LAJMET NGA KOSOVA

  • Marrëveshja Kosovë-Serbi ende nuk shihet të jetë afër

    4 Tetor, 2022

    KS SRProcesi i dialogut Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka filluar të intensifikohet kohëve të fundit.

     

    Megjithëkëtë, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe procesit të dialogut nuk besojnë se këtë vit, ose në pjesën e parë të 2023-ës do të ketë një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata thonë se kjo mund të ndodhë vitin tjetër dhe se ...

  • Pas një muaji grevë, sot në Kosovë filloi viti i ri shkollor

    3 Tetor, 2022

    ShkollaPas një muaji grevë të mësimdhënësve kosovarë sot filloi viti i ri shkollor në të gjitha shkollat fillore e të mesme të vendit.

     

    Greva kishte nisur nga 25 gushti kurse viti i ri shkollor do të duhej të niste me 1 shtator.

    Kërkesat e mësimdhënësve ndër të tjera ishin që pagat e tyre të rriten edhe për 100 euro, deri në ...

  • Të hënën fillon mësimi, BSKP-ja pezullon grevën deri në janar të vitit 2023

    1 Tetor, 2022

    BSKPBashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka marrë vendim që të pezullojë grevën e filluar një muaj më parë dhe nga dita e hënë do të fillojë mësimi, si dhe do të pezullohet greva në institucionet e tjera.

     

    Kreu i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka nis këtë konferencë duke e vlerësuar grevën si të ligjshmë. “Greva ishte detyrim sindikal ...

  • Kurti: Bashkimi Gjermanive ishte përfundim dhe fillim

    30 Shtator, 2022

    AlbinKryeministri Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e përvjetorit të bashkimit të dy Gjermanive, të organizuar nga ambasada e këtij shteti në Kosovë. Në fjalëne tij, kryeministri Kurti u shpreh se 3 tetor 1989, ishte një përfundim dhe një fillim.

     

    “Ishte përfundimi i 45 vjetëve të ndarjes. Pra, këtë ditë e festojmë, jo vetëm se i bashkoi ato që duhej të ...

  • Rohde: Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira

    29 Shtator, 2022

    ambasadori gjerman në Kosovë Jörn RohdeShembulli i pajtimit mes Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore, duhet t’i shërbejë Kosovës dhe Serbisë. Kështu, thotë në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën ambasadori gjerman në Kosovë Jörn Rohde.

     

    Ai theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira politike, sepse nuk ka më kohë për shtyrjen e problemeve ...

  • Gërvalla-Schwartz: BE-ja nuk ka arsye të mohojë liberalizimin e vizave për Kosovën

    28 Shtator, 2022

    DonikaNë një intervistë për Zërin e Amerikës kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla – Schwartz thekson se vendi i saj është i përkushtuar për të arritur një marrëveshje finale me Serbinë, që do të duhet të rezultonte me njohjen e ndërsjellë.

     

    Ajo shton se sa më parë që Serbia ta njohë realitetin me shtetin e ri të Kosovës në Ballkan, aq ...

  • Lajçak e Von Cramon diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

    28 Shtator, 2022

    Lajçak e Von CramonPërfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

     

    Lajçak në një postim në “Twitter” e ka vlerësuar takimin me Von Cramon si të rëndësishëm për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe siç ka thënë ai për t’u informuar nga dora e parë ...

  • Kosova në muajin e dytë të grevës së përgjithshme në sistemin e arsimit

    28 Shtator, 2022

    Greva arsimi KosovePrindërit e nxënësve të shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë protestuan të martën në oborrin e kësaj shkolle me thirrjet që t’i jepet fund grevës së përgjithshme në sistemin e arsimit. E filluar më 25 gusht greva ka hyrë në muajin e dytë dhe ende nuk ka një marrëveshje ndërmjet qeverisë dhe sindikatave që do të mundësonte fillimin ...

  • “Kosova është demokraci, Serbia jo”

    27 Shtator, 2022

    Albin“Këtë verë, një mosmarrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, çoi sërish në përshkallëzim të situatës. Dhe kryeministri kosovar Albin Kurti paralajmëroi se lufta e Rusisë mund të përhapet në Ballkan. E pyetëm: A është vërtetë kaq keq zoti Kurti?

     

    Albin Kurti tani është aty ku ka dashur të jetë gjithmonë. Pas një dere me një pllakë masive bronzi ku shkruan “Kryeministri”. ...

  • Liberalizimi i vizave në rend dite në BE më 13 tetor

    27 Shtator, 2022

    VizaÇështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor, konfirmojnë burimet diplomatike të BE-së në Bruksel.

    Presidenca çeke e BE-së tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për këtë temë.

    Radio Evropa e Lirë ka siguruar qasjen në këtë dokument dhe ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"