LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosova e paftuar në takimin e lartë për demokraci të organizuar nga presidenti Biden

    6 Nentor, 2021

    usaPresidenti amerikan, Joe Biden, do të jetë mikpritës i takimit të lartë për demokraci më 9 dhe 10 dhjetor, në të cilin janë ftuar mbi 100 shtete të botës, por jo edhe Kosova.

    Ndonëse, administrata amerikane ende nuk e ka bërë publike listën e vendeve pjesëmarrëse në takimin që do të zhvillohet virtualisht, të premten portali amerikan”Politico” publikoi listën e ...

  • BE thirrje Kosovës për konsensus rreth reformave dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

    5 Nentor, 2021

    qeveriaZyrtarë të Bashkimit Evropian u bënë thirrje përfaqësuesve politik të Kosovës që të krijojnë një konsensus, i cili që do të mundësonte çuarjen përpara të reformave që lidhen me integrimet evropiane.

    Këto thirrje ishin pjesë e një takimi dy ditorë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe institucioneve të Kosovës në kuadër të procesit të Stabilizim Asocimit, gjatë të cilit u diskutua për ...

  • IKSHPK: Situata me covid-19 mund të përkeqësohet edhe në Kosovë si në rajon

    5 Nentor, 2021

    InstiutiInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri respektimin e masave antiCOVID-19, për shkak se situata mund të përkeqësohet edhe në Kosovë si në rajon.

    Përmes një njoftimi, nga IKSHPK-ja kanë bërë të ditur se janë duke përcjellur në vazhdimësi situatën me pandeminë në vend, rajon e botë, ndërkaq duke ...

  • Kurti e quan të padrejtë bllokimin e liberalizimit të vizave

    4 Nentor, 2021

    KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur të padrejtë dhe dritëshkurtër bllokimin e liberalizimit të vizave nga Këshilli i Bashkimit Evropianë.

    Në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë, Kurti në Kuvend tha se Kosova është e përkushtuar për të intensifikuar përmbushjen e reformave dhe kritereve për integrim

    “Bllokimi i vendimit për hapjen e negociatave ndërinstitucionalë ...

  • Intervista e Albin Kurtit në BBC: Nuk do ta lejoj kurrë bosnjëzimin e Kosovës.

    3 Nentor, 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për BBC-në ka thënë se Serbia po dëshiron bosnjëzimin e Kosovës.

    Por, Kurti ka insistuar se nuk do ta lejojë kurrë këtë.

    “Kur Asociacioni nuk u implementua, asnjë serb në Kosovë nuk protestoi. Ishte Beogradi që u zemërua. Në vitin 1991, më 26 prill, 14 komuna me shumicë serbe në ...

  • Gjenerali Clark: Millosheviçi ishte një lider mafia dhe gangster

    2 Nentor, 2021

    ClarkIsh-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark ka zhvilluar një intervistë të rrallë për emisionin “Opinion”. Ai ka rrëfyer detaje nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë përgjatë luftës së Kosovës.

    Clark e përshkruan Sllobodan Millosheviçin “si një gangster, si një lider mafia”. Po ashtu ai flet për prapaskenat gjatë luftës, për vendimet që u morën ...

  • Asociacioni: Përplasje në distancë mes Kosovës dhe Serbisë

    1 Nentor, 2021

    Osmani VucicPresidenti Vuçiq pret përgjigje nga BE lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, se për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese.

    Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe po përplas sërish Kosovën dhe Serbinë me pasojë të mundshme ngecjen edhe më tej të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. ...

  • Dialogu në Bruksel, Kurti: Nuk ka datë të takimit me Vuçiqin, me ndalimin e boksierëve Serbia shpërfaqi fytyrën e saj si shtet

    29 Tetor, 2021

    KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk ka ndonjë datë të caktuar të takimit me kryeministrin e Serbisë, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

    Ai tha se bllokimi i boksierëve të Kosovës nga Serbia shpërfaqi fytyrën e thelbin e saj si shtet për ata që kanë pasur dilema.

    “Natyrisht që të gjitha këto çështje do të adresohen në Bruksel, por edhe ...

  • Von Cramon pritet në Serbi me brohoritjet “Nuk do na e merrni Kosovën”

    28 Tetor, 2021

    Von CramonMe brohoritjet “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të na e merrni Kosovën” është pritur në Loznicë të Serbisë, eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Carmon, pak pasi ajo kritikoi Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë.

    Përkrahësit e Partisë Përparimtare Serbe e pritën Von Cramonin në Gornje Nedelice dhe me rastin ...

  • Escobar: Njohja reciproke do të ishte ideale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

    28 Tetor, 2021

    EscobarZëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të enjten se administata e presidentit amerikan, Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane.

    Në një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"