LAJMET NGA KOSOVA

  • Bruksel: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje

    30 Shtator, 2021

    Tensione Kosove-SerbiBashkimi Evropian dhe SHBA mirëpritën arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

    Pas dy ditë diskutimesh në Bruksel, Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur vetë i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Në profilin e tij në ...

  • Kosova tërhiqet nga projekti për gazsjellësin

    30 Shtator, 2021

    Të enjten ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se qeveria nuk do të çojë përpara projektin për lidhjen me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).

    Në një konferencë të shkurtër me gazetarë, ajo tha se Kosova ka nevojë për më shumë informata për të qenë më e sigurt se ndërtimi i ...

  • Arrihet marrëveshja për krizën në veriun e Kosovës

    30 Shtator, 2021

    Kosova dhe Serbia u morën vesh të enjten për të ulur tensionet në veriun e Kosovës, që pasuan vendimin e qeverisë në Prishtinë, për të vendosur masën e reciprocitetit për përdorimin e targave të makinave.

    “E kemi një marrëveshje. Pas dy ditë negociatash intensive, një marrëveshje për shtensionimin e dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre ...

  • Vazhdojnë bisedimet në Bruksel për situatën në veriun e Kosovës

    30 Shtator, 2021

    Të enjten vazhdojnë bisedimet e filluara një ditë më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për zgjidhjen e situatës në veriun e Kosovës.

    Të mërkurën, negociatorët e të dyja vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, zhvilluan bisedime të ndara me të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës ...

  • Kriza në veri të Kosovës – Serbia mes Rusisë dhe Perëndimit

    30 Shtator, 2021

    Spannungen zwischen Kosovo und SerbienKriza në veri të Kosovës ka shkaktuar reagime të shumta në Beograd. Vizita e ambasadorit rus tek njësitë ushtarake nuk ishte e menduar mirë. Serbia do të paguajë faturën.

    Tensionet në vendkalimet kufitare (vendkalime administrative, siç i quan pala serbe) Jarinje dhe Bërnjak po vazhdojnë për më shumë se dhjetë ditë me radhë. Ndërkohë po vazhdon edhe ...

  • Bislimi: Arritëm marrëveshje në parim për çështjen e targave

    29 Shtator, 2021

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është arritur një marrëveshje në parim me palën serbe për zgjidhjen e situatës së krijuar me targat e makinave.

    Pas disa orë bisedimesh të ndara me të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, për rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë, zoti ...

  • Von der Leyen: Dialogu, rruga e vetme për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës

    29 Shtator, 2021

    defaultKryetarja e KE, Ursula von der Leyen, tha në Prishtinë se është e shqetësuar për krizën në veri të Kosovës. Në Bruksel faktori ndërkombëtar po ndërmjetëson një takim Kosovë-Serbi pikërisht për situatën në veri.

    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, tha në Prishtinë se dialogu është rruga e vetme për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës. Ajo tha se është e shqetësuar ...

  • Gazeta gjermane: Mosmarrëveshja Kosovë – Serbi alarmon NATO-n

    29 Shtator, 2021

    PoliciaKosova së fundmi e ka ndaluar hyrjen e automjeteve me targa serbe në vend – anasjelltas, Serbia e ka bërë të njëjtën gjë me vite. BE-ja bën thirrje për shtensionim, raporton gazeta e njohur gjermane, Süddeutsche Zeitung duke përshkruar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

    Së voni, kur lidershipi i NATO-s ndërhyu, bëhet e qartë ...

  • Negociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për uljen e tensioneve

    29 Shtator, 2021

    Të mërkurën në Bruksel po qëndrojnë shefat e grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, për të diskutuar rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.

    Të dy negociatorët u takuan fillimisht ndarazi me të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ndërsa diskutimeve u ...

  • MPJ gjermane kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i lënë provokimet

    29 Shtator, 2021

    Berlin | Auswärtiges AmtNisur nga situata e tensionuar në kufirin Kosovë-Serbi, ministria e Jashtme të Gjermanisë ka bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe kthimin në tryezën e bisedimeve.

    Ministria e Jashtme e Gjermanisë i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të punojnë për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Në një prononcim për Deutsche Wellen, ministria e Jashtme në Berlin ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"