LAJMET NGA KOSOVA

  • Pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi

    25 Tetor, 2019

    PalmerI dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer bëri thirrje për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në një seancë të Komisionit të Jashtëm të Senatit. Zoti Palmer tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, por se palët duhet të tregojnë se janë po aq të përkushtuara për normalizim sa ...

  • Kosovë/ Nesër përfundon numërimi dhe rinumërimi i votave

    25 Tetor, 2019

    vendvotimiNë Qendrën për Numërim dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta, ku nga gjithsej 26 mijë e 819 fletëvotime deri tani janë numëruar 13 mijë e 804 vota. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se deri nesër pritet të përfundoi procesi i numërimit të fletëvotimeve ...

  • Sa e lehtëson marrëveshja me Serbinë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare?

    23 Tetor, 2019

    KBNormalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshjeje eventuale gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve, do të ndihmonte dhe lehtësonte në masë të madhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, por ky normalizim i marrëdhënieve nuk është parakusht për anëtarësim në ato organizata, thonë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare.

    Praktikat e deritashme, sipas tyre, tregojnë ...

  • Kosovë: Pse po vonohet shpallja e rezultatit të zgjedhjeve?

    22 Tetor, 2019

    VotimiNë Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 530 qendra votimi iu nënshtruan procesit të rinumërimit të votave për shkak të manipulimeve të llojeve të ndryshme. Rezultate përfundimtare ende nuk ka.

    Zgjedhjet në Kosovë u vlerësuan nga vëzhguesit ndërkombëtar si të rregullta, demokratike dhe pa telashe të mëdha në ditën e votimeve, por megjtihatë ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare. ...

  • Ambasadat gjermane përgatiten për fluksin e vizave

    18 Tetor, 2019

    punetoretShumë vetë nga Shqipëria e Kosova që kërkojnë një vizë pune realisht duhet të stërvisin durimin për shkak të pritjes së gjatë në ambasadat gjermane. Ministria e Jashtme tani i thotë DW-së se do të ketë përmirësime.

    Deri më tani disa qindra mijëra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ardhur në Gjermani të punojnë përmes Rregullores së ...

  • Dy te arrestuar në veri të Kosovës për rastin Ivanoviq

    16 Tetor, 2019

    policePolicia e Kosovës ka arrestuar sot një oficer policor në veri të vendit dhe një person tjetër të dyshuar për lidhje me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, në fillim të vitit 2018.

    Aksioni i Policisë së Kosovës është zhvilluar në orët e para të ditës së mërkurë në veri të Kosovës. Policia bën të ditur se është në kërkim ...

  • Ndërpritet verifikimi i votave nga Serbia – zyrtarët ankohen për alergji

    14 Tetor, 2019

    kqzNë Kosovë, autoritetet ndërprenë të dielën procesin e verifikimit të votave të dërguara me postë nga Serbia, pasi që një numër i zyrtarëve që ishin në kontakt me zarfet e hapura shfaqën shenja alergjie.

    Besnik Buzhala nga Divizioni i shërbimit të votuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se “tek disa zyrtarë u shfaqën disa shenja alergjie në fytyrë dhe ...

  • Kosovë: Hetime rreth zarfeve që dyshohet se shkaktuan helmim

    14 Tetor, 2019

    Votimet9 persona u dërguan në qendrën spitalore në Kosovë, pas kontaktit me zarfet me vota të ardhura nga Serbia. Tani në hetimet për ekzaminimin e zarfeve do të përfshihen edhe ekspertë ndërkombëtarë.

    Zyrtarë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende po presin rezultatet e hetimeve të policisë rreth zarfeve të votimeve të ardhura nga Serbia, numërimi i të cilave tani duhet të ...

  • Joseph: Shtëpia e Bardhë beson se Grenell do ta bindë Gjermaninë

    9 Tetor, 2019

    JosephAnalisti amerikan, Edward Joseph, thotë se me emërimin e Richard Grenellit të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Shtëpia e Bardhë beson se mund ta bindë Gjermaninë që të mbështesë idenë e përfolur më herët për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Grenell, së bashku me të dërguarin tjetër amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer, qëndrojnë të mërkurën në Kosovë. ...

  • Richard Grenell, viziton Kosovën

    9 Tetor, 2019

    GrenellI dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, të mërkurën dhe të enjten do të qëndrojë në Prishtinë dhe në Beograd.

    Nuk janë dhënë hollësi rreth takimeve që do të zhvillojë ai përveç njoftimit nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do ta pres zotin Grenell pas mesditës së të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"