LAJMET NGA KOSOVA

  • Dita e dytë e mbylljes së dyqaneve në veriun e Kosovës

    2 Korrik, 2019

    Mitrovica e veriutPër të dytën ditë me radhë, në veriun e Kosovës të banuar më shumicë serbe, janë mbyllur të gjitha dyqanet e ushqimeve dhe në shenjë solidarizimi, nuk funksionojnë as veprimtaritë tjera afariste.

    Mbyllja e dyqaneve është pjesë e protestës ndaj tarifave prej 100 për qind, që qeveria e Kosovës u vuri mallrave serbe në nëntor të vitit të ...

  • Produktet e Kosovës në tregjet evropiane

    21 Qershor, 2019

    Made in KosovaJo shumë biznese nga Kosova arritën që përmes lehtësirave që krijoi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) të depërtojnë në tregun e gjerë të Bashkimit Evropian. Afaristë nga Kosova thonë se konkurrimi i produkteve nga Kosova me produktet e shteteve të zhvilluara, nuk është proces i lehtë.

    MSA-ja, si marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ka hyrë ...

  • Trafiku njerëzor, DASH: Shqipëria dhe Kosova ende në nivel të dytë

    21 Qershor, 2019

    Raporti trafiku i njerezveNjë raport vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit për trafikun e qënieve njerëzore i publikuar të enjten, e klasifikon përsëri Shqipërinë si vend të nivelit të dytë, duke thënë se Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për këtë qëllim.

    Qeveria, thuhet në raport, ...

  • Dilema në Prishtinë e Beograd për takimin e 1 Korrikut në Paris

    19 Qershor, 2019

    Samiti ParisSamiti i Berlinit, 29 Prill 2019

    Prishtina zyrtare thotë se është e përgatitur për takimin e Parisit, por, nuk do ta heqë taksën ndaj produkteve serbe. Kurse presidenti Vuçiq hedh dyshime madje edhe në mbajtjen e takimit të Parisit për shkak të taksës.

    Kosova po bën përgatitjet e duhura për takimin e Parisit që ...

  • Këshilli Evropian i kërkon Kosovës heqjen e tarifave dhe luftë kundër korrupsionit

    19 Qershor, 2019

    EUKëshilli i ministrave të Bashkimit Evropian, i bëri thirrje Kosovës që të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, të vazhdojë bisedimet me Serbinë dhe të luftojë me vendosmëri korrupsionin.

    Këto thirrje janë pjesë e përfundimeve të Këshillit për Çështje të Përgjithshme në Bashkimin Evropian, i cili diskutoi të martën në Luksemburg çështjen e zgjerimit të bllokut.

    ” Përfundimet e Këshillit Evropian për ...

  • Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

    17 Qershor, 2019

    PalmerDiplomati amerikan, Matthew Palmer pohon se Rusia është duke bllokuar shumë procese në Ballkanin Perëndimor. Gjatë qëndrimit në Sarajevë ai foli edhe për çështjen e Kosovës.

    Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport shumë të ngushtë partneriteti mes NATO-s dhe Bosnjë-Hercegovinës. Gjatë qëndrimit në Sarajevë ai tha ...

  • Kosovë: Alex Whiting shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale

    14 Qershor, 2019

    drejtesiaEmërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex Whiting, ka punuar në Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi.

    Prokuroria Speciale në kuadër të Gjykatës Speciale për Krimete Luftës në Kosovë, bën të ditur se ka emëruar Alex Whiting, shef të hetimeve në Prokurorinë Speciale të ...

  • Gjykata e Lartë e Podgoricës dënon me burg një shtetas malazez për krime lufte në Kosovë

    6 Qershor, 2019

    Vlada ZmajevicVlada Zmajeviç u shpall fajtor për vrasjen e katër civilëve shqiptarë në fshatin Zhegër të Gjilanit në vitin 1999.

    Kryetari i Trupit Gjykues, Dragoje Jovoviç, në arsyetimin e aktgjykimit, theksoi se dëshmitë e paraqitura vërtetojnë se me këtë rast janë kryer krime të luftës, pasi, sipas tij për ato kanë dëshmuar dëshmitarët, por edhe vetë i akuzuari që ...

  • Wolfgang Petritsch: Zgjidhja për Kosovën pa SHBA dhe Rusinë

    31 Maj, 2019

    Wolfgang PetritschWolfgang Petritsch flet për mundësinë e zgjidhjes përfundimtare të statusit të Kosovës dhe raportet Kosovë-Serbis. Petritsch nuk përjashton mundësinë e ndryshimet e kufijëve – nëse palët janë dakord.

    Deutsche Welle: Zoti Petritsch, komisioneri i BE-së Johannes Hahn tha se për të zgjidhur problemet në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kërkohet një vendosmëri e madhe. Por statusi i ...

  • Kosovë, shtetasi rus i UNMIK-ut shpallet person i padëshiruar

    31 Maj, 2019

    Barikada mitroviceKryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha të premten se ka kërkuar nga ministria e Jashtme që shtetasi rus, Mikhail Krasnoshchenkov, punonjës i Misionit të Kombeve të Bashkuara të shpallet person i padëshiruar.Ai ishte ndaluar të martën gjatë operacionit të policisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe për arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje në ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"