LAJMET NGA KOSOVA

  • Zhbllokohen rrugët në veriun e Kosovës – rihapen vendkalimet kufitare me Serbinë

    2 Gusht, 2022

    zhbllokimiAutoritetet në Kosovë thanë se të gjitha të gjitha pengesat që ishin vendosur një ditë më parë nga grupe protestuesish serbë në veriun e vendit janë larguar dhe kësisoj janë hapur edhe vendkalimet kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak.

     

    Grupe qytetarësh serbë të mbështetur nga Beogradi u hodhën në protesta të dielën kundër vendimeve të qeverisë së Kosovës për ...

  • Nis heqja e barrikadave në Rudarë

    1 Gusht, 2022

    barrikadaBarrikada në fshatin Zupç, në afërsi të pikëkalimit kufitar në Bërnjak. 1 gusht 2022.

     

    Gazetarët e Radios Evropa e Lirë të cilët gjenden në Rudarë, kanë njoftuar se ka filluar tërheqja e automjeteve që ishin vendosur si barrikada në rrugët në veri të Kosovës.

    Fshati Rudarë gjendet rreth pesë kilometra nga Mitrovica. Nëpër të kalon magjistralja për në Jarinjë.

    rel

     

  • Qeveria e Kosovës pas kërkesës amerikane shtynë zbatimin e vendimit për reciprocitetin

    1 Gusht, 2022

    Qeveria e ksQeveria e Kosovës vendosi pak para mesnatës së të dielës që të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe.

     

    Vendimi u publikua pak kohë pas takimit të udhëheqësve të Kosovës me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier i cili kërkoi një shtyrje ...

  • KFOR-i i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet qëndrueshmëria

    1 Gusht, 2022

    kforForcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja thanë se do të ndërmarrin çdo masë të nevojshme për të ruajtur mjedisin e sigurt në Kosovë dhe janë të gatshme të ndërhyjnë nëse rrezikohet qëndrueshmëria.

     

    Forcat e KFOR-it i bënë këto komente në një komunikatë pas tensioneve në veriun e Kosovës ku grupe qytetarësh serbë bllokuan të dielën në mbrëmje rrugët që çojnë ...

  • Kosovë: Shtyhet për një muaj vendimi për reciprocitet me Serbinë

    1 Gusht, 2022

    BarikadaKërkesa që për një muaj të shtyhet vendimi i reciprocitetit me Serbinë u bë nga SHBA-së pas tensioneve në veri. Qeveria e Kosovës tha se kusht për shtyrje të vendimit është heqja e barrikadave serbe.

     

    Qeveria e Kosovës e shtyu për një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit me Serbinë për dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të ...

  • Qeveria: Jemi të përkushtuar që t’i përgjigjemi çdo situate të sigurisë

    1 Gusht, 2022

    AlbinInstitucionet e Kosovës janë të bashkuara dhe të përkushtuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, në bashkëpunim me partnerët strategjikë, u tha pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

     

    Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të mbajtur më 31 korrik, u diskutua për dy vendimet e Qeverisë lidhur me targat ...

  • Petkoviq: Po nisim formimin e Asociacionit

    1 Gusht, 2022

    PetkovicDrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha më 30 korrik se përfaqësuesit e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës do të fillojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

     

    Gjatë një konference për media në Serbi, ai tha se kjo do të jetë përgjigja nëse autoritetet e Kosovës nuk heqin dorë nga synimi ...

  • Hulumtim i REL-it: Milionat e Serbisë dhe Kosovës për persona dhe kompani nga lista e zezë e SHBA-së

    29 Korrik, 2022

    investimet serbeIndividë dhe kompani nga “lista e zezë” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat u sanksionuan nga Uashingtoni për shkak të dyshimeve për krim të organizuar ndërkombëtar, marrin miliona nga buxheti i shtetit serb, tregon një hulumtim i Radios Evropa e Lirë.
    Sanksionet e Departamentit të Financave të SHBA-së, të cilat u shqiptuan në dhjetor të vitit 2021 kundër ...

  • Kurti: Dialogu me Serbinë i rëndësishëm, por synimi duhet të jetë njohja reciproke

    29 Korrik, 2022

    KurtiKryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një fazë të re, duke qenë se sfidat në botë janë duke u shtuar.

     

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë një vizite në Uashington, zoti Kurti vlerësoi marrëveshjen prej mbi 236 milionë dollarë për energjinë dhe tha se dy vendet synojnë të thellojnë ...

  • Escobar: Pavarësia energjetike, e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor

    29 Korrik, 2022

    EscobarI dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar i tha Zërit të Amerikës pas nënshkrimit të marrëveshjes energjetike mes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Kosovës se marrëveshja është shenjë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të bashkuara.

     

    “Kosova është një partner jashtëzakonisht i mirë në rajon, është një vend kompentent në marrëdhënien tonë në rajon. ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"