LAJMET NGA KOSOVA

  • Presidentja Osmani: Të votojmë për kualitetin e jetës në komuna

    17 Tetor, 2021

    OsmaniMirëmëngjes Kosovë!

    Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19.

    I priftë e mbara Republikës sonë!

    rtk

  • Voton Kryeministri Kurti: Thirrje qytetarëve të dalin të votojnë

    17 Tetor, 2021

    KurtiKryeministri, Albin Kurti ka votuar për të parin e Prishtinës.

    Kurti tha se do të bashkëpunojë për fuqizimin e komunave në katër vitet e ardhshme.

    Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

    “Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqytetit posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje ...

  • Kosova voton në zgjedhjet komunale

    17 Tetor, 2021

    votimi KosoveRreth 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote në Kosovë, mund të zgjedhin të dielën udhëheqjen e re të 38 komunave të vendit.

    Gjithandej Kosovës janë 883 qendra votimi me 2 mijë e 477 vendvotime, në të cilat vota do të përcaktojë se kush nga 166 kandidatë e partive politike do të drejtojë komunat dhe kush nga mbi 5 ...

  • Mehaj: Bashkë me SHBA po krijojmë kapacitetet ushtarake që i duhen shtetit të Kosovës

    17 Tetor, 2021

    Mehaj SHBAMinistri i Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Armend Mehaj thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në krijimin e kapaciteteve ushtarake që i nevojiten vendit. Zoti Mehaj ishte këto ditë për një vizitë në Uashington, gjatë të cilës u takua me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë Nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes Colin Kahl.

    Ministri ...

  • Von Cramon në Kosovë, interesohet për zgjedhjet dhe aksionin në veri

    16 Tetor, 2021

    Kurti Von KramonKryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pritën në takim një delegacion të Parlamentit Evropian të udhëhequr nga përfaqësuesja për Kosovën në parlament, Viola von Cramon.

    Siç njofton kumtesa qeveritare, kryeministri Kurti falënderoi europarlamentarët për angazhimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës edhe tek pesë vendet ...

  • Zgjedhjet lokale në Kosovë

    16 Tetor, 2021

    zgjedhejt KosoveZgjedhjet lokale zhvillohen në 38 komuna të Kosovës. 94 subjekte politike, iniciativa qytetare me 165 kandidatë konkurojnë për të udhëhequr në 38 komunat e Kosovës.

    Të dielën (17.10) në Kosovë zhvillohen zgjedhjet lokale për kryetar komunash dhe përfaqësues në këshillat komunale. Zgjedhje zhvillohen në 38 komuna të Kosovës përfshirë edhe ato në veriun e vendit të banuar me shumicë ...

  • Kosova në Këshillin e Sigurimit: Historia e Kosovës është histori e njerëzve të saj

    16 Tetor, 2021

    KSKëshilli i Sigurimit zhvilloi ( 15.10) takimin e dytë këtë vit për Kosovën. Tensionet e javëve të fundit zunë pjesën më të madhe të fjalimeve. Presidentja Osmani tregon për Kosovën e transformuar.

    Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, flet për një situatë konkrete. Ja cili është versioni i tij i ngjarjeve: “Mungesa e mirëkuptimit politik dhe komunikimit çon në rritjen e ...

  • “Der Standard”: Borellit “po ia shkruan Beogradi” mesazhet në Twitter!

    15 Tetor, 2021

    BorellGazeta austriake “Der Standard”, komentoi zhvillimet më të fundit në Ballkan duke u përqendruar tek trazirat më të fundit në Kosovë.

    Shkup, takim rajonal lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE 15 Tetor, 2021

    AlbinKryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, zyrtarë të tjerë të lartë të Ballkanit Perëndimor si edhe ekspertë të fushave të ndryshme diskutuan të enjten në Shkup mbi integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

    Në takimin e organizuar nga revista The Economist, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nënvizoi nevojën e bashkëpunimit rajonal kundër kriminalitetit të organizuar dhe duke folur për ...

  • Dhjetë personat e shpallur në kërkim për aksionin kundër kontrabandës

    14 Tetor, 2021

    MitrovicaNjë aksion i Policisë së Kosovës që u realizua dje në katër rajone të vendit, përfundoi me arrestimin e tetë personave dhe sekuestrimin e një sasie të madhe të mallrave të kontrabanduara.

     

    Por, jo të gjithë të dyshuarit për kontrabandë janë arrestuar. Policia ka shpallur në kërkim dhjetë persona dhe ka lutur qytetarët që i shohin, që t’i lajmërojnë menjëherë.

    Dhjetë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"