LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosova dhe Serbia, ‘armiq’ në politikë, miq në tregti

    10 Nentor, 2016
  • Të rinjtë ia ndërprejnë fjalimin ministrit Hoxhaj në Bern, kërkojnë drejtësi për Deharin

    9 Nentor, 2016

    vv-berne-hoxhaj

    Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajt iu është ndërprerë fjala në Bern të Zvicrës, nga të rinjtë shqiptarë që kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin.

    “Drejtësi për Astritin”, “Enver Hoxhaj është anëtar i qeverisë autoritare”, ishin disa nga parullat që i kanë përdorur këta të rinj.

    Lexoni njoftimin e plotë të Vetëvendosjes:

    Ministrit Enver Hoxhaj i ndërpritet fjala në Bern të Zvicrës, ...

  • Detaje të reja rreth kamerave të burgut ku gjendej Astrit Dehari

    9 Nentor, 2016

    astrit-dehariAskush nuk është parë duke hyrë apo dal nga dhoma e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit në kohën kur dyshohet se i ndjeri ka ndërruar jetë.
    “Indeksonline” ka mësuar se njësitet hetimore përkatëse kanë bërë verifikimin e të gjitha kamerave e sigurisë në Qendrës së Paraburgimit në Prizren, në pjesën ku gjendej dhoma e Deharit,

    “Është bërë verifikimi i lëvizjeve ...

  • Krimi dhe korrupsioni sërish sfidat e Kosovës në Raportin e Progresit

    9 Nentor, 2016

    komisoneri-evropian-johannes-hahnMe gjithë përparimet, Kosova mbetet vend që duhet të punojë më shumë për vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit, të gjejë gjuhë të përbashkët për marrjen e vendimeve politike në Kuvend dhe të angazhohet më shumë në reformat ekonomike dhe dialog me Serbinë, thuhet në raportin më të ri të Komisionit Evropian.

    Ky raport ka ngritur shumë vërejtje për ...

  • Maqedonia pret raport të kushtëzuar nga Komisioni Evropian

    8 Nentor, 2016

    orav-gruevskiArkiv – Ambasadori i BE-së, Aivo Orav dorëzon Raportin e Progresit 2015 te kryeministri maqedonas,Nikola Gruevski

    Qeveria e Maqedonisë pret që Raporti i Progresit i Komisionit Evropian të mos dallojë shumë nga ai i viteve të kaluara. Ngecjet në reforma dhe kriza e thellë politike në të cilën ndodhet vendi, besohet se edhe këtë vit do të pamundësojnë ...

  • Avni Dehari: ‘Ata që të bënë që mos të jesh fizikisht, deshën ta bëjnë vdekjen të heshtur’

    8 Nentor, 2016

    astrit-avni-dehari

    Në mbledhjen komerative në nderë të aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari ka folur edhe babai i tij i cili ka qenë i emocionuar.

    Ai nën lot iu është drejtuar të birit në fotografi se vdekja e tij do të kërkoj drejtësinë./ZERI/

    Ky është fjalimi i babait të Astritit, Avni Deharit

    Astrit, ti dhe unë si një babë e bir jemi prapë në ...

  • Nëna e Astrit Deharit refuzon ngushëllimin e Hashim Thaçit, ia kthen këtë përgjigje

    8 Nentor, 2016

    familja-dehariTelegramin e ngushëllimit që presidenti Hashim Thaçi ia dërgoi familjes së Astrit Deharit, tri ditë pas vdekjes së tij, e ka refuzuar familja Dehari, me një porosi nga nëna e tij, Xhemilja.

    Periskopi merr vesh se telegrami i ngushëllimit, destinuar për familjen Dehari është kthyer prapa nga i njëjti person që kishte shkuar te familja Dehari për ta çuar porosinë ...

  • I jepet lamtumira Astrit Deharit – kërkohet drejtësi

    8 Nentor, 2016

    astrit-dehariLëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një mbledhje komemorative kushtuar aktivistit të saj, Astrit Dehari. Ai vdiq të shtunën në rrethana ende të pasqaruara në qendrën e paraburgimit në Prizren. Të pranishëm në komemoracion ishin edhe familjarët e Astrit Deharit.

    Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se i ndjeri Dehari ishte arrestuar dhe paraburgosur përmes rastit të montuar. Lidhur ...

  • Sot i jepet lamtumira Astrit Deharit

    8 Nentor, 2016

    astrit-dehari-1Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Astrit Deharit, i cili sipas rezultateve të para të ekspertizës, ka vdekur nga mungesa e frymëmarrjes, ndërsa, hedhet poshtë dyshimi se ai kishte marrë medikamente.

    Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Zllatarit në Prishtinë.

    Para varrimit do të mbahet një mbledhje komemorative dhe një marsh protestues.

    11:00 ...

  • KMDLNJ: Si e gjeti Astritin shoku i dhomës kur u kthye nga pauza

    8 Nentor, 2016

    astrit-dehariKëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Dega në Prizren ka publikuar një raport për vdekjen e Astrit Deharit.

    Në të është edhe rrëfimi i shokut të dhomës së të ndjerit.

    Naser Makolli ka thënë se në gojën e Deharit është gjetur një shishe e plastikës.

    Kjo është komunikata e plotë e KMDLNJ-së në Prizren.

    ”Qëllimi i vizitës ishte njoftimi ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"