LAJMET NGA KOSOVA

  • COVID-19: 114 RASTE TË REJA DHE 117 TË SHËRUAR

    3 Korrik, 2020

    IKSHPK

    Sot më 03 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 304 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 114 raste pozitive.

    Numri total i rasteve pozitive 3.178 raste nga 24.575 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 58 raste të vdekjes të ...

  • Sfidat e mësimit online gjatë pandemisë në Kosovë dhe Serbi

    3 Korrik, 2020

    mesimi onlineSerbia, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit iu përgjigjën pandemisë me transmetimin e mësimeve në televizionet publike.

    Liridoni nga Kosova dhe Zorani nga Serbia ndajnë këtë vit një fat të ngjashëm me miliona nxënës në botë. Pandemia COVID-19 çoi në mbylljen e shkollave dhe pati ndikim edhe në sektorin e arsimit. Sipas të dhënave zyrtare në Serbi të prekur nga ...

  • Kosova me shpresë që Gjermania do të shtyjë përpara liberalizimin e vizave

    2 Korrik, 2020

    BE FlamujtKosova kërkon nga qeveria gjermane që gjatë periudhës gjashtëmujore të futet në agjendë heqja e vizave për Kosovën.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pret nga Gjermania që  gjatë periudhës së kryesimit të presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, t’i hiqet Kosovës regjimi i vizave për në zonën Shengen. Kryeministri Hoti e uroi Gjermaninë për marrjen e kryesimit të presidencës së BE, ...

  • Qeveria e Kosovës përgatitet për bisedimet me Serbinë

    2 Korrik, 2020

    qeveria kotiQeveria e Kosovës tha të mërkurën se po bën përgatitjet për të vazhduar bisedimet me Serbinë, me gjithë situatën e krijuar në vend pas publikimit të njoftimit të Prokurorisë së Posaçme më seli në Hagë mbi akuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli. Materiali u përgatit për Zërin e Amerikës nga korrespondenti Leonat Shehu.

    Qeveria miratoi ...

  • 67 TË SHËRUAR DHE 113 RASTE ME COVID-19!

    1 Korrik, 2020

    IKSHPK

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se sot më 01 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 266 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të ...

  • Edhe një viktimë nga COVID-19 në Kosovë

    1 Korrik, 2020

    KlinikAutoritetet lokale të komunës së Gjilanit kanë njoftuar se nga koronavirusi i ri ka vdekur edhe një banor i kësaj komune.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, komuna e Gjilanit thotë se bëhet fjalë për pacientin I.M I lindur më 1957.

    Sipas njoftimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka shprehur ngushëllime familjes duke e garantuar se gjithmonë do të ...

  • Nuk hapen kufijtë me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

    1 Korrik, 2020

    PolizeiKomisioni Evropian vednosi që të mos hapë kufijtë me katër vende të Ballkanit Perëndimor, ndonëse rekomandimet e mëparshme ishin pozitive. Serbia dhe Mali i Zi përfitojnë.

    Serbia dhe Mali i Zi janë dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor me të cilat Bashkimi Evropian ka rekomanduar hapjen e kufijve të jashtëm me 1 korrik. Në Bruksel është hartuar një listë prej 15 ...

  • Koment: Të mos personalizohet historia e Kosovës!

    30 Qershor, 2020

    ThaciZbardhja e së shkuarës në Kosovë është pa alternativë për demokratizimin dhe të ardhmen e shtetit të ri, edhe në aspektin juridik, mendon Vilma Filaj-Ballvora.

    Në dukje i prerë në fytyrë, por megjithatë me ton të qetë dhe mjaft të kontrolluar, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi iu drejtua përmes një videomesazhi popullit: Unë do të tërhiqem menjëherë, nëse konfirmohen akuzat ndaj meje, ...

  • Thaçi: Do të jap dorëheqje nëse konfirmohen akuzat

    29 Qershor, 2020

    Hashim ThaciPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklaratë për media tha se do të jap dorëheqjen dhe do të përballet me akuzat nëse ato konfirmohen.

    Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat.

    Ai i bëri këto komente në paraqitjen e parë publike që nga e mërkura kur zyra e Prokurorit ...

  • Lëvizja VETËVENDOSJE!: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër, kurse instalimi i Gjykatës Speciale ka qenë faj i madh

    29 Qershor, 2020

    Ata shqiptarë që kontribuojnë në normalizimin e Serbisë pa e njohur ajo Kosovën dhe pa dënuar krimet e luftës që ka bërë, njëkohësisht i kontribuojnë edhe gënjeshtrës serbe për “shqiptarët kriminelë”. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër, kurse instalimi i Gjykatës Speciale ka qenë faj i madh politik, për të cilin mbajnë përgjegjësi gjithë ata që e votuan në parlament.

    Ndiqeni fjalimin e Albin Kurtit në parlamentin ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"