LAJMET NGA KOSOVA

  • DASH: Diskutimet Kosovë – Serbi për dinarin të vazhdojnë me urgjencë

    20 Mars, 2024

    Dash PatelZëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Vedant Patel, tha të martën në mbrëmje se diskutimet Kosovë – Serbi për dinarin serb duhet të vazhdojnë me urgjencë.

     

    Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi në ditën kur palët u mblodhën në Bruksel për të diskutuar çështjen e dinarit dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

    “Këto ...

  • Lajçak: Bisedimet e radhës Kosovë – Serbi për çështjen e dinarit, vazhdojnë të hënën

    20 Mars, 2024

    LajcakI dërguari evropian Miroslav Lajçak tha se të hënën në Bruksel pritet vazhdimi i bisedimeve Kosovë – Serbi për çështjen e përdorimit të dinarit serb. Zoti Lajcak takoi të martën kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar këtë çështje si dhe aspekte të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

     

    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi tha pas ...

  • Kurti për REL: Nuk ka propozime që pranohen e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së

    19 Mars, 2024

    Kurti relKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se nuk do të pranojë propozime lidhur me dinarin e që janë në kundërshtim me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kurti tha se rregullorja e re “nuk është ndëshkim, por është një përpjekje e radhës shumë serioze për të bërë formalizimin, legalizimin e ...

  • Ministri gjerman: Me Vuçiqin në krye, Serbia nuk anëtarësohet në BE

    19 Mars, 2024

    rothMinistri gjerman, njëherësh kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth, ka akuzuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, se sa të jetë ai në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE.

     

    Deklarata e Roth-it erdhi si reagim pas fjalimit të presidentit Vuçiq, ku paralajmëroi Perëndimin se do të duhej të zgjidhte mes Kosovës dhe ...

  • Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë diskutojnë në Bruksel për dinarin serb

    19 Mars, 2024

    Bruksel Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë ndodhen në Bruksel për të diskutuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë, që është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore.

     

    Zoti Lajçak së pari u takua me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi dhe më pas me atë të Serbisë ...

  • Takimi në Bruksel: BE paralajmëron presion ndaj të dy palëve

    19 Mars, 2024

    Lajcak BislimiTë martën takohen në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Veç dialogut për normalizimin e marrëdhënieve temë bisede do të jetë edhe çështja e dinarit serb.

     

    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, takohen të martën (19.03.) në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Zyrtarë të Bashkimit ...

  • Borrell: Do të vazhdojmë trysninë mbi Kosovën dhe Serbinë për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit

    18 Mars, 2024

    Borrel trysniShefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi të hënën shtimin e trysninë mbi Kosovën dhe Serbinë për zbatimin e marrëveshjes së arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

    Në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, zoti Borrell shprehu keqardhjen për moszbatimin e marrëveshjes për të cilën palët ...

  • Pa progres – Një vit nga Marrëveshja e Ohrit Kosovë-Serbi

    18 Mars, 2024

    oherKreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell shprehu keqardhjen që përkundër përpjekjeve të shumta të BE-së, si Kosova edhe Serbia kanë bërë përparim shumë të kufizuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

     

    Në 1-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë një epokë të re evropiane. Borrell iu ...

  • Borrell: Kosova dhe Serbia t’i japin fund periudhës së tensioneve dhe të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

    18 Mars, 2024

    BorellShefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje të dielën Kosovës dhe Serbisë që t’u japin fund krizave e tensioneve, dhe të fillojnë një epokë të re evropiane, duke zbatuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

     

    Zoti Borrell i bëri këto komente në një komunikatë në prag të përvjetorit të marrëveshjes për rrugën drejt ...

  • Jostabiliteti në Bosnje “ka efekt vargua” në Kosovë dhe më gjerë

    17 Mars, 2024

    eufor BosnjeNë vitin 2021, udhëheqësi nacionalist i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, shkaktoi krizën më serioze politike që nga lufta e viteve 1992-95, kur tha se do ta tërheqë rajonin serb, të njohur si Republika Sërpska, nga institucionet shtetërore të Bosnjës: gjyqësori, sistemi i taksave dhe forcat e armatosura.

     

    Të tria këto përfaqësojnë shtyllat kryesore të shtetit, i ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"