LAJMET NGA KOSOVA

  • Zgjedhjet dhe vakuumi institucional ndikojnë në Raportin e Progresit

    26 Tetor, 2017

    BERaporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2017, i njohur si Raporti i Progresit, ndryshe nga praktika e deritashme e publikimit në muajt e fundit të viti, do të publikohet në vitin e ardhshëm, thonë zyrtarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane e Qeverisë së Kosovës. Raporti, sipas tyre, pritet në muajin prill të vitit 2018, ndërkohë që institucionet ...

  • Schmid ia rikujton Haradinajt se Demarkacioni është kusht për liberalizimin

    26 Tetor, 2017

    Helga RamushRatifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, mbetet kusht që duhet plotësuar sa më parë, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja pa viza në Zonën Shengen, ka deklaruar Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid.

    Këto komente, ajo i ka bërë në Prishtinë gjatë një konference për media ...

  • Zv/kryeministri i Kosovës Pacolli viziton Maqedoninë

    26 Tetor, 2017
    PacolliZëvendës-kryeministri dhe ministër i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ishte të mërkuren për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku u prit nga drejtues të lartë shtetërorë. Zoti Pacolli dhe homologu i tij maqedonas, Nikolla Dimitrov gjatë takimit mes tyre biseduan për thellimin e bashkëpunimit në më shumë fusha, me theks të veçantë në atë të ndërlidhjes infrastrukturore, energjisë, por dhe ...
  • Hoyt Yee: Ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi, do të zhbllokonte udhëtimin pa viza për Kosovën

    25 Tetor, 2017

    Hoyt YeeZëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të ratifikojë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe t’i hapë rrugën përfitimeve që do të kishin qytetarët duke lëvizur pa viza në Evropë. Në një intervistë me korrespondentin tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, ai ritheksoi se Serbia nuk mund të ...

  • Hoyt Yee në Beograd – nuk mund të uleni në dy karrige

    24 Tetor, 2017

    Hoyt YeeZëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, tha në Beograd se vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian duhet ta dëshmojnë qartazi një gjë të tillë.

    Duke folur në një forum mbi ekonominë në Serbi, ai komentoi politikën zyrtare serbe që angazhohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe ruajtjen e lidhjeve me Moskën, aleaten e ...

  • Zgjedhjet krijuan hartën e re politike nëpër komuna

    23 Tetor, 2017

    zgjedhjet kutiaZgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë kanë krijuar një hartë të re politike, nëse merren parasysh fitoret e kandidatëve për kryetarë në secilën komunë veç e veç, krahasuar më zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013.

    Partitë e mëdha që kanë qeverisur vitet e fundit në Kosovë, në të dyja nivelet e pushtetit, ...

  • Kush me kë shkon në balotazh dhe kush fitoi garën?

    23 Tetor, 2017
    zgjedhjetZgjedhjet lokake të 22 tetorit

    Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të publikuara online, mund të dihet ...

  • Beogradi tregon “muskujt” përmes Listës Serbe

    23 Tetor, 2017
    Lista serbePërfaqësuesit e Listës Serbe gjatë një takimi në Beograd me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. 9 shtator 2017
  • Prej cilave shtete importon naftë Kosova?

    20 Tetor, 2017

    NaftaNafta apo ari i zi, është ndër produktet më të kërkuara dhe më fitimprurëse edhe në Kosovë.

    Pasi që Kosova nuk ka rafineri të vetën, operatorët ekonomikë brenda një viti importojnë rreth 650 milionë litra të këtyre derivateve. Mbi 60 milionë litra importohen nga Serbia, mbi 133 milionë nga Greqia dhe mbi 25 milionë litra në Bullgaria.

    Këtë e pohojnë përfaqësuesit ...

  • Zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore pret vitin tjetër

    20 Tetor, 2017

    sigurimiQytetarët e Kosovës edhe për një kohë të pacaktuar do të mbeten pa sigurime shëndetësore.

    Ligji për sigurime shëndetësore nuk do të nisë së zbatuari as këtë vit. Ndonëse ishte paraparë që nga data 1 korrik e vitit 2017, fillimisht të niste mbledhja e premiumeve, kjo gjë nuk ka ndodhur.

    Së fundit, Qeveria ka vendosur që shumën ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"