LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosovë, debat për barrierat tregtare me Serbinë

    23 Nentor, 2021

    doganaAutoritetet qeveritare në Kosovë thanë të hënën se janë duke bërë përgatitjet e nevojshme për ngritjen e mundësive institucionale që mundësojnë zbatimin e plotë dhe funksional të masave të reciprocitetit tregtar me Serbinë.

    Këto komente u bënë gjatë një debati të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, lidhur me “barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”.

    Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, tha se ...

  • Lajçaku: Patëm diskutim të thellë me Kurtin për dialogun Kosovë-Serbi

    22 Nentor, 2021

    Lajcak KurtiEmisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është takuar në Vjenë të Austrisë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

    Lajçak shkroi në Twitter se ka pasur një diskutim të thellë me kryeministrin Kurti për gjendjen aktuale dhe dialogun.

    “Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për gjendjen aktuale ...

  • Kosovë-Serbi: Mospajtimi për asosacionin e komunave me shunmicë serbe dhe ngecja e dialogut

    22 Nentor, 2021

    sr ksPala serbe thotë se Prishtina duhet të themelojë asociacionin e komunave serbe, para se të flasë për marrëveshje finale.

    Prishtina thotë, se në dialogun Kosovë Serbi tashmë janë paraqitur edhe afatet kohore kur mund të ketë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse, por kjo është kundërshtuar nga pala serbe, e cila thotë se nga Prishtina zyrtare duhen zbatuar marrëveshjet e arritura ...

  • Senati konfirmon z. Jeffrey M. Hovenier në postin e ambasadorit amerikan në Kosovë

    19 Nentor, 2021

    Jeffrey HovenierSenati amerikan konfirmoi diplomatin Jeffrey Hovenier për të shërbyer në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Z. Hovenier, një diplomat karriere, u emërua në për këtë post në muajin korrik nga presidenti Joe Biden.

    Ai ka shërbyer së fundmi si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë.

    Më herët, ai ishte zëvendës shef në ...

  • Kosovë, debate rreth projekteve për energjinë në dhjetë vitet e ardhshme

    19 Nentor, 2021

    largpercuesitQeveria e Kosovës filloi të enjten punën për hartimin e strategjisë për energjinë elektrike për periudhën 2022-2031, me synimin rritjen e prodhimit nga burimet e ripërtërishme.

    Strategjia që planifikohet të miratohet deri në pranverën e vitit të ardhshëm, synon prodhimin e energjisë së pastër dhe uljen e emetimit të dioksidit të karbonit nga termocentralet.

    “Pjesëmarrja e burimeve të ripërtërishme të konsumit ...

  • Kurti: Frika për prishje të raporteve me SHBA janë të pavenda

    18 Nentor, 2021

    KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëdhëniet me SHBA nuk qëndrojnë “të varura nga një pe që mund të shkëputet”.

    Ai tha në seancën e sotme të Kuvendit se Kosova nuk ka humbur asnjë fond nga projektet e MCC-së për energjinë, dhe se frika dhe paniku për prishje të marrëdhënieve me SHBA janë të pavenda.

    Në seancën plenare të ...

  • Bugajski: Serbia po e përdor çështjen e asociacionit për pengim të dialogut

    17 Nentor, 2021

    BugajskiAnalistë të huaj dhe vendorë vlerësojnë se Beogradi po e përdor çështjen e Asociacionit të komunave serbe për ta penguar dialogun e për ta parandaluar ndonjë zgjidhje përfundimtare.

    Sipas njohësit amerikan të Ballkanit, Janusz Bugajski, qeveria aktuale nuk duhet të pranojë marrëveshje që destabilozojnë vendin.

    “Mendoj se Asociacioni i komunave serbe ishte ide e keqe që nga fillimi. Mendoj se qeveria ...

  • Dialogu në Bruksel përfundon pa takim trepalësh

    17 Nentor, 2021

    BesnikNë Bruksel përfunduan të mërkurën bisedimet midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me zyrtarët evropianë, por pa takim trepalësh mes tyre.

    Delegacionin e Kosovës gjatë dy ditëve negociata e udhëhoqi zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

    Bislimi, pas takimit të fundit me përfaqësuesin e BE-së në ...

  • Kurti: E pritshme që marrëveshja me Serbinë të arrihet gjatë mandatit tim

    16 Nentor, 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Lëvizja e tij Vetëvendosje po i analizon shkaqet e rezultatit të zgjedhjeve lokale.

    Pas rundit të dytë të këtyre zgjedhjeve, që u mbajt më 14 nëntor, Vetëvendosje përfundoi me udhëheqjen në katër komuna nga 38 gjithsej. Ky rezultat, sipas Kurtit, është i pakënaqshëm.

    Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kurti thotë ...

  • Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel – përplasje mbi çështjet që duhet të diskutohen

    16 Nentor, 2021

    Lajcak delegacionet sr ks BrukselDelegacionet e Kosovës dhe Serbisë qëndruan në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet e deritashme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Varësisht nga përparimet në bisedimet e delegacioneve që udhëhiqen nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, varet nëse do ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"