LAJMET NGA KOSOVA

  • Joseph: Vrasja e Ivanoviqit hap “mundësi për marrëveshje” midis Kosovës e Serbisë

    24 Janar, 2018

    JosephPas vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, Beogradi duhet ta kuptojë se duhet të heqë dorë nga veriu i Kosovës, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington. Joseph thekson rëndësinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që palët ...

  • Hetime intensive për rastin Ivanoviq

    24 Janar, 2018

    Oliver IvanovicPolicia e Kosovës thotë se hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, po zhvillohen me një intensitet të plotë nga ana e grupit punues hetues, që vepron nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Shtetit.

    Oliver Ivanoviq, është qëlluar për vdekje më 16 janar para selisë së partisë se tij, në Mitrovicën Veriore. Ai ishte udhëheqës inismës qytetare ...

  • Albani: Pa Gjykatën Speciale integrimi në BE mund të ngrijë

    23 Janar, 2018

    AlbaniShfuqizimi i Gjykatës Speciale mund të çojë deri në ngrirjen e perspektivës së integrimit të Kosovës në BE, paralajmëron kryetari i grupit parlamentar të Europës Juglindore në Bundestag, deputeti i CDU-së Stephan Albani.

    Deutsche Welle: Kosova të duket sikur momentalisht ka ngecur, progresi drejt BE është i ngadalësuar, liberalizim vizash nuk ka, papunësia kap shifra të larta. Në këtë kontekst ...

  • Spekulimet për vrasjen e Ivanoviqit

    20 Janar, 2018

    mitrovica serbetPas atentatit kundër politikanit të njohur serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq spekulohet mjaft për autorët. Vetë politikani ka folur disa herë për kërcënimet e ekstremistëve serbë. Vrasja u krye në moment delikat.

    Veriu i Kosovës është i ndarë nga pjesa tjetër e vendit edhe përmes lumit Ibër. Rajoni i mjaftpërmendur për shkak se as Prishtina dhe as ndërkombëtarët nuk ...

  • Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe faktorëve ndërkombëtarë

    20 Janar, 2018

    Kosova ditëve të fundit u përballë me kritika të ashpra nga faktorët ndërkombëtarë pas një nisme për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën e Posaçme. Diplomatët amerikanë dhe evropianë paralajmëruan udhëheqësit dhe deputetët për pasoja të rënda nëse nisma do të kalonte.

    Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për politika thotë për Zërin e Amerikës se tashmë çështja e shfuqizimit të ligjit për Gjykatën e Posaçme ka përfunduar dhe sipas tij duhet ...

  • Kosovë, vazhdojnë hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviç

    17 Janar, 2018

    KrimineliPolicia e Kosovës tha se po vazhdojnë hetimet lidhur me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç, i cili u qëllua një ditë më parë me armë zjarri në veriun e Mitrovicës. Oliver Ivanoviç i cili udhëhiqte nismën qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, u qëllua para zyrës së tij në mëngjesin e së martës.

    Policia tha se është ...

  • Oliver Ivanoviç, varroset të enjten në Beograd

    17 Janar, 2018

    IvanovicGrupe qytetarësh në veriun e Mitrovicës i dhanë nderimet e fundit politikanit lokal serb Oliver Ivanoviç, i cili do të varroset të enjten në Beograd.

    Ai u vra të martën para zyrave të nismës së tij “Liria, Demokracia, Drejtësia”, në Mitrovicën veriore, në rrethana dhe nga autorë ende të panjohur, një vrasje që zgjoi drojën e rritjes së tensioneve ...

  • Sholtes: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale izolon Kosovën

    17 Janar, 2018

    SholtesIntervistë ekskluzive me Igor Sholtes, raportues i posacëm i PE për Kosovën. Ai kërkon që të mos shfuqizohet ligi për Gjykatën Speciale dhe të miratohet marrëveshja për demarkacionin.

    Deutsche Welle: Zoti Sholtes, në Kosovë po debatohet gjithnjë e më shumë për mundësinë e shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale pwr krime lufte. Cilat do të ishin pasojat e shfuqizimit të ...

  • Pasaporta që nuk mundëson udhëtim nëpër botë

    15 Janar, 2018

    Pasaporta ksPasaporta e Kosovës në radhitjen e fundit ndërkombëtare të fuqisë së saj, është renditur në vendin e 96-të, marrë parasysh se qytetarët e saj mund të udhëtojnë në vetëm 38 vende të botës pa viza.

    Vendin e 96-të, Kosova e ndan me Iranin. Pasaporta më e “fuqishme” është cilësuar ajo e Gjermanisë, e cila u ...

  • SHBA-ja kërkon nga qytetarët e saj të jenë të kujdesshëm në Kosovë

    15 Janar, 2018

    StatedepartamentShtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar qytetarët amerikanë që të “shtojnë kujdesin në Kosovë për shkak të terrorizmit”. Në një paralajmërim të Departamentit Amerikan të shtetit që mban datën 10 janar, përmenden komunat veriore të Kosovës të banuara më shumicë serbe si zona ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"