LAJMET NGA KOSOVA

  • Steinbaum: ShBA të sanksionojë Serbinë për lidhjet ushtarake me Rusinë

    15 Mars, 2022

    SteinbaumLufta në Ukrainë ka nxitur unitetin e vendeve perëndimore. Njëkohësisht, kjo periudhë vuri në dukje lidhjet e forta të Serbisë me Rusinë. Beogradi është ndër vendet e pakta që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, për të ndëshkuar sulmin e saj ndaj Ukrainës fqinje. Eksperti amerikan për politikë të jashtme në Fondin gjerman Marshall dhe njohësi i çështjeve të ...

  • Baerbock: Nevojitet përparim i dialogut Kosovë-Serbi

    11 Mars, 2022

    Baerbock KurtiMinistrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock gjatë vizitës në Prishtinë, u shpreh se Kosova e ka bërë punën e saj përsa i përket liberalizimit të vizave. Tani duhet që Bashkimi Evropian ta bëjë punën e vet.

     

    Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha në Prishtinë se Bashkimi Evropian është duke i zgjatur dorën shteteve të rajonit në ...

  • Ministrja e Jashtme gjermane viziton Ballkanin Perëndimor

    9 Mars, 2022

    Annalena BaerbockAnnalena Baerbock do të ndalet edhe në Kosovë. Ajo aty do të takohet ndër të tjera edhe me presidenten Osmanin dhe kryeministrin Kurti

    Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, do të niset në mbrëmje (09.03) për një udhëtim në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi, bëri të ditur të mërkurën në konferencën e shtypit të qeverisë, Andrea Sasse, zëvendës-zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ...

  • ARRESTOHEN TRE TË DYSHUAR PËR VRASJEN E TREFISHTË NË GLLOGJAN

    12 Dhjetor, 2021

    prokuroria e ksPolicia e Kosovës ka arrestuar tre persona në rajonin e Deçanit lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një konference për media të thirrur nga Prokuroria e Shtetit.

    “Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin ...

  • Mohimi i masakrës së Reҫakut nga Aleksandar Vulin

    12 Dhjetor, 2021

    VulinBE, SHBA e Kosova kanë reaguar ashpër pas deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, i cili masakrën e vitit 1999 në Reçak të Kosovës, e cilësoi “gënjeshtër të madhe dhe fabrikim të jashtëzakonshëm”.

    Mohimi i masakrës së Reçakut nga zyrtarë të qeverisë së Serbisë ka nxitur reagime të ashpra  në Kosovë dhe tek autoritetet ndërkombëtare, të cilët janë ...

  • BE-ja dhe Kosova përplasen për Asociacionin

    12 Dhjetor, 2021

    KurtiI ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Borrell i kërkoi kryeministrit Kurti të zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kurti përgjigjet,se Asociacioni nuk ka kaluar testin e kushtetutës.

     

    Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe përplasi në Bruksel, kreun e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku hapur ...

  • Shqipëria dhe Kosova drejt hekurudhës Durrës-Prishtinë

    28 Nentor, 2021

    qeveria shqipPër qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, hekurudha e planifikuar Durrës-Prishtinë ka edhe rëndësi gjeo-politike, jo vetëm ekonomike.

    Shqipëria dhe Kosova do të lidhen edhe përmes linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, në bazë të marrveshjes së nënshkruar mes dy vendeve të premten, (26.11) në Elbasan, ku u zhvillua takimi i shtatë, i përvitshëm, mes qeverive të dy vendeve.

    Në këtë takim palët njoftuan ...

  • Escobar: “Ballkani i Hapur” nuk mund të ketë sukses pa të gjitha vendet e rajonit

    25 Nentor, 2021

    EscobarZv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, tha të mërkurën se nisma “Ballkani i Hapur”, nuk mund të ketë sukses, nëse pjesë e saj nuk janë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Ai i bëri këto komente gjatë një debati në parlamentin serb me temën “Ballkani i Hapur – Rruga drejt qëndrueshmërisë, bashkëpunimit dhe përparimit në rajon”.

    Nismës së hedhur nga ...

  • Vuçiq: Kërkesa e Serbisë, të shpeshtohen takimet me Kosovën

    24 Nentor, 2021

    vucicKërkesa zyrtare e Serbisë për Bashkimin Evropian është që të ketë sa më shumë takime në kuadër të dialogut me Kosovën, tha më 24 nëntor, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    Gjatë një konference për media, Vuçiq tha se këtë kërkesë e ka bërë edhe gjatë një takimi që zhvilloi më 23 nëntor në Beograd me të dërguarin e posaçëm të BE-së ...

  • Kosovë-Serbi: Mospajtimi për asosacionin e komunave me shumicë serbe dhe ngecja e dialogut

    23 Nentor, 2021

    sr ksPala serbe thotë se Prishtina duhet të themelojë asociacionin e komunave serbe, para se të flasë për marrëveshje finale.

    Prishtina thotë, se në dialogun Kosovë Serbi tashmë janë paraqitur edhe afatet kohore kur mund të ketë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse, por kjo është kundërshtuar nga pala serbe, e cila thotë se nga Prishtina zyrtare duhen zbatuar marrëveshjet e arritura ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"