LAJMET NGA KOSOVA

  • Prokuroria e specializuar e Kosovës me seli në Hagë, bastis shtëpinë e ish komandantit të UÇK-së

    7 Mars, 2024

    PoliceNë Prishtinë për disa orë me radhë, zyrtarë të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, bastisën shtëpinë e ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sulejman Selimi.

     

    Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk dha hollësi për operacionin, ndërsa Artan Qerkini, avokat i zoti Selimi tha se operacioni është kryer me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, sipas të cilit, ...

  • Zbatimi për pronat e Manastirit të Deçanit në këmbim të anëtarësimit në KiE

    6 Mars, 2024

    KEMuaji prill pritet të jetë vendimtar për sa i përket fatit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kur nis sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare.

     

    Kosova do të shkojë atje me synimin për të marrë sinjalin për të ecur pastaj në fazën tjetër, e cila ka karakter politik e që është seanca ministrore. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë ...

  • Lajçak paralajmëron takime të reja Kosovë-Serbi për dinarin dhe normalizimin e marrëdhënieve

    5 Mars, 2024

    LajcakI dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, paralajmëroi të martën një takim ndërmjet kryenegociatorëve të të dyja palëve, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve por edhe të përdorimit të dinarit serb, që çoi në mospajtime të thella ndërmjet autoriteteve në Prishtinë dhe diplomatëve perëndimorë.

    Zoti Lajçak i cili bisedoi për më shumë se dy orë ...

  • Lajçak sërish në Prishtinë – A do ketë zhvillime të reja?

    5 Mars, 2024

    Lajcak KurtiKëmbëngulja e komunitetit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe vazhdon. Por qeveria e Kosovës druhet, se një asociacion njëetnik mund të dëmtojë funksionalitetin e shtetit.

     

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, qëndron të martën në Prishtinë në përpjekje për të ecur përpara në procesin e dialogut të “ngecur”, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lajçak në Prishtinë takon kryenegociatorin e Kosovës Besnik ...

  • Shtuni: Kosova dhe Bosnja, të cenueshme nga radikalizimi

    4 Mars, 2024

    radikalizmiNë dritën e konfliktit në Gazë, Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë, paralajmëron për ndikimin e tij në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

     

    Ai thotë se polarizimi social dhe politik që ekziston në këto dy vende, mund të çojë në radikalizëm dhe dhunë politike.

    “Normalizimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërshtetërore kudo në Ballkan, e veçanërisht ndërmjet Kosovës e ...

  • Hovenier: Dialogu, strategjia më e mirë për Kosovën

    4 Mars, 2024

    HovenierAmbasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se duan të shohin Kosovën pjesë të familjes euroatlantike, por ka tërhequr vërejtjen ndaj qeverisë, duke thënë se duhet të tregojë përkushtim në dialog.

     

    “Duam të shohim Kosovën e avancuar në trajektoren euro-atlantike. Ne, besojmë që e vetmja mënyrë është dialogu i lehtësuar nga BE. Më gjerësisht që jemi në një ...

  • Vuçiç: Perëndimi po kërkon njohjen e Kosovës, sanksione kundër Rusisë

    2 Mars, 2024

    VucicPresidenti serb Aleksandar Vuçiç akuzoi të shtunën perëndimin se po ushtron trysni mbi Serbinë për të njohur Kosovën, për t’i vënë sanksione Rusisë dhe për të vendosur siç tha, një regjim “kukull” në vendin ballkanik.

     

    Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi në Beograd, pak orë para se Partia e tij Përparimtare Serbe të shpallte vendimin për zgjedhje ...

  • PE-ja përmes rezolutës paralajmëron Kosovën e Serbinë

    1 Mars, 2024

    PEPE përmes një rezolute i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë, që me mirëbesim dhe frymë kompromisi t’i qasen vazhdimit të dialogut. BE-së po ashtu i bëhet thirrje që të ketë një qasje të re në rolin e ndërmjetësuesit.

     

    Parlamenti Evropian përmes një rezolute paralajmëroi Kosovën e Serbinë për pasoja, nëse mungon zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar ...

  • “Telefonata shqetësuese në Shtëpinë e Bardhë për pushtimin serb të Kosovës”, The Times nxjerr prapaskenat e vrasjes së policit në kufi: Si u tërhoq Beogradi pas…

    29 Shkurt, 2024

    timeMë 27 shtator, një ekspert i Ballkanit në Shtëpinë e bardhë mori një telefonatë trazuese nga inteligjenca e SHBA, ku thuhej se forcat serbe po akumuloheshin në kufirin me Kosovën, vendi ku paqja mbrohet nga prezenca e forcave të NATO që prej luftës së shpërbëries së Jugosllavisë në 1999.

    Tri ditë më vonë, serbë të armatosur vranë një oficer të ...

  • Kurti: S’përballemi më veç me kërcënim teorik nga Rusia

    29 Shkurt, 2024

    KurtiKryeministri Albin Kurti ka theksuar se ditët e fundit ka menduar shumë për Irlandën Veriore dhe “se si historia e saj është e lidhur me atë të Kosovës”, në një ligjërim që pati mbrëmë në “Queens University” në Belfast.

    Kreu i Qeverisë foli edhe për mosmarrëveshjet me Serbinë, ndërsa përmendi marrëveshjen e arritur para një viti.

    “Pra, ne kemi arritur një marrëveshje. ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"