LAJMET NGA KOSOVA

  • Trump: Koha për një marrëveshje Kosovë – Serbi

    18 Dhjetor, 2018

    letra trumpPresidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë kohën e duhur për të arritur një marrëveshje pajtimi ndërmjet tyre.

    Në një letër drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që mban datën 14 dhjetor, presidenti Trump përmend takimin në Paris gjatë shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

    “Kosova është një partner ...

  • Kosova bëhet me Ushtri, forcohet sovraniteti

    15 Dhjetor, 2018

    Ushtria-e-kosovesKosova do të ketë një ushtri të re profesioniste nën emrin “Forca e Sigurisë së Kosovës”. Me mbi 100 vota të të gjitha partive politike, përveç atyre të Listës Serbe, deputetët e Kuvendit votuan të premten tri projektligje që lejojnë transformimin e forcave të mëparshme në një ushtri me kapacitete ushtarake me të njëjtën sigël

    Seanca e së premtes nisi ...

  • Kosovë: Reagime pas miratimit të ligjeve për ushtrinë

    15 Dhjetor, 2018

    ushtria e KSMiratimi i ligjeve nga parlamenti i Kosovës që i hapin rrugë themelimit të ushtrisë, u prit me zemërim në veriun e vendit dhe kremtime në Prishtinë. Ekspertët e sigurisë thonë së pas votimit të sotëm fillon sfida e vërtetë e ngritjes së ushtrisë për të cilën është e domosdoshme mbështetja e aleatëve të Kosovës.

    Përfundimi i votimit të ...

  • Kosova do një ushtri të vetën

    12 Dhjetor, 2018

    ushtria e KSTë premten (14.12.) Kosova do të hapë rrugën për krijimin e ushtrisë së vet. Serbia kërcënon me reagim ushtarak. Kjo është një pikë kulmore e një spiraleje të përshkallëzimit verbal dhe faktit mes Serbisë dhe Kosovës.

    Kosova që nga nëntori ka rritur me 100 përqind tarifat doganore për importet nga Serbia. Një reagim ky ndaj pengimit që i ...

  • Haradinaj: Mogherini i ka çrregulluar bisedimet Kosovë – Serbi

    12 Dhjetor, 2018

    RamushKryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi të martën shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për siç tha, çrregullimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

    Ai i bëri këto komente një ditë pasi që zonja Mogherini tha se për Bashkimin Evropian është me rëndësi që “çfarëdo ‘korrigjimesh’ që të dyja palët mund ...

  • Prishtina nuk e heq tarifën doganore ndaj Serbisë

    12 Dhjetor, 2018

    qeveria e ksMinistri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha, që “Kosova duhet të anulojë ose të paktën të pezullojë tarifën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe”. Por Prishtina diskuton mundësinë e masave të tjera ndaj Serbisë.

    Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend ta haqë tarifën doganore për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, megjithë thirrjet e vazhdueshme ...

  • Haradinaj: Ushtria e Kosovës do të votohet me 14 dhjetor

    8 Dhjetor, 2018

    RamushNë Kosovë kryeministri, Ramush Haradinaj, tha të premten se nuk ka asnjë mëdyshje që ushtria e Kosovës do të votohet me 14 dhjetor. Komentet e tij pasuan mbështetjen që ambasadori amerikan në Kosovë u dha këtyre planeve, në të njëjtën ditë kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, paralajmëroi pasoja për Kosovën nëse ajo vazhdon me planet për votimin e ...

  • Stoltenberg: Prishtina përballet me pasoja serioze nëse e krijon ushtrinë

    6 Dhjetor, 2018

    Stoltenberg NATOSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

    Sipas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat”.

    Këto deklarata, kreu i Aleancës Veriatlantike i bëri ...

  • Liberalizimi i vizave për Kosovën – Fajon: po humbasim shumë kohë

    4 Dhjetor, 2018

    FajonRaportuesja e Parlamentit Evropian për Liberalizmin e Vizave Tanja Fajon u shpreh në Bruksel, se: “pasi Kosova i ka përmbushur kushtet… qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave”.

    Raportuesja e Parlamentit Evropian për Liberalizmin e Vizave Tanja Fajon, të martën (4.12) u ndje e zhgënjyer lidhur me mungesën e vullnetit për liberalizmin e vizave për kosovarët dhe kërkoi nga ...

  • Johanes Hahn nuk e bind Prishtinën për heqjen e taksës

    3 Dhjetor, 2018

    HahnKryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë, se taksa për mallrat e Serbisë hiqet kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë Vuçiq thotë, se nuk dialogon me Prishtinën, pa e hequr taksën ndaj produkteve serbe.

    Komisionari i BE-së për zgjerimin Johanes Hahn, u përcolli udhëheqësve politik kosovar mesazhin që Bashkimi Evropian synon që rajoni i Ballkanit të jetë një treg ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"