twitter, mbështeti vendimin për mbajtjen e seancës së parlamentit të Kosovës për të shqyrtuar mocionin për votëbesimin ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

    Kryesia e parlamentit të Kosovës, vendosi që seanca të mbahet të mërkurën në orën 11. Lidhja Demokratike e Kosovës, që është pjesë e koalicionit qeverisës, dorëzoi ...

  • Merkel dhe Kurti: Jo hapa prapa në raportet Kosovë-Serbi

    25 Mars, 2020

    MerkelKancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri i Kosovës,Albin Kurti, zhvillojne telefonatën e parë zyrtare.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka përshëndetur vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e plotë të tarifave doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, duke filluar nga 1 prilli i këtij viti.

    Kjo bëhet e ditur në një deklaratë te përbashkët të lëshuar për media të hënën, 23.3.20,  në ...

  • Konfirmohen edhe dy raste me coronavirus në Kosovë, arrin në 30 numri i të infektuarve

    21 Mars, 2020

    Covid-19Edhe dy raste të reja me coronavirus janë konfirmuar në Kosovë, duke çuar numrin e të infektuarve në 30.

    Këtë e ka bërë të ditur, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

    “Sot me 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 104 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe gjashtë prej tyre janë pozitive ...

  • Koronavirusi mund të shtyjë mocionin për rrëzimin e qeverisë?

    21 Mars, 2020

    Albin KurtiKryemnistri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pavarësisht vështirësive nëpër të cilat po kalon koalicioni qeverisës, nuk do ta ndërpresë punën e tij dhe nuk do të ndalet para pengesave.

    Qeveria e Kosovës ka pësuar luhatje, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë lindur ndërmjet dy partnerëve të koalicionit, Lëvzjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Pas vendimit të Kurtit ...

  • Kryeministri Kurti hoqi tarifat për importet e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja

    21 Mars, 2020

    Albin KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është vendosur heqja e tarifave për lëndën e parë nga Serbia e Bosnja dhe një prilli tarifat do të zëvendësohen me masa të reciprocitetit të plotë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha qeveria e tij vendosi të lirojë nga tarifa 100 për qind importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

    Në ...

  • Kurti heq taksën për lëndën e parë nga importet serbe dhe boshnjake

    20 Mars, 2020

    AlbinKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin sipas të cilit nis plani i tij për heqjen e taksës, duke e zëvendësuar me reciprocitet.

    Siç njofton “Koha” sipas burime të saja, brenda Qeverisë kanë thënë se vendimi për heqjen e taksës për lëndën e parë të produkteve me prejardhje nga Serbia dhe nga Bosnjë-Hercegovina, pritet të diskutohet në mbledhjen e ...

  • Mustafa i shkruan Kurtit: Hiqi tarifat – anuloje shkarkimin e ministrit të Brendshëm

    20 Mars, 2020

    Kurti MustafaKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i bëri thirrje të premten kryeministrit Albin Kurti që të heqë tarifat ndaj mallrave serbe dhe të anulojë vendimin për shkarkimin e ministrit të brendshëm, për të shmangur rrëzimin e qeverisë.

    Në një postim në llogarinë e tij në facebook, zoti Mustafa shkruan se me 16 mars të këtij viti i ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"