LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosovë: Masë paraburgimi për një zyrtar të thesarit të shtetit

    22 Tetor, 2020

    gjykataNë Kosovë Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh një zyrtari të thesarit të shtetit i cili u arrestua një ditë më parë nën dyshimet për transferimin e një shume prej mbi 2 milionë eurosh nga llogaria e thesarit në atë të një kompanie private.

    Ai dyshohet se ka transferuar mbi ...

  • BB: Shqipëria e Kosova me rënien më të fortë ekonomike në Ballkan pas Malit të zi

    22 Tetor, 2020

    WBGBanka Botërore ka rishikuar në ulje vlerësimet e saj për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor, si pasojë e ndikimit të pandemisë së COVID 19-ës, duke folur për një recesion të thellë të rajonit. “Aktiviteti ekonomik në Ballkan, parashikohet të tkurret me 4.8 % në 2020, ose – 1.7 pikë përqindje nën parashikimin e bërë në Raportin e Rregullt Ekonomik ...

  • IKShPK : prej 1245 mostrave kemi 159 raste pozitive dhe 58 të shëruar!

    22 Tetor, 2020
    tabela komunatGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.245 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 159 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS ...
  • Haga kundërshton presidentin Hashim Thaçi

    21 Tetor, 2020

    HashimSipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar propozimet e presidentit Thaçi për ndryshime kushtetuese rreth mandatit të Gjykatës Speciale, synojnë e kanë për qëllim zhbërjen apo zhvleftësimin e Prokurorisë së Specializuar.

    Prokuroria e Specializuar në Hagë është shprehur mbi propozimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas saj, ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për vazhdimin e mandatit të ...

  • Lojërat e Vuçiqit me qeverinë dhe synimet e qeverisë së re

    21 Tetor, 2020

    VucicEnde katër muaj pas zgjedhjeve, Serbia nuk ka emëruar ministrat e kabinetit të ri qeveritar. Pas një takimi tjetër të kryesisë së partisë së tij SNS, presidenti Vuçiq bëri të ditur synimet e qeverisë së re.

    Do të kishte qenë logjike, e mbase edhe ligjore, që synimet e qeverisë së re t’i paraqesë mandatarja për formimin e saj, Ana Brnabiq, ...

  • IKShPK : prej 974 mostrave kemi 124 raste pozitive dhe 49 të shëruar!

    21 Tetor, 2020
    tabela komunat covidGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 974 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 124 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me ...
  • Zais dhe Jovanovic: Marrëveshjet ekonomike Kosovë – Serbi nuk zëvendësojnë bisedimet politike në Bruksel

    20 Tetor, 2020

    Zais dhe JovanovicZyrtarë të lartë të administratës amerikane qëndruan për dy ditë në Kosovë, në një vizitë që kishte për qëllim zbatimin e marrëveshjes për normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

    Delegacioni u përqendrua në fillimin e studimit të fizibilitetit për liqenin e Ujmanit dhe krijimin e lidhjeve më të mira në tregun ...

  • IKShPK : prej 818 mostrave kemi 130 raste pozitive, 1 të vdekur dhe 71 të shëruar!

    20 Tetor, 2020
    covid komunat
    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive.
  • FJALA E PATER GJERGJ FISHTËS NË DEKË T’AVNI RUSTEMIT

    20 Tetor, 2020

    Varrimi i AvniutCeremonia e varrimit të Avni Rustemit

    “…Hajde, Avni, pra, tash me u da pergjithmonë. E sa per punë të Shqipnis mos ban merak: Un, që ti e din se nuk gënjej, po ta jap fjalën ktu mbi grykë të vorrit tand se ideali yt kombtar do të triumfojë e Shqipnija ka me perparue e lirë e lulzueme; pse ...

  • IKShPK : prej 828 mostrave kemi 118 raste pozitive, 2 të vdekur dhe 50 të shëruar!

    19 Tetor, 2020
    tabela covid komunatGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 828 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"