LAJMET NGA KOSOVA

  • Osmani takon ambasadorët e QUINT-it, i njofton me hapat që do t’i ndërmarr në mbrojtje të integritetit institucional të Kuvendit

    30 Prill, 2020

    Kryetarja-e-Kuvendit-priti-ambasadorët-e-Kuintit-dhe-të-Zyrës-së-BEKryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot ambasadorët e pesë vendeve të QUINT-it, dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

    Në njoftimin për media thuhet se ajo po ashtu i informoi ata për hapat që do t’i ndërmarrë ajo si kryetare e Kuvendit për mbrojtjen e integritetit institucional të Kuvendit, mbrojtjen e stabilitetit dhe të ...

  • LDK dhe AAK nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit

    29 Prill, 2020

    ramush isaLidhja Demokratike e Kosovës ka finalizuar marrëveshjen e koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për formimin e qeverisë së re.

    Marrëveshja është nënshkruar gjatë një takimi të zhvilluar mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, ku ishte i pranishëm edhe kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti.

    “Sapo përmbyllëm një takim me ...

  • COVID-19/ Shqipëria dhe Kosova, vendet me më pak teste në Ballkan!

    29 Prill, 2020

    Autoritetet shëndetësore në Kosovë janë kritikuar disa herë për numër të vogël të testimeve për personat e dyshuar me koronavirusin e ri.

    Por, ata që merren me luftimin e pandemisë thonë se nuk kanë teste për të testuar të gjithë qytetarët si të dyshuar.Nga 8 shkurti i këtij viti rreth 7,000 persona në Kosovë janë testuar si të dyshuar me koronavirusin e ri. Disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duket se ...

  • Vdes edhe një pacient me COVID-19 në Klinikën Infektive, shkon në 20 numri i përgjithshëm

    25 Prill, 2020

    Klinika InfektiveKlinika Infektive e QKUK-së njofton se sonte në mbrëmje (25. 04. 2020) në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja F.G. (1947), nga Komuna e Shtimes.

    Ajo ishte e hospitalizuar në Klinikën Ifnektive prej datës 20.04.2020 dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike.

    Sipas njoftimit nga Klinika Infektive, kjo është vdekja e 15-të në ...

  • Kurti: Presidenti Thaçi dëshiron që Kosova ta ketë një kryeministër të dobët

    24 Prill, 2020

    Albin KurtiKryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti, Hashim Thaçi po synon që Kosova të ketë një kryeministër të dobët, i cili do t’i mundësonte atij më shumë kompetenca dhe pushtet. Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti tha se presidenti po bën shkelje të rënda të kushtetutës, duke pretenduar që t’i jap mandatin Lidhjes ...

  • Takim në distancë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

    24 Prill, 2020

    Salla e SigurimitSot, më 24 prill, Këshilli i Sigurimit të OKB mban një takim në distancë për Kosovën. Takimi informues është i pari për këtë vit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka përgatitur raportin gjashtëmujor.

    Anëtarët e Këshillit kanë marrë më parë raportin e Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, për punën UNMIK-ut këta gjashtë muajt e fundit, më ...

  • Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë

    23 Prill, 2020

    Albini me QUINTKryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, sot gjatë ditës kanë pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett, ambasadorin e Gjermanisë, z. Christian ...

  • Kosovë: Diplomatët perëndimorë nuk mbështesin asnjë pozicion politik

    23 Prill, 2020

    PrishtinaAmbasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, thanë të enjten se takimet e tyre me udhëheqës politikë dhe institucional nuk nënkuptojnë mbështetje për ndonjë pozicion të caktuar.

    Në një deklaratë të përbashkët, këto ambasada thanë se dëshirojnë të njoftojnë që “ne bëjmë takime me udhëheqës politikë dhe institucionalë që t’i dëgjojmë pikëpamjet e tyre dhe ...

  • Kurti i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të respektojë legjislacionin në fuqi

    23 Prill, 2020

    qeveriaKryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar sot Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës një parashtresë përmes të cilës ka theksuar shqetësimet e Qeverisë në lidhje me procedurat që po zhvillohen pranë kësaj Gjykate pas kërkesës së dorëzuar nga disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

    Kryeministri në detyrë ka theksuar rëndësinë e respektimit dhe zbatimit ...

  • Albin Kurti mbi takimin e presidentit Thaçi me partitë politike në Kosovë

    23 Prill, 2020

    Albin KurtiPas thirrjes për moszbatim të vendimeve të qeverisë, kjo e sotmja është përpjekja më e egër e Presidentit për të shthurur rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

    Vullnetin e shprehur me votë nga qytetarët po përpiqet që ta mbyllë me një dekret antikushtetues ku do të përjashtojë partinë e parë fituese të zgjedhjeve. Nga roli unifikues dhe nga kompetencat ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"