LAJMET NGA KOSOVA

  • Shaip Kamberi merr mandatin e dytë në parlamentin serb

    29 Prill, 2022

    Shaip KamberiShaip Kamberi është rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë.

    Sot është mbajtur rivotimi në “lagjen e Strukarëve” në Tërnoc pasi ishin konstatuar shumë parregullsi të shfaqura në këtë vendvotim më 3 prill.

    RTV Presheva raporton se Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, ka marrë 686 vota.

    Kamberi, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, falenderon qytetarët që e votuan për të përfaqësuar ...

  • ”Votoni Shaip Kamberin”, thirrja e Kurtit: Shqiptarët të kenë një vend në parlamentin serb!

    28 Prill, 2022

    Shaip KamberiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kërkoi qytetarëve të Luginës së Preshevës të mos qëndrojnë indiferentë, por të votojnë koalicionin e Shqiptarëve të Luginës tani që përsëriten zgjedhjet në Bujanoc.

    Edhe një përndiqje e vogël e votave mund të bëjë diferencën e të ndryshojë situatën në mënyrë të tillë që shiptarët të sigurojnë një vend në Parlamentin e Serbisë, ...

  • Senatorja Shaeen: Ballkani politikisht më keq tash, se në vitin 2010

    27 Prill, 2022

    Senatorja Shaeen “Më shumë jam e shqetësuar për situatën politike në Ballkanin Perëndimor  tani, sesa në vitin 2010, kur isha në vizitë për herë të parë në rajon”.

    Këtë ia tha senatorja Jeanne Shaheen, Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë raportimit të këtij të fundit në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit.

    Senatorja Shaheen, ditë më parë, bashkë edhe me ...

  • LAMTUMIRË! (1937-2022)

    27 Prill, 2022

    Madeleine AlbrightSot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e gjithë bota demokratike, i jep lamtumirën e fundit, Madeleine Korbel Albright, personalitetit të shquar, me emrin e së cilës, është e lidhur ngushtë, edhe liria e Kosovës. RTK bën transmetimin e drejtpërdrejtë të ceremonisë mortore.

    Ceremonia mortore do të mbahet në Katedralen Kombëtare në Washington.

    Bazuar në agjendë, Presidenti Joe Biden do ...

  • Mesazhe të qarta amerikane për dialogun Kosovë-Serbi

    26 Prill, 2022

    Karen Donfried dhe Albin KurtiNdihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried i la një mesazh të qartë Prishtinës – nevojën për angazhim urgjent në dialogun Kosovë-Serbi.

     

    Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried,  e cila shoqërohej edhe nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dha një mesazh të qartë ...

  • Donfried: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi pengon synimet ruse për destabilizimin e Ballkanit

    26 Prill, 2022

    Donfried VjosaNdihmës sekretarja amerikane e Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, tha të hënën në Prishtinë se Kosova duhet të marrë vendin që i takon në strukturat euro-atlantike, ndërsa bëri thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si rrugë për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.

    Zonja Donfried po qëndron në Kosovë në kuadër të ...

  • Vizita e Donfried dhe Escobar vlerësohet se do t`i shërbejë dialogut

    25 Prill, 2022

    Donfried dhe EscobarPas vizitës së tre senatorëve amerikanë javën e kaluar në Kosovë, edhe dy zyrtarë të lartë amerikanë vijnë për vizitë në Prishtinë.

    Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Gabriel Escobar do të takohen me krerët e shtetit.

    Sipas njoftimit, ndër të ...

  • Ekspertët: Propaganda dhe aleatët e Moskës në Ballkan, rrezik për demokracinë

    24 Prill, 2022

    propaganda ruseNdërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë ka ngjallur shqetësime mbi rrezikun e zgjerimit të ndikimit të Moskës edhe në rajone tjera të Evropës, në veçanti atë të Ballkanit Perëndimor. Kjo ishte tema e një diskutimi të organizuar dje nga Instituti Harriman i Universitetit të Kolumbias.

    Ekspertët analizuan ndikimin e Rusisë mbi Ballkanin Perëndimor, përmes shembullit të Ukrainës. Ata thanë ...

  • BE e konfirmon për RTK, në Bruksel nuk u fol vetëm për targat

    22 Prill, 2022

    Bruksel BisedimetNë mungesë të marrëveshjes për targat e automjeteve të Kosovës dhe Serbisë, mbetet në fuqi regjimi i letrave ngjitëse. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian,  Peter Stano.

     

    Në një përgjigje të dërguar me shkrim për RTK-në, zëdhënësi i BE-së shprehë keqardhjen për faktin se një ditë më herët kryenegocitorët nga Prishtina dhe Beogradi nuk arritën marrëveshje për targat.

    Në ...

  • Dështoi marrëveshja për targat – BE kërkon vetëpërmbajtje

    22 Prill, 2022

    MerdareSimbolet shtetërore në targat e automjeteve të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë të mbulohen me letër ngjitëse kur kalojnë kufijtë e të dy vendeve edhe në të ardhmen. Nuk dihet kur do të arrihet marrëveshja mes palëve.

     

    Për dy ditë radhazi delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit diskutuan në Bruksel nën ndërmjetësimin e BE-së për çështjen e targave të automjeteve, por ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"