LAJMET NGA KOSOVA

  • Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese votën për qeverinë Hoti

    11 Qershor, 2020

    Vetëvendosje!Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi të enjten në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së votimit të 3 qershorit për formimin e qeverisë së re të kryeministrit Avdullah Hoti.

    Lëvizja vlerëson se pjesëmarrja në votim e deputetit Etem Arifi, i dënuar për një vepër penale, e bën të pavlefshëm dhe jo kushtetues votimin në parlament.

    Në njoftimin e kësaj lëvizjeje thuhet se ...

  • Linçimi i Vjosa Osmanit, në funksion të agjendave politike

    11 Qershor, 2020

    Vjosa OsmaniKryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është personi i dytë më i votuar në Kosovë.

    Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar, Osmani ka marrë gjithsej 176 mijë vota.

    Por, krahas fuqisë së saj politike, javëve të fundit ajo është duke u përballur me një fushatë linçuese.

    Në rrjete sociale dhe media online fillimisht u publikua një fotografi e ...

  • Esch: Për dialogun nevojitet konsensus i gjerë

    11 Qershor, 2020

    EschValeska Esch, zëvendësdrejtoreshë e Institutit Aspen në Gjermani, komenton për DW gjendjen aktuale në Kosovë dhe pritshmëritë e saj nga qeveria Hoti.

    Deutsche Welle: Kosova ka një qeveri të re, por fillimisht t’i kthehemi shkurt qeverisë vjetër, e cila u lejua të qëndronte në detyrë për katër muaj. A ju vjen keq që Kurti dhe Osmani, tek të cilët votuesit kishin kaq shumë ...

  • Hoti: Dialogun me Serbinë do ta udhëheqë kryeministri – territori nuk diskutohet

    11 Qershor, 2020

    HotiKryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, e prezantoi një platformë dialogu para Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Marrëveshja përfundimtare me Serbinë kërkon njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB.

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti e thekson qartë, se dialogun me Serbinë do ta udhëheqë ai në bazë të kompetencave kushtetuese. Nga ana tjetër integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm. Në të ...

  • Serbia duhet t’i kujtojë krimet dhe përgjegjësinë

    11 Qershor, 2020

    Batajnica varre masiveNjë organizatë e të rinjve serbë informon për pjesëmarrjen e Serbisë në luftërat e ish-Jugosllavisë. Kjo ka shkaktuar kritika të ashpra nga Ministria e Jashtme serbe.

    “Luftë ka pasur edhe në Serbi”, shkruan me shkronja të mëdha në faqen e internetit ratusrbiji.rs. Me këtë parullë organizata joqeveritare “Iniciative e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” (YIHR) përpiqet të rrënojë ...

  • 142 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit

    10 Qershor, 2020

    lidhja e prizrenitSot mbushen 142 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

    Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave ...

  • ASHAK: Të shfrytëzohet vëmendja e SHBA-ve për marrëveshjen me Serbinë

    9 Qershor, 2020

    ASHAKAkademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës vlerëson se duhet të shfrytëzohet “vëmendja e shtuar e bashkësisë ndërkombëtare, veçmas e Shteteve të Bashkuara për nxitjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë”.

    Në një publikim mbi bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të cilin u bëhet një analizë të gjitha marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi ...

  • Vuçiq për REL: Po e pres propozimin për Kosovën

    9 Qershor, 2020

    VucicPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se heqja e masave të reciprocitetit krijon hapësirë për dialogun me Kosovën. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se po e pret ardhjen e përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Mirosllav Lajçak, në Beograd dhe Prishtinë pas zgjedhjeve të 21 qershorit në Serbi. Vuçiq po ashtu ...

  • Ministrat serbë takohen me ambasadorin Kosnett, premtojnë se do të jenë konstruktivë në Qeverinë e re

    8 Qershor, 2020

    KosnettAmbasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është takuar sot me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Goran Rakiq dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, me të cilët biseduan për zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit, dialogun dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Pushtetit Lokal, gjatë këtij takimi Rakiq dhe Jevtiq kanë thënë se do ...

  • Fragmente nga Ukshin Hoti

    7 Qershor, 2020
    ukshin hoti“Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"