LAJMET NGA KOSOVA

  • Bugajski: Serbia njeh Kosovën kur Rusia të humbë luftën!

    15 Shkurt, 2023

    BugajskiAnalisti i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, Janush Bugajski në një intervistë për Euronews Albania, mbështet kushtet e vendosura nga Albin Kurti për Asociacionin.

     

    Por sipas tij, faktori ndërkombëtar duhet t’i bëjë më shume presion Serbisë dhe të kushtëzojë anëtarësimin e saj me kushtet e Kosovës.

    Sipas Bugajskit, herët e vonë Serbia do ta njohë Kosovës, por kjo sipas tij ka më shume gjasa të ndodhë kur Rusia të humbasë luftën ...

  • Heusgen shpreson që në Mynih të bëhet progres në lidhje me Kosovën

    15 Shkurt, 2023

    Konferenca e Sigurisë në MynihNë prag të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryetari i saj, Christoph Heusgen thotë për DW se shpreson për një zgjidhje sa më të shpejtë të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

     

    Arritja e një kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë është imediate dhe e nevojshme, tha Christoph Heusgen, presidenti i Konferencës së Mynihut në një intervistë për ...

  • Parlamenti i Studentëve i UP-së organizon marsh kundër Asociacionit

    15 Shkurt, 2023

    AntiasociacionParlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot mban një marsh kundër themelimit të Asociacionit të komunave serbe.

     

    “Më 15 shkurt të këtij viti shënojmë 53 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, universitet ky që përgjatë historikut gjysëm shekullor, përveçse tempull i dijes, ka shërbyer edhe si vend i rezistencës. Historia e Universitetit pashmangshëm është e lidhur ...

  • Kosovë: Analistët me pikëpamje të ndara rreth propozimit për marrëveshjen Kosovë – Serbi

    15 Shkurt, 2023

    newbornUdhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë thanë se diplomacia perëndimore ua ka bërë të qartë se mospranimi i propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të çojë në përballje me sanksione. Të dyja palët thanë se e pranojnë në parim propozimin, që ka nxitur mëdyshje e debate në shoqëritë e të dyja vendeve.

     

    Mëdyshjet përshkojnë edhe pikëpamjet e ...

  • Stefan Lehne: Nuk jam optimist për planin e BE-së për Kosovën dhe Serbinë

    14 Shkurt, 2023

    StefanStefan Lehne, dhjetor 2018

    Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet për statusin e Kosovës, Stefan Lehne, nuk beson se plani i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, do t’iu jepte fund mosmarrëveshjeve mes tyre.

    Palët e paraqesin atë plan si “imponim prej jashtë” dhe nuk ka gjasa të jenë konstruktive në zbatimin e tij, thotë Lehne ...

  • Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti në Kuvend në kuadër të debatit parlamentar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

    14 Shkurt, 2023

    Kurti ParlamentI nderuar kryetar i Kuvendit, z. Glauk Konjufca,

    Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,
    Të nderuar zëvendëskryeministra dhe ministra të kabinetit qeveritar,
    Të dashur qytetarë,

     

    Qeveria e Republikës së Kosovës e ka ndërtuar qasjen e saj strategjike përballë Dialogut me Serbinë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian mbi bazën e dy qëllimeve fillestare:

    Një, ndërprerjen e praktikës së përfshirjes së çdo ...

  • Chollet: Mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

    11 Shkurt, 2023

    CholletKëshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha të premten se Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

     

    Në një postim në rrjetin Twitter ai tha se ka biseduar për këtë çështje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme ...

  • A po i shmangen Kosova dhe Serbia propozimit të BE-së?

    11 Shkurt, 2023

    Albin VucicQëndrimet kushtëzuese të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë janë për konsum të brendshëm, thonë njohës të çështjeve politike.

     

    Sipas tyre, ata nuk do ta refuzojnë takimin në Bruksel, në rast se ftohen për një të tillë.

    Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep ...

  • Kurti: Këmbëngulja e Serbisë për Asociacionin, e dëmshme dhe e padrejtë

    11 Shkurt, 2023

    KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se këmbëngulja e Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është e padrejtë dhe e dëmshme.

     

    Ai i bëri këto komente gjatë shënimit të përvjetorit të gjashtëmbëdhjetë të protestës së lëvizjes Vetëvendosje të dhjetë shkurtit të vitit 2007, kur dy veta humbën jetën gjatë ndërhyrjes së policisë ...

  • Albin Kurti në kuvend:“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është “Zajednicë” e Hashim Thaçit edhe Isa Mustafës.

    10 Shkurt, 2023

    Albini PatriotAlbin Kurti në kuvend: “Asociacioni i komunave me shumicë serbe është “Zajednicë” e Hashim Thaçit edhe Isa Mustafës. Po duke iu falënderu qeverisë me mua kryeministër, nuk po zbatohet. Sa për juve moti ish kry ajo. Unë i kam përmendur këtu gjërë e gjatë 6 kushtet për Asociacionin, Asociacionin të cilin ju e keni sjellë ose më saktë siç ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"