LAJMET NGA KOSOVA

  • Mustafa propozon shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat në LDK

    20 Qershor, 2020

    Mustafa OsmaniKryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga posti i nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së.

    Ai në një letër drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozicionin e Osmanit, raporton KOHA.

    Ai ka thënë se në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Osmani ...

  • Zgjedhjet në Serbi – fituesi dihet!

    20 Qershor, 2020

    zgjedhjet

    Ende nuk dihet vetëm një gjë: Nëse Partia Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiq do të fitojë dy të tretat e mandateve dhe kush do të futet në parlament. Një pjesë e opozitës do t’i bojkojtojë zgjedhjet.

    Nuk ka fije dyshimi se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, të cilat mbahen ditën e dielë, me 21 qershor. Partia ...

  • Zgjedhjet parlamentare të Serbisë mbahen edhe në Kosovë

    20 Qershor, 2020

    metlaAutoritetet e Kosovës nuk ndihmojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në vendbanimet me shumicë serbe. Mbarëvajtjen e procesit dhe grumbullimin e votave do ta bëjë misioni i OSBE-së në Kosovë.

    Në Kosovë në vendbanimet me shumicë serbe do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë që zhvillohen të dielën me 21 qershor. Autoritet e Kosovës nuk ndihmojnë në këto ...

  • BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

    19 Qershor, 2020

    IKSHPKInstitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike i drejtohet qytetarëve me një apel:

    Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet shëndeti i juaj dhe i qytetarëve të tjerë dhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar.

    Pakujdesia e juaj shton rrezikun e përhapjes ...

  • Vuçiç: Pa lëshime ndaj Kosovës heqim dorë prej BE-së

    19 Qershor, 2020

    LavrovGjatë takimit në Beograd me kreun e diplomacisë ruse Sergej Lavrov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kërkoi lëshime ndaj Serbisë. Lavrov: Moska duhet të miratojë çfarëdolloj marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.

    Gjatë takimit në Beograd me kreun e diplomacisë ruse Sergej Lavrov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kërkoi lëshime. Nëse është vetëm antarësia në BE oferta për njohjen e Kosovës, vendi im ...

  • Grenell për bisedimet Kosovë – Serbi: SHBA-të do të përqendrohen në ekonomi – BE-ja në politikë

    19 Qershor, 2020

    grenellI dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, Richard Grenell, tha të mërkurën në një intervistë me Gazetën Express se takimi i udhëheqësve të të dyja vendeve me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë i përqendruar vetëm në çështjet ekonomike.

    Ai tha se ka shumë thashetheme për këto bisedime ...

  • “Sa bukur me ditë me rrejt”

    19 Qershor, 2020

    Çun LajçiDua me shkrua e kurgja mos me thanë
    me folë e kurkush vesh mos me m’marrë
    si ai që foli mbramë
    me pa e kurgja mos me kqyrë
    zani n’vesh me hi e mos me dalë
    me pasë gojë jo ftyrë
    me mbushë lugën kurgja e m’u ngi
    barku m’u fry m’u shfry
    n’gjumë me ra
    Me thanë shumë dua ...

  • Maas: Zgjidhjet politike në konfliktin Kosovë-Serbi duhet të jenë zgjidhje edhe me BE

    18 Qershor, 2020

    Heiko MaasMinistri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas për DW thekson, se vendet e Ballkanit Perëndimor, që duan perspektivë europiane, duhet edhe për zgjidhjet politike, veçanërisht në konfliktin Kosovë-Serbi, të gjejnë zgjidhje me BE.

    Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani në konfliktin Kosovë-Serbi, ato duhet të jenë zgjidhje ...

  • SHTATËDHJETË E SHTATË RASTE ME COVID-19!

    17 Qershor, 2020

    IKSHPKInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot më 17 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 437 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

    Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 77 raste.

    Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 21 (sipas vendbanimit: 20 raste Prishtinë, 1 Hajvali), ...

  • Pikëpamje të ndryshme në Kosovë dhe Serbi rreth takimit në Washington

    17 Qershor, 2020

    Grenell Thaci VucicFtesa e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, për një takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, është shndërruar në temë diskutimesh në Kosovë dhe në Serbi.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë me Zërin e Amerikës tha se pret njohje të ndërsjellë nga ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"