LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosovë: Qeveria dakord për shtyrjen e mandatit të EULEX-it

    16 Qershor, 2016

    Misionit të BE-së për Kosovën, EULEX, i skadoi mandati në mesnatën ndërmjet 14 e 15 qershorit. Ndërkohë qeveria në Prishtinë ka rënë dakord për vazhdimin e madatit të këtij misioni.

    EulexQeveria e Kosovës më në fund e dërgoi në parlament projektligjin, i cili mundëson zgjatjen e mandatit të misionit EULEX. Kjo u bë e mundur pas negociastash të gjata ndërmjet ...

  • Kosova akuzon Beogradin për moszbatim të marrëveshjeve

    16 Qershor, 2016

    KS SR BEQeveria e Kosovës tha se nuk do të ndërmarrë asnjë hap për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, derisa “Serbia të mos heq bllokadën për kodin telefonik, të mos zbatojë marrëveshjen për energjetikën dhe të mos heq barrikadën nga ura qendrore në qytetin e Mitrovicës”.

    Në një raport dërguar Bashkimit Evropian mbi procesin e bisedimeve me ...

  • Ischinger: Proceset e krimeve të luftës – pjesë e shërimit të vetes

    15 Qershor, 2016

    Wolfgang Ischinger, aktualisht drejtues i Konferencës së Sigurisë në Mynih për kryeministrin serb Vuçiç e Serbinë, për elitat në Ballkan, për gjyqin për krime lufte në Kosovë e për mbështetjen evropiane për Kosovën.

    Wolfgang IschingerDW: Pas dy dekadave të para plot shpresë të demokracive të reja në Evropën Lindore dhe Juglindore kohët e fundit vërehet një tendencë e kundërt: forcim ...

  • Meucci: Komandantët e UÇK-së s’kanë të drejtë të bëjnë çka të duan

    14 Qershor, 2016

    MeucciShefi në largim i misionit të BE-së për sundimin e ligjit, Gabriele Meucci, i tha Radios Evropa e Lirë se “në ligjet e Kosovës dhe në Kushtetutën e Kosovës, nuk është e shkruar se nëse ke qenë komandant i UÇK-së mund të kryesh çfarëdo krimi që do”.

    Meucci, që e kryen mandatin e tij pikërisht në ditën e përfundimit të ...

  • Dyshohet për varrezë masive në oborrin e UP-së, vërtetohet ditëve në vijim

    13 Qershor, 2016

    upPas dyshimeve të ngritura ditë më parë se në kampusin e Universitetit të Prishtinës, konkretisht në hapësirën mbrapa Rektoratit, ekziston një varrë masiv me trupat e disa shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, pritet që gjatë ditëve në vijim të nisin gërmimet në këtë hapësirë.

    KosovaPress ka filmuar zonën në të cilën dyshohet ...

  • Edhe historianët kundër demarkacionit me Malin e Zi

    10 Qershor, 2016

    demarkacioni ksShenjimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk po ratifikohet në Parlament. Kjo vijë demakracioni vazhdon të kundërshtohet nga ana e ekspertëve, sepse në dëm të Kosovës janë rreth 8 mijë hektarë të rrethinave të Pejës, Rugovës dhe Podgurit.

    Pikërisht delimitimi i kufijve të trevave shqiptare ka qenë fokusi i kumtesave ...

  • Fajon: Demarkacioni kusht absolut për liberalizim

    10 Qershor, 2016

    Tanja FajonRaportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën,Tanja Fajon, i ka bërë thirrje Parlamentit të Kosovës që të ratifikojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, me qëllim të hapjes sëprocesit të liberalizimit të vizave.

    Ajo tha se brenda javës së ardhshme komiteti i Parlamentit të Evropës për liritë civile, drejtësinë dhe sigurinë, ...

  • VV-ja e vendosur për të kundërshtuar marrëveshjet Kosovë-Serbi

    9 Qershor, 2016

    Kuvendi i KSPas rreth dy muajve kur partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e bojkotuan Kuvendin e Kosovës, sot Lëvizja Vetëvendosje si e vetme iu kthyen sërish Kuvendit të Kosovës.

    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje para se të hynin në sallën ku pritej të fillonte seanca e rregullt, janë shprehur do të marrin pjesë ...

  • Deputetët të shqetësuar me vendimin për zonën rreth manastirit të Deçanit

    9 Qershor, 2016

    Manastiri i DecanitNë Kuvendin e Kosovës, disa deputetë, qoftë nga radhët e partive në pushtet, apo edhe në opozitë,kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen antikushtetuese të dy vendimeve të qershorit të vitit 2015 të Gjykatës Supreme në lidhje me pronat e manastirit të Deçanit.

    Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese kishte sjellë si efekt ...

  • Fjalimi i Visar Ymerit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës

    9 Qershor, 2016

    VisarTash e sa kohë përballemi me dy lloj uzurpimesh të territorit, tokës, e pronës në Kosovë.

    Në njërën anë ky regjim koncesionarësh i krijon Zajednicë Serbisë, i fal toka Malit të Zi, ndërsa në anën tjetër pjesën e mbetur e ndajnë mes vete.

    Kjo është e vërteta e këtij vendi – i cili do të duhej të ishte Republikë e qytetarëve, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"