LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosova kërkon ekstradimin e izraelitit të akuzuar për trafikim organesh

    15 Janar, 2018

    veshketKosova i kërkon Qipros ekstradimin e një shtetasi izraelit që akuzohet si kreu i një rrejti për rekrutimin e dhuruesve dhe identifikimin e marrësve të veshkave.

    Moshe Harel, i cili u arrestua më 5 janar në Qipro, akuzohet për përfshirje në rekrutimin e 20 shtetasve nga Moldavia, Kazakistani, Rusia, Ukraina e Turqia, të cilëve pretendohet se u ishin premtuar ...

  • Kurti paraqet programin, figura të Vetëvendosjes mungojnë

    13 Janar, 2018

    kurtiKandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh themelues i kësaj lëvizjeje, paraqiti para anëtarëve të saj platformën me të cilën ai kandidon për të rimarrë drejtimin e partisë.

     Megjithëse pas dhe paraardhësi i tij Visar Ymeri nuk ishte fare në sallë, Kurti nuk harroi t’i drejtohej atij dhe tha se do të vazhdojë bashkëpunimin me të.

    “Dua ...

  • Mediat serbe citojnë IFIMES-in: Gjykata Speciale është formuar për Thaçin dhe Haradinajn – dhe jo vetëm!

    11 Janar, 2018

    ramush thaciInstituti Ndërkombëtar IFIMES në Lubjanë, siç citojnë mediat serbe ka vlerësuar se “nuk është i befasishëm nervozizmi i udhëheqjes aktuale në Prishtinë dhe iniciativa e nxituar për të shfuqizuar Gjykatën Speciale për krime lufte”.

    Kjo pasi që, siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, “sipas vlerësimeve të analistëve nga ky Institutit edhe për Studime Ballkanike, Gjykata Speciale për Krime Lufte ...

  • Kryeministri i Kosovës – ende pa vizë amerikane

    9 Janar, 2018

    RamushKryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ende nuk i është dhënë viza për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara. Ai kishte bërë kërkesë për të shkuar në Iowa, për të marrë pjesë në një veprimtari më 11 janar.

    Ndonëse zyra e tij ka paraqitur kërkesën për vizë ajo nuk i është dhënë akoma, një rast i pazakontë kur bëhet ...

  • QUINT-i kategorik kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale

    5 Janar, 2018

    flamujtVendet e QUINT-it ftojnë udhëheqësit politikë të Kosovës që të heqin dorë nga çdo tentativë shfuqizimi i Gjykatës Speciale.

    QUINT-i e dënon një vendim të tillë të mundshëm të institucioneve të Kosovës dhe thotë se kushdo që mbështet një gjë të tillë vepron qëllimisht kundër partneritetit të Kosovës me vendet tona. Këtë deklaratë të përbashkët ambasadorët e vendeve të QUINT-it ...

  • Kosova 2017: Vit me zhvillime të mëdha e të papritura

    30 Dhjetor, 2017

    newbornViti 2017 në Kosovë ishte një vit me shumë zhvillime që prekën aspektin e sigurisë, marrëdhëniet rajonale dhe më gjerë, deri te rrëzimi i qeverisë në Kosovë para se ajo ta përfundonte mandatin e plotë kushtetues.

    Në ditët e para të janarit të 2017, autoritetet franceze arrestuan njërin prej udhëheqësve politik të Kosovës, Ramush Haradinajn, bazuar në një fletarrest ndërkombëtar të ...

  • S’ka shmangie nga drejtësia ndërkombëtare

    26 Dhjetor, 2017

    drejtesiaDhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, janë të paevitueshme, qoftë në formën, e cila ka marrë miratimin e Kuvendit të Kosovës në vitin 2015, qoftë në formën alternative, që do ta merrte pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ...

  • VV: Sot u bë një lojë e pushtetit, sepse Specialja nuk shfuqizohet pa shfuqizimin e nenit kushtetues

    22 Dhjetor, 2017

    GlaukDeputeti Glauk Konjufca ka thënë se sot patëm një nguti të pashpjegueshme e cila ka ardhur prej presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, transmeton Telegrafi.

    “Kjo u prezantua si nismë ligjore që u nënshkrua nga 43 deputet duke marrë shkas nga një peticion i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së” tha ai. “Ka ndodhur një mashtrim për një ...

  • Kërkesa për shfuqizim të Gjykatës së Posaçme – reagojnë ashpër diplomatët

    22 Dhjetor, 2017

    DelawieAmbasadorët amerikanë dhe britanikë në Kosovë reaguan ashpër sonte ndaj nismës për të diskutuar në parlament shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme për krime lufte.

    Kryesia e parlamentit u mblodh dy herë të premten për të caktuar një seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje, pas një kërkese të nënshkruar nga 43 deputetë. Në mungesë të kuorumit ajo në ...

  • Kosovë: Reagime të ashpra ndërkombëtare kundër nismës për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale

    22 Dhjetor, 2017

    parlamenti ksParlamenti i Kosovës mund të mbajë një seancë të jashtzakonshme për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë.

    Ambasadorët e vendeve të QUINT-it reagojnë ashpër ndaj përpjekjes së 43 deputetëve të kuvendit të Kosovës që me një seancë të jashtzakonshme ta shfuqizojë ligjin për Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë. Zhvillimet dramatike ndodhën në ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"