LAJMET NGA KOSOVA

  • Kriza politike në Kosovë: Debate për rrugëzgjidhje në kohë pandemie

    30 Mars, 2020

    ThaciPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas rënies së qeverisë Kurti, preferon qeveri gjithpërfshirëse. Kryeministri në detyrë, kërkon të caktohet data e zgjedhjeve të reja, pas pandemisë.

    Në kohën kur edhe Kosova po përballet me pandeminë dhe numri i personave të infektuar me Covid-19 ka arritur në 94, skena politike vazhdon përplasjet se si duhet vepruar pas mosbesimit të qeverisë së Albin Kurtit. ...

  • Engel: SHBA duhet të këtë qasje të drejtpeshuar ndaj Kosovës dhe Serbisë

    28 Mars, 2020

    EngelLigjvënësi amerikan, Eliot L. Engel, kryesues i komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se ka diçka të gabuar në politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe kjo duhet të korrigjohet, duke bërë thirrje për një qasje të drejtpeshuar ndaj Kosovës dhe Serbisë.

    “Të thuash se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë marrëdhënie të ngrohta dhe ...

  • Serweri rreth qasjes së SHBA-së ndaj Kosovës: Më lehtë të thyhet rezistenca e mikut, sesa e kundërshtarit

    28 Mars, 2020

    Daniel-Serwer

    Serwer, në emisionin “Desku” të KTV-së ka thënë se fakt është që “Thaçi nuk mund ta japë Mitrovicën veriore e as Vuçiqi pjesën më të madhe të Preshevës, nuk e besoj se ka marrëveshje”.

    “Porse çfarë të fortët po bëjnë është që po insistojnë të nxjerrin diçka dhe t’ua fusin me zor të tjerëve, gjë që po bëhet me heqjen ...

  • Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i Grenellit kundër planeve për shkëmbim territorial

    27 Mars, 2020

    Albin KurtiËshtë për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial. ka shkruar Albin Kurti në facebook .

    Kurti gjithashtu thotë se asnjëherë nuk i ka thënë Grenellit se do ta largojë tarifën 100 për qind, pa reciprocitet.

    ja shkrimi i plotë:

    “Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy ...

  • SHBA: Nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi

    27 Mars, 2020

    SHBAShtetet e Bashkuara theksuan të ënjtën se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se bisedimet ndërmjet të dyja vendeve duhet të çojnë në njohje të ndërsjellë.

    Këto komente u bënë në një deklaratë të përbashkët të ambasadorit Richard Grenell i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për ...

  • Mediat gjermane: Lufta për pushtet në Kosovë ka edhe një dimension ndërkombëtar

    27 Mars, 2020

    shtypi gjermnaMediat gjermanishtfolëse i kushtojnë vëmendje krizës politike në Kosovë e rrëzimit të qeverisë pas mocionit të mosbesimit. Thuhet se që me krijimin e qeverisë shpërtheu një luftë e ashpër pushteti mes Thaçit e Kurtit.

    Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull me titull “Rrëzohet qeveria e Kosovës – SHBA marrin situatën në dorë” nënvizon se që të ...

  • KOMPLOT PARLAMENTAR

    26 Mars, 2020

    Hashim MustafaE rrëzuan Qeverinë e ndryshimit!

    E rrëzuan Qeverinë e shpresës!

    E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës pa i lejuar t’i kalojë as 90 ditët e para që çdo qeverie i lejohen në të gjitha demokracitë liberale e joliberale, përpos në “demokracitë” neofashiste.

    Nuk e rrëzuan votuesit. Jo.

    Nuk e rrëzuan ata që zgjedhin. Jo.

    Nuk e rrëzoi populli. Jo.

    E rrëzuan ata ...

  • BE: Udhëheqësit e Kosovës të veprojnë me përgjegjësi

    26 Mars, 2020

    BEBashkimi Evropian vlerësoi të enjten se Kosovës i duhet qëndrueshmëri dhe udhëheqësit politik duhet të veprojnë me përgjegjësi në situatën e krijuar pas rrëzimit të qeverisë së kryeministrit Albi Kurti.

    Zëdhënësja Ana Pisonero tha se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës e ka vënë atë në situatë të vështirë në kohën e krizës së pashembullt të shkaktuar nga koronavirusi.

    “Ajo ...

  • Pas rrëzimit të qeverisë Kurti – Qeveri gjithëpërfshirëse apo zgjedhje?

    26 Mars, 2020

    AlbinKomisioni i BE-së përmes zëdhënëses Ana Pisonero është shprehur, se rrëzimi i qeverisë Kurti, e ka vënë Kosovën në një situatë të vështirë politike në kohën e krizës së pandemisë.

    Kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti, në deklarimin e parë pas shkarkimit një ditë më parë (25.03) përmes mocionit në parlament tha, se ai do të vazhdojë punën si ...

  • Deimel: BE-SHBA me përfytyrime të ndryshme për mënyrën e marrëveshjes Kosovë-Serbi

    26 Mars, 2020

    DeimelEkspertja për Ballkanin, Johanna Deimel shikon në krizën e re politike në Kosovë gabime strategjike të Albin Kurtit, por, sipas saj edhe qëndrimi refuzues i presidentit Thaçi nuk ndihmoi në tejkalimin e hendeqeve.

    Deutsche Welle: Kosova ndodhet në krizë politike, sikur nuk mjafton kriza e Coronës, qeveria u rrëzua pas mocionit të mosbesimit. Pse dështoi kaq shpejt Albin Kurti?

    Johanna Deimel: Po ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"